Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve për deklarimin e burimit të pasurisë për 6 të dënuar në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Lista nis me emrat e Eldi dhe Klement Çala, dy vëllezërve të akuzuar si autorë të grabitjes në Rinas. Po ashtu, 48 orë kohë për të deklaruar burimin e pasurisë kanë edhe Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku. Të 6 personat e dënuar kanë tashmë në duart e tyre formularin e dërguar nga oficerët e OFL dhe duhet t’ju përgjigjen pyetjeve për pasurinë e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
OFL, 26 gusht
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për mos-dhënien e pagave. Ata kanë deklaruar kanë tre paga pa marrë dhe nuk kanë me ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se janë arrestuar personat me iniciale S. Sh, M.Sh, E.L, Xh.M, Z.Z. ...
BALLSH- Tensionohet situata në Ballsh. Naftëtarët kanë kapërcyer portat hyrëse të uzinës dhe janë futur në oborrin e saj. Tashmë protestuesit ndodhen para zyrav...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për vendosjen e fatit të pronave të Ylli Ndroqit, presidentit të “Yldon Media Group”. Nesër në orën 10:00, do të...
DURRËS– Biblioteka e Durrësit, ka mbyllur dyert pasi katër punonjës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se punonjësit kanë marrë sot rezultati...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale V.Sh, i cili tentoi të transportonte me mjetin e tij tip “Ford” 12 emigra...
LEZHË– Një 42-vjeçar i identifikuar si Emanuel Vokrri është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar një efektive të Policisë Rrugore. Ngjarja ka...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur një natë më parë në Shkodër, ku Enton Dushaj, 35 vjeç, plagosi me armë zjarri dy të rinjt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiun, të njohur si Nënë Tereza, ditën e sotme, më 26 gusht, ditë kur edhe vetë ajo erdhi në jetë...
LIBRAZHD– Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Librazhd është i infektuar me Covid-19. Mësohet se ky rast shënon të infektuarin e parë me koronavirus në Ko...