LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bylisi qytet grek”/ Neritan Ceka “i kthehet” sërish Sgarbit: I gjori ti, ishe në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe

9 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
“Bylisi qytet grek”/ Neritan Ceka “i kthehet”

Tiranë- Historiani Neritan Ceka ka reaguar sërish ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, i cili u shpreh se Bylis është një qytet grek. Ceka shprehet se ky është një paragjykim që nuk përputhet me realitetin historik dhe atë të zbuluar nga gërmimet arkeologjike.

“Në se V. Sgarbi do të ishte atje thjesht si një turist europian, një nga të shumtët që vizitojnë çdo vit Bylisin, ky cilësim do të ishte brenda kulturës mesatare europiane, që konsideron si grek çdo qytet ku gjendet një teatër, apo qoftë një mbishkrim antik në gjuhën greke. Për atë lloj kulture bota e lashtë ndahej në grekë, apo romakë të kulturuar, përtej të cilëve ishin barbarët ilirë, trakë, keltë, apo edhe gjermanë. Një këndvështrim që studiuesit seriozë, dhe jo vetëm shqiptarë, e kanë konsideruar si paragjykim që nuk përputhet me realitetin historik dhe atë të zbuluar nga gërmimet arkeologjike. “, shkruan historiani.

Historiani më tej përmend një sërë autorësh që tregojnë se Bylsi është qytet ilir. Ai sqaron se edhe emri i qytetit të Ballshit vjen pikërisht nga emri i “Byllis”. Ai nuk heziton ra quajë Sgarbin të gjorë, i cili shoqërihet nga gjizëngrënësit dhe pijanecët.

“I gjori Sgarbi, në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe rakipirësve, mund të ketë mësuar së emri i qytetit fqinjë të Ballshit vjen pikërisht nga emri Byllis. Por nuk besoj ti kenë thënë se në dokumentet mesjetare Byllis/Ballsh përkthehrt në greqisht si Kefalenia, ndërsa në ato sllave si Glavinica, që do të thotë kokë, ballë, pra kryevend. Sigurisht ishte një fjalë që vinte nga ilirishtja dhe jo nga greqishtja.”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë i Neritan Cekës. 

SGARBI, SGËRBOT, ILIRËT BARBARË DHE EUROPIANËT E FISËM Nuk është e vështirë të kuptosh origjinën e cilësimit të Bylisit si qytet grek nga studiuesi i njohur italian i historisë së artit, Vittorio Sgarbi, i ftuar për të vizituar Shqipërinë nga Qeveria shqiptare. Kjo ftesë që vjen menjëherë pas prishjes së teatrit Kombëtar, një memorial i kulturës shqiptare, po aq sa vepër e vlerësuar e arkitekturës italiane, të krijon dyshimin se qoftë edhe heshtja e tij do të shërbente për të justifikuar atë krim kulturor. Që këtu vjen edhe kujdesi për ta rrethuar ekspertin e thellë të artit dhe polemistin e paepur me një koracë zgërbosh,mes të cilëve ai e ndjen vehten si profeti në shkretëtirë. I gjori Sgarbi, e çojnë në Bylis për të ngrënë kalastren me pilaf tek klubi i fshatit dhe ai zbulon papritur teatrin e vendosur magjishëm mbi hapësirën që shtrihet nga malet e Vetëtimave deri në Adriatik. Komenti i tij për sublimen që provon njeriu në atë përballje me përjetësinë është me të vërtetë një përsiatje filozofike, por që bie në prozaizëm kur e konsideron Bylisin grek, vetëm sepse kishte një teatër. Për më tepër kur e shënon edhe në twiter si “omonima citta greca”.  Në se V. Sgarbi do të ishte atje thjesht si një turist europian, një nga të shumtët që vizitojnë çdo vit Bylisin, ky cilësim do të ishte brenda kulturës mesatare europiane, që konsideron si grek çdo qytet ku gjendet një teatër, apo qoftë një mbishkrim antik në gjuhën greke. Për atë lloj kulture bota e lashtë ndahej në grekë, apo romakë të kulturuar, përtej të cilëve ishin barbarët ilirë, trakë, keltë, apo edhe gjermanë. Një këndvështrim që studiuesit seriozë, dhe jo vetëm shqiptarë, e kanë konsideruar si paragjykim që nuk përputhet me realitetin historik dhe atë të zbuluar nga gërmimet arkeologjike. Në të vërtetë V. Zgarbi me krahët e hapur në formë lutje, apo fluturimi filozofik, gjendej me këmbët e mbërthyera pas kryeqytetit të dikurshëm të bylinëve dhe përballë trevës së amantëve, që ngrihej në bregun e përtejmë të Vjosës. Një shqiptar me interesa pak me të gjera se topografia e lokaleve ku hahet kalastren me pilaf,  do ti kishte treguar mikut të shquar pikërisht në bregun përballë Selenicën, vendin per te cilin natyralisti romak Plini shkruante: “in finibus celebre Nymphaeum accolunt barbari Amantes et Buliones”. Natyrisht që Sgarbi e kupton latinishten, por çdo italian do ta përkthente: “Në kufi me Nymfeun e famshëm, banojnë barbarët amantë dhe bylinë”. Ky përkufizim gjeografik dhe etnik ka qenë shkruar rreth vitit 60 pas Krishtit, pra rreth 300 vjet pas ndërtimit të teatrit të Bylisit, gjë që dëshmon se bylinët dhe amantët kishin mbetur barbarë jo në kuptimin e kulturës, përderisa kishin një teatër, por në kuptimin etnik, domethënë cilësohen si jogrekë. Dikush që di më shumë se gjiza dhe rakia, të cilën i ofruan mikut në klubin e fshatit (por jo librin në italisht për Bylisin të shkruar nga armiku Neritan Ceka!), do ti kishte thënë Sgarbit se njëqind vjet para ndërtimit të teatrit një, autor grek, Skylaksi, shkruante se “Orikasit banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë që nga bylinët”. Pra ai dallonte qartë koloninë greke të Orikut nga vendësit ilirë. Sikur të kishte shkruar, duke ditur se një ditë do të vinte në atë vend Sgarbi, Skylaksi vazhdon më tej: “Pas ilirëve vijnë kaonët…Pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve…Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve…Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet helen…Prej këndej fillon Hellada pa ndërprerje”.

