Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij
11 Tetor, 09:57
...
Aktualitet
Po transportonte 12 emigrantë të jashtëligjshëm/ 37-vjeçari nga Tirana braktis mjetin me klandestinë në Devoll, shkon në
26 Gusht 2020, 09:10Nga DOSJA
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale V.Sh, i cili tentoi të transportonte me mjetin e tij tip “Ford” 12 emigrantë. Uniformat blu bëjnë me dije se 3 ditë më parë, gjatë momentit që 37-vjeçari u pikas nga Policia në Devoll, la makinën në mes të rrugës dhe u largua. Më pas 37-vjeçari u paraqit në Komisariatin nr.3 në Tiranë dhe bëri kallëzim të rremë, pasi deklaroi se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që kishte marrë me qera.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Vihet në prangat e policisë një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit. Arrestimi i tij u bë nga strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Forcat e Policisë, kishin siguruar informacione sipas të cilave, shtetasi V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, transportonte kundrejt fitimit emigrantë të paligjshëm dhe më datë 23.08.2020, e kanë lokalizuar këtë të fundit në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Më pas shtetasi i mësipërm, është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Një 42-vjeçar i identifikuar si Emanuel Vokrri është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka dhunuar një efektive të Policisë Rrugore. Ngjarja ka...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga atentati i ndodhur një natë më parë në Shkodër, ku Enton Dushaj, 35 vjeç, plagosi me armë zjarri dy të rinjt...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiun, të njohur si Nënë Tereza, ditën e sotme, më 26 gusht, ditë kur edhe vetë ajo erdhi në jetë...
LIBRAZHD– Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Librazhd është i infektuar me Covid-19. Mësohet se ky rast shënon të infektuarin e parë me koronavirus në Ko...
TIRANË- Sot shënohet 110-vjetori i vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Ajo është një nga personalitetet më të njohura shqiptare në të gjithë botën dhe vazhd...
TIRANË- Zbardhet drafti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor. Ministria e Arsimit njofton se ka tre skenare për zhvillimin e mësimit, teksa mend...
TIRANË- Shkrimtari dhe studiuesi Agron Tufa ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të riformatohet dhe t’i japë fund mërive të vjetra. Sipas shkrimtarit ...
TIRANË– Humb betejën me COVID-19 epidemiologu Vilson Topulli. Lajmin e ka bërë të ditur Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundj...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Enton Dushaj, si autorin e plagosjes së dy të rinjve, Erison Gjeka dhe Ndue Mali. Unif...