“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Omicron s’fal! Infektohet me COVID-19 presidenti Erdogan, e sëmurë dhe bashkëshortja
6 Shkurt 2022, 06:57Nga DOSJA
TURQI– Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë me dije nga vetë presidenti më 5 shkurt me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, duke shtuar se infektimin nuk po e përjetonte me simptoma të rënda. Ndërkohë që e infektuar është edhe bashkëshortja e tij, Emine.
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë ende, po punojmë nga shtëpia. Presim lutjet tuaja,“- tha presidenti në një postim në Twitter
Erdogan, 67 vjeç, e dërgoi mesazhin pasi nuk shkoi personalisht në një aktivitet politik, por zgjodhi që të lidhej online për të ndjekur ceremoninë e hapjes së një tuneli. Gjatë gjithë kohës, ai nuk tregoi asnjë shenjë sëmundjeje që të linte të kuptohej për shëndetin e tij delikat, megjithatë duket se është në gjendje të mirë.
Vetë presidenti turk Erdogan u vaksinua më 14 janar të vitit 2021, duke u injektuar me vaksinën “SinoVac”.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MAROK– Vogëlushi Rayan Awram është nxjerrë pas pesë ditësh nga pusi ku kishte rënë në Tamrout, në veri të Marokut. Mediat kanë publikuar sot foto nga mome...
POLONI– Trupat e para amerikane shtesë mbërritën në Poloni ditën e sotme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata janë pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë...
MEKSIKË– Janë identifikuar dy nga dhjetë trupat e pajetë që u gjetën në një varr masiv të hapur pranë rrugës në San José de los Sauces në Meksikë, sh...
BJELLORUSI– Rusia ka dërguar bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, ndërkohë që kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Mediat ndërk...