LIVE UPDATES
Bota

“Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh në Kinë dhe kë kanë vënë në shënjestë

8 Korrik 2020, 06:40 Nga DOSJA
“Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon prapaskenat: Ja

Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdorur taktika shtrënguese për të detyruar kritikët të kthehen në Kinë, tha të martën drejtori i FBI, Christopher Wray.

Fushata e quajtur “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”, nisi në vitin 2014 si pjesë e lëvizjes gjithëpërfshirëse të Presidentit Kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Qëllimi i supozuar i programit ishte arrestimi i mijëra zyrtarëve dhe biznesmenëve të korruptuar që kishin ikur jashtë vendit.

Por, drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha se në realitet, “Operacioni Gjuetia e Dhelprave” nuk është një fushatë anti-korrupsioni.

“Përkundrazi, Gjuetia e Dhelprave është një përpjekje gjithëpërfshirëse e Sekretarit të Përgjithshëm Xi për të vënë në shenjestër shtetasit kinezë që ai i sheh si kërcënim dhe që jetojnë jashtë Kinës, në të gjithë botën”, tha drejtori i FBI. “Bëhet fjalë për rivalët politikë, disidentët dhe kritikët që po përpiqen të hedhin dritë mbi shkeljet e gjëra të të drejtave të njeriut në Kinë.

Zoti Wray i bëri komentet në një fjalim në Institutin Hudson në Uashington, ku ai gjithashtu theksoi përdorimin nga Pekini të ndërmjetësve në fushatën e tij të “ndikimit keqdashës” në politikat e Shteteve të Bashkuara.

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndalur Kinën të kryejë operacione të fshehta të ndikimit në Shtetet e Bashkuara, tha zoti Wray.

“Puna kritike është kjo: Të gjitha këto presione që në dukje janë pa pasoja të shumëzohen dhe të krijojnë një mjedis politikëbërës në të cilin amerikanët e gjejnë veten në tytën e Partisë Komuniste Kineze“, tha Wray.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar mbi këtë.

Operacioni Gjuetia e Dhelprave drejtohet nga Ministria kineze e Sigurisë Publike. Që prej fillimit të tij, qindra “të arratisur” kinezë janë sjellë përsëri në Kinë për të dalë në gjyq, disa prej tyre në mënyrë vullnetare, dhe të tjerët pasi u arrestuan në vendet e huaja.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë traktat ekstradimi. Zoti Wray tha se ndërsa qeveria kineze mund të ndiqte individë të kërkuar përmes kanaleve zyrtare të zbatimit të ligjit, ajo në vend të kësaj përdor operativë të fshehtë për të kërcënuar dhe joshur viktimat për t’u kthyer në Kinë.

“Këta njerëz në thelb janë të angazhuar në forma mashtruese të zbatimit të ligjit, që nuk mbështeten dhe nuk bëhen në koordinim me forcat amerikane të zbatimit të ligjit këtu në Shtetet e Bashkuara“, tha zoti Wray.

Sipas llogarive të zotit Wray, ka qindra “viktima të (Operacionit) Gjuetia e Dhelprave” në Shtetet e Bashkuara, shumë prej tyre shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm të vendit.

Qeveria kineze dëshiron t’i detyrojë ata të kthehen në Kinë, dhe taktikat e Kinës për të realizuar këtë janë tronditëse”, tha ai.

Operativët kinezë përdorin lloje të ndryshme të taktikave kërcënuese kundër viktimave.

Në një rast, qeveria kineze dërgoi një “emisar” për të vizituar familjen e një individi në Shtetet e Bashkuara pasi ai nuk mund të gjendej për t’ia përcjellur një paralajmërim të rëndë, sipas shefit të FBI-së.

“Individi i shënjestruar kishte dy mundësi: të kthehej menjëherë në Kinë, ose të bënte vetëvrasje”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Disidentët që refuzojnë të kthehen në Kinë ndeshen me kërcënime të familjarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, tha zoti Wray.

Bërja e një kërcënimi është vepër kriminale në Shtetet e Bashkuara. Wray nuk tha nëse ndonjë operativ kinez është arrestuar për përfshirje në Operacionin Gjuetia e Dhelprave.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christopher wray fbi christopher wray fbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet