E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka “postuar” sot tre formularë për tre persona, të cilët brenda 48 orëve duhet që të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.
Formulari sot i ka shkuar Aleksandër Llandajt, nga Vlora, i cili ka qënë i dënuar për vrasje. Krahas tij, OFL ka ndaluar edhe në Fier, duke u kërkuar llogari edhe dy vëllezërve, Vladmir dhe Shpëtim Çilotaj.
Ky i fundit është nën hetim për vrasje dhe për prostitucion, ndërsa Vladimiri gjithashtu po pret vendimin e Gjykatës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Kush është Aleksandër Llanaj?
Vlonjati është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë dhe është dënuar me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Gjithçka nisi nga një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeje. Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj dukë shënuar të ashtuquajturën “Masakra e Çoles”.
NJOFTIMI I PLOTË:
OFL, 9 qershor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
-A. Ll., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasje kundër dy ose më shumë personave”;
-V. Ç., banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;
-Sh. Ç., banues në Fier, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbledhur sot në një takim online të gjithë vartësit e tij. Në fjalën e tij para drejtuesve Vendore dh...
DUBAI– Vrasja e shqiptarit, Flamur Beqiri, para shtëpisë së tij natën e Krishtlindjes të 2019, tronditi opinionin publik në Londër, por edhe Shqipërinë. Ai u vr...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vdekja Ragip Hajdinit, i njohur ndryshe si “daja” i grabitjes së Rinasit. Dosja.al mëson se ditën e djeshme në ambientet e ...
Tiranë- Reparti i hematologjisë së QSUT është një vatër e re infeksioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një paciente dhe 6 personel shëndetësor kanë rezul...
Tiranë- Historiani Neritan Ceka ka reaguar sërish ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, i cili u shpreh se Bylis është një qytet grek. Ceka shprehet ...
TIRANË- Pas zbulimit të 36 rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur në një takim mjekët e spita...
Tiranë– Avokati i Ragip Hajdinit, Baftjar Rusi ka deklaruar se për vdekjen e klientit të tij do të bëjë një kallëzim penal për Drejtorinë e Burgjeve dhe burgun ...
Shqipëri- 36 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë të rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Silva B...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Ardian Çapjas në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetuesit kanë marrë filmimet e kamerave...
BALLSH-Naftëtarët e Ballshitdhe Fierit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Duke protestuar para prefekturës dhe uzinave në qytetet përkatëse, ata kërkojnë p...