Për të hequr merakun në se fisi mund të ishte barbar, pra ilir, por qyteti mund të ishte helen, një autor tjetër grek, Stefan Bizantini, që ka bërë një inventar të fiseve dhe qyteteve antike, shkruante: “Byllis, qyteti Ilirisë pranë detit”. Por ai nuk përmend ndonjë qytet tjetër antik me të njejtin emër dhe nuk e marr dot me mend përse Sgarbi e cilëson Bylisin si “citta omonima”, pra “qytet me të njejtin emër”. Me cilin qytet? I gjori Sgarbi, në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe rakipirësve, mund të ketë mësuar së emri i qytetit fqinjë të Ballshit vjen pikërisht nga emri Byllis. Por nuk besoj ti kenë thënë se në dokumentet mesjetare Byllis/Ballsh përkthehrt në greqisht si Kefalenia, ndërsa në ato sllave si Glavinica, që do të thotë kokë, ballë, pra kryevend. Sigurisht ishte një fjalë që vinte nga ilirishtja dhe jo nga greqishtja.

Historia e europianit të fisëm që viziton vendin e pasardhësve të barbarëve bylinë dhe  amantë do të mbaronte këtu, në se rrogëmarrësit dhe tenderbërësit e Ministrisë së Kulturës, të magjepsur nga përsijatja filozofike e eruditit italian nuk do ta kishin shkarkuar atë në njerin nga sitet web të asaj ministrie. Natyrisht që nuk kam aspak ndërmend të godas kolonat qindravjeçare mbi të cilat ngrihet bagazhi i kulturës antike të Sgarbit, por nuk mund të mos revoltohem me serinë e zonjave që kanë okupuar prej vitesh Ministrinë e Kulturës me misionin e vetëm të shkatërrimit të kulturës kombëtare. Me këtë rast do t’i rekomandoja Sgarbit të shikojë me vemendje se kush e ka rrethuar gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe sa të ndryshëm janë ata nga shqiptarët që ka njohur dhe njeh çdo ditë në Itali. Më të pakulturuarit e tyre, që drejtojnë sot kulturën  shqiptare janë neofuturistët tanë, që në emër të së resë shkatërrojnë të vjetrën, teatrin kombëtar, banesat e Toptanasve në Tiranë, kishat me afreske të Myzeqesë, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës, Korçës e Pogradecit. Janë vëllezërit e vonuar të futuristëve italianë të periudhës së fashizmit, që propozonin të lyhej me gëlqere Kapela Sistina.

Çfar do të ishit ju sot zoti Sgarbi, sikur Musolini ti kishte dhënë atyre Ministrinë e Kulturës? Pa studimet tuaja mbi Rafaelin, Mikelanxhelon, Tiepolon, Karavaxhion…Zoti na ruajt, Amen !

Ditët e fundit Sgarbi ka vizituar të gjithë jugun e Shqipërisë, por ai nuk hezitoi ta quante  Bylisin, një qytet grek e jo shqiptar. Për këtë shkak, ka pasur një sërë reagimesh nga gazetarë dhe historianë shqiptarë, të cilët kanë kritikuar ashpër italianin. Por ai në një tjetër deklaratë tha se kur ka thënë qytet grek, i është referuar arkitekturës dhe jo territorit. Ndërkohë, dje Ceka u shpreh për këtë deklaratë Zoti të na shpëtojë nga injoranca.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neritan ceka vittorio sgarbi neritan ceka vittorio sgarbi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen