LIVE UPDATES
Aktualitet

Ogranizata AIS publikon LISTËN: Qeveria shqiptare po aplikon tendera sekret dhe po i shmanget transparencës

25 Prill 2020, 13:03 Nga DOSJA
Ogranizata AIS publikon LISTËN: Qeveria shqiptare po aplikon tendera sekret

TIRANË- Organizata AIS promotore e Open Data Albania vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë “Sekret”, kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Tituj te kontratave sekrete per COVID 19 i gjeni KËTU

Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 “Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësor të shtetit” dhe ndryshimeve të bëra me VKM nr. 242 datë 22.03.2020 “Për disa shtesa në Vendimin nr 203, Këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 si  kontraktime sekrete LINK.

Neni 6 i ligjit të Prokurimit Publik (ku është mbështetur KM për nxjerrjen e kësaj VKM) nuk autorizon nxjerrjen e një Akti Normativ të Veçantë për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit.

VKM nr. 203 nuk ka përcaktuar përkufizimin e gjendjes, rrethanave, apo rasteve kur kemi të bëjmë me “interesa thelbësorë të shtetit” por këto rrethana i ka lënë rast pas rasti në vlerësim të autoriteteve kontraktore; Pra e thënë shkurt, kushtet kur termi “interesa thelbësorë të shtetit” nuk ka gjetur një rregullim ligjor, ngelet një situatë abstrakte e pa përkufizuar dhe në vlerësimin subjektiv të çdo autoriteti duke rritur riskun për Arbitraritet.

Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituara krijojnë situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimin për operator eficent. Në këtë kohë krize, mundësitë për furnizime janë të limituara dhe të karakterizuara nga ndryshime dinamike.

Shumë po aplikojnë forma inovatore për të bërë gjurmim dhe evidentim në kohë sa më të shpejtë të furnitorëve Leader, të cilët garantojnë mallra në situatën së krijuar.

Këta furnitorë, qeveritë nuk mund t’i gjurmojnë duke komunikuar me një klient të vetëm pa lënë asnjë mundësi prezantimi dhe pjesëmarrje. Kjo përqasje cenon çdo parim të pjesëmarrjes dhe konkurrencës.

Qeveria ka bërë një ndërhyrje të papërligjur sa kohë që legjislacioni shqiptar (Ligji nr. 9643/2016) ka të rregulluar mjaft mirë procedurën e negocimit dhe procedurën e kufizuar, çka do të ofronin blerje të shpejta, eficente dhe të dobishme pa qenë nevoja për veprime sekrete. Këto dy procedura të parashikuara në Legjislacionin kombëtar e garantojnë mundësinë për furnizime në situata emergjencash dhe fatkeqësish, duke krijuar garanci të Proporcionalitetit.

Nga ana tjetër të gjithë elementët e kontratës si objekti i blerjes; çmimi; karakteristikat dhe specifikat e mallit apo shërbimit që blihet, duke qenë sekret nuk i nënshtrohen publikimit, transparencës, llogaridhënies me qëllim besimin dhe kontrollin publik.

Shkelet parimi i qeverisjes së hapur transparente. Qeveria Shqiptare po shmang parimin e qeverisjeve të hapura (Open Government). Kjo në një moment që legjislacionet e reformuar në sektorin e kontraktimeve në disa vende evropiane dhe jo vetëm, kanë të sanksionuar në ligj detyrimin që të gjitha kontratat e rasteve të emergjencave duhet të publikohen të plota në formatin e hapur (open data).

Kujtojmë që Shqipëria që prej vitit 2009 është pjesë e Partneritetit Për Qeverisje të Hapura OGP duke ndërmarrë angazhime të veçanta në kontekstin e sektorit të prokurimeve, angazhime të paplotësuara.

Klasifikimi sekret për shkak të interesave thelbësore të shtetit i këtyre kontratave (procedurave), bie ndesh edhe me vetë Aktin Normativ të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, akt ku nuk ka parashikim për kufizime të të drejtës kushtetuese për Informim (neni 23 Kushtetuta).

Organizata jonë konsideron këto veprime të Qeverisë si antikushtetues, jo ligjore, jo të përligjura  dhe në cenim të parimeve bazë të mirëqeverisjes që janë Llogaridhënia dhe Transparenca. Negocimi i drejtpërdrejtë (neni 33 i Ligjit për Prokurimet) dhe kërkesa sipas procedurës së kufizuar (neni  31 Ligji për Prokurimet) janë të mjaftueshme për të garantuar kontraktime dhe prokurime të shpejta, eficente, inteligjente dhe proporcionale me Interesat thelbësore të popullsisë së një shteti.

AIS i bashkohet rekomandimeve të Open Contracting Partnership për qeveritë, rekomandime për blerje në situatën e krijuar Covid-19, blerje të shpejta, të zgjuara dhe transparente (Open)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet organziata ais tenderat sekret organziata ais tenderat sekret

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Prill 2020, 12:45

TIRANË– Të gjithë të paraburgosurit që janë të infektuar me koronavirus tashmë janë kaluar në ambientet e regjimit të posaçëm “41 Bis“.Ky sistem i r...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje