Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MALI I ZI– Rrëzimi i qeverisë së Zdravko Krivokapiçit është pritur me reagime të ndryshme nga forcat politike në Mal të Zi. Partitë e opozitës vlerësojnë se me rrëzimin e qeverisë janë krijuar kushte të reja për integrimin evropian të vendit, ndërsa partitë proserbe, që deri tani ishin në pushtet, e cilësojnë si një veprim kundër vullnetit zgjedhor në Mal të Zi.
Parlamenti i Malit të Zi e miratoi rrëzimin e qeverisë me 43 vota pro mocionit të mosbesimit. 11 deputetë ishin kundër, ndërsa 27 të tjerë nuk votuan në parlamentin me 81 anëtarë.
Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviç, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re.
“Ky veprim u tregoi qytetarëve të Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviç.
Zoti Abazoviç, vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjidhet sa ma shpejt dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare”.
Të gjitha partitë opozitare përfshirë këtu edhe partitë e pakicave, Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç dhe anëtarët e shumicës së mëparshme qeverisëse, Lëvizja Qytetare URA dhe CIVIS, votuan për rrëzimin e qeverisë së zotit Krivokapiq.
Deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike e cila votoi për rrëzimin e qeverisë tha për “Zërin e Amerikës” se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi.
“Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keq prej që kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka.
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, partia e të cilit votoi kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, e cilësoi si absurde situatën e re të krijuar në Mal të Zi.
“Absurd historik është që një parti që ka më së paku deputetë dhe e cila ishte në pushtet ta rrëzoj qeverinë”, tha zoti Beçiç.
Ai shfaqi dyshimin se “në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit Gjukanoviç, e cila më se tri dekada ishte në pushtetin e Malit të Zi.”
Analistët politikë në Mal të Zi, ndërkaq vlerësojnë se u rrëzua një qeveri konservative dhe proserbe, e cila shkaktoi një ndasi të thellë në shoqërinë malazeze.” Analistët shprehin besimin se “qeveria e ardhshme mund ti sanojë problemet identitare në Mal të Zi.
Mocionet e mosbesimit dhe kërkesat për shkarkimin e përfaqësueseve të ekzekutivit janë rezultat i krizës disamujore qeveritare, si mes parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë.
Parlamenti të enjten e kaluar, më 3 shkurt, refuzoi të vendosë në rend dite votimin për shkarkimin e Zv/kryeministrit Dritan Abazoviç, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Krivokapiç. ndërkaq votëbesimi ndaj kreut të parlamentit Aleksa Beçiç është caktuar për të hënën me kërkesën e opozitës malazeze.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI– Greqia ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për një 20-vjeçar shqiptar që akuzohet se në bashkëpunim me 23-vjeçarin e vënë në pranga ...
MEKSIKË– Janë identifikuar dy nga dhjetë trupat e pajetë që u gjetën në një varr masiv të hapur pranë rrugës në San José de los Sauces në Meksikë, sh...
BJELLORUSI– Rusia ka dërguar bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, ndërkohë që kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Mediat ndërk...
MALI I ZI- Dritan Abazoviç ka reaguar pas rënies së qeverisë në Malin e Zi një ditë më parë. Në një postim në Tëitter, Abazoviç shkruan se Këshill...
KOSOVË- Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë është duke mbledhur informacione dhe fakte lidhur me pezullimin prej tri ditësh të policit Amir Hoxha, pasi ...
RUSI- Agjencia shtetërore për monitorimin e mediave në Rusi, Roskomnadzor ka kërcënuar se do të bllokojë shtatë ueb-faqe të Radios Evropa e Lirë, që u shërbejnë...
FRANCË- Anija e peshkimit në pronësi holandeze FV Margiris, anija e dytë më e madhe e peshkimit në botë, ka derdhur më shumë se 100,000 peshq të ngordhur n...
POLONI- Trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore, arritën më 5 shkurt në një bazë ushtarake në juglindje të Polonisë. Kë...
PERU- Një aeroplan i lehtë që transportonte vizitorë për një turne në linjat Nazca në shkretëtirën peruane është rrëzuar, duke vrarë të shtatë personat në bord....
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Japonisë nëse mund të devijojë një pjesë të gazit natyror të lëngshëm në Evropë nëse kriza e Ukrainës çon në një...