LIVE UPDATES
Bota

OBSH: E përjashtuam para kohe teorinë se koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori

16 Korrik 2021, 06:15 Nga DOSJA
OBSH: E përjashtuam para kohe teorinë se koronavirusi mund të

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së COVID-19-s dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se garantimi i qasjes tek të dhënat e papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar origjinën e COVID-19-s. Rastet e para të infektimit tek njerëzit u identifikuan në qytetin kinez të Wuhanit.

Zoti Tedros u tha gazetarëve se agjencia e OKB-së me qendër në Gjenevë “po kërkon që Kina të jetë transparente e hapur dhe të bashkëpunojë veçanërisht mbi të dhënat e papërpunuara”, që siç ai tha “organizata i kërkoi që në ditët e para të pandemisë”.

Kreu i OBSH-së tha se kishte pasur një “nxitje të parakohshme” për të përjashtuar teorinë se virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator i qeverisë kineze në Wuhan, duke minuar raportin e vetë OBSH-së së muajit mars, i cili arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

“Unë kam qenë vetë teknik laboratori, kam punuar në laborator dhe aksidente laboratorike ndodhin” tha zoti Tedros. “Është e zakonshme“, shtoi ai.

Në muajt e fundit, teoria se pandemia mund të ketë nisur në një farë mënyre në laborator, e që ndoshta përfshinte edhe një virus të modifikuar, po merr mbështetje, veçanërisht pasi në muajin maj Presidenti Joe Biden urdhëroi zbulimin amerikan për shqyrtimin edhe të kësaj mundësie.

Kina është kundërpërgjigjur në mënyrë agresive, duke argumentuar se përpjekjet për të lidhur origjinën e COVID-19-s me rrjedhjen nga laboratori janë të motivuara politikisht dhe ka sugjeruar se shpërthimi i virusit mund të ketë nisur jashtë territorit te saj. Në takimin vjetor të ministrave të shëndetësisë të vendeve anëtare të OBSH-së në pranverë, Kina tha se kërkimet e ardhshme mbi origjinën e COVID-19-s, duhet të vazhdojnë në vende të tjera.

Shumica e shkencëtarëve dyshojnë se koronavirusi e ka origjinën tek lakuriqët e natës, por nuk dihet me saktësi se si ai kaloi tek njerëzit, nëse kjo ndodhi përmes një kafshe ndërmjetëse ose në ndonjë tjetër mënyrë. Zakonisht duhen dekada për ngushtuar numrin e burimeve natyrore të mundshme të një virusi që vjen nga kafshët, si në rastin e Ebolës apo SARS-it.

Zoti Tedros tha se “shqyrtimi i asaj që ndodhi, veçanërisht në laboratorët tanë, është i rëndësishëm” për të përcaktuar nëse pandemia kishte ndonjë lidhje me laboratorin.

“Ne kemi nevojë për informacion të drejtpërdrejtë mbi atë se si ishte gjendja e këtij laboratori para dhe në fillim të pandemisë“, tha shefi i OBSH-së, duke shtuar se bashkëpunimi i Kinës ishte jetësor. “Nëse marrim informacion të plotë, mund ta përjashtojmë lidhjen me laboratorin”, tha ai.

Gjatë gjithë pandemisë zoti Tedros e ka vlerësuar vazhdimisht Kinën për shpejtësinë dhe transparencën e saj, pavarësisht ankesave të zyrtarëve të lartë të OBSH-së mbi paqartësitë e ofruara nga homologët e tyre kinezë.

Vitin e kaluar, Associated Press zbuloi se OBSH-ja ishte zhgënjyer nga mungesa e detajeve nga ana e autoriteteve kineze gjatë fazave të hershme të përhapjes së koronavirusit dhe tregoi se Kina po merrte masa për ta mbyllur çështjen e origjinës së pandemisë.

Ekspertë të shumtë të shëndetit publik kanë bërë thirrje gjithashtu për një shqyrtim të pavarur të origjinës së COVID-19-s, duke argumentuar se OBSH-ja nuk ka pushtet politik për të kryer një analizë të tillë mjeko-ligjore dhe se agjencia e OKB ka dështuar pas më shumë se një viti të nxjerrë detaje vendimtare nga Kina.

Jamie Metzl, i cili ka udhëhequr një grup shkencëtarësh që bëjnë thirrje për një hetim më të gjerë të origjinës së pandemisë, i mirëpriti komentet e zoti Tedros, por tha se ishte “thellësisht për të ardhur keq dhe e rrezikshme” që nuk kishte plane aktuale për një hetim të udhëhequr nga ekspertë përtej kësaj agjencie të OKB, duke thënë se Kina ka bllokuar në mënyrë të përsëritur kërkesat për të gjitha të dhënat e duhura dhe mostrat përkatëse.

Profesori i Drejtës në Universitetin Georgetown Lawrence Gostin, një ekspert i ligjin të shëndetit publik, tha se justifikimi i pazakontë i zotit Tedros për bashkëpunimin kinez, nënvizon se sa e dobët është OBSH-ja.

“OBSH-ja nuk ka kompetenca apo peshë politik për të kërkuar qasje tek informacioni jetik për shëndetin global”, tha ai.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh tedros adhanom ghebreyesus obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll
Bota 15 Korrik 2021, 20:54

ANALIZA: A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet