LIVE UPDATES
Politike

Opozita e re/ Qeveria shtrin dorën e dialogut: Na duhet ndihma juaj për ligjin, reflektoni

4 Mars 2019, 16:56 Nga DOSJA
Opozita e re/ Qeveria shtrin

TIRANË- Qeveria me anë të ministres së për Marrëdhënit për Parlamentin, Elisa Spiropalit, i ka bërë thirrjen e parë për bashkëpunim “opozitës së re”. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e qeverisë, kërkoi bashkëpunimin e deputetëve të rinj dhe kandidatëve të tjerë që pritet të pranojnë mandatin e deputetit, sa i përket votës së emigrantëve.

Spiropali kërkon bashkëpunimin me opozitën e kërkon për propozimin e minsitrit Majko, që lidhet me votën e emigrantëve.

Që prej muajit korrik të vitit të kaluar, ministri Pandeli Majko ka depozituar në Kuvend një dokument të detajuar me sugjerimet përkatëse për hapat që duhet të ndiqen për lejimin e votës së emigrantëve. Për fat të keq, bllokimi i Kuvendit nga opozita e ka bërë të pamundur debatimin e kësaj teme me rëndësi kombëtare, ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht të theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje, duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore. Bashkëpunimi i opozitës së re në Kuvend do të nevojitet edhe për kalimin e ndryshimeve në vetëqeverisjen vendore, një ligj që kërkon 3/5 për të bërë realitet krijimin e një zyre speciale, të dedikuar për diasporën në çdo njësi administrative“, u shpreh Spiropali.

DEKLARATA E PLOTË E SPIROPALIT

Samiti i Dytë i Diasporës, i cili përkoi me 575-vjetorin ogurmirë të Kuvendit të Lezhës, bashkoi në Tiranë mbi 1 200 personalitete të shquara të diasporës shqiptare, si dhe një numër ekspertësh me famë ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, arsimit, politikës, kulturës, etj. Përveçse një mundësi e shkëlqyer për t’u takuar dhe për t’u bërë bashkë rreth sfidave të përbashkëta, ky Samit prodhoi një numër rezultatesh konkrete, të cilat dëshirojmë t’i ndajmë me ju.

Së pari, një hap shumë i rëndësish​ëm përpara u hodh në kuadër të së drejtës së votës për emigrantët. Ky është një angazhim kyç i kësaj mazhorance, e cila është e para dhe e vetmja që është zotuar për të bërë realitet votën për bashkëkombësit tanë në botë. Gjatë Samitit, u parashikuan hapa konkretë për të realizuar votimin në distancë në Shqipëri dhe Maqedoni, çka do të bëjë të mundur përfshirjen aktive të diasporës në jetën tonë publike.

U nënvizua po ashtu domosdoshmëria e zbatimit konkret të së drejtës së votës në Kosovë, ku parashikimet ligjore e njohin këtë të drejtë, por për arsye të ndryshme ende nuk është e mundur të implementohet. Jemi të kënaqur, që pas disa viteve punë, Shqipëria është sot shumë më pranë realizimit të kësaj të drejte. Që prej muajit korrik të vitit të kaluar, ministri Majko ka depozituar në Kuvend një dokument të detajuar me sugjerimet përkatëse për hapat që duhet të ndiqen për lejimin e votës së emigrantëve.

Për fat të keq, bllokimi i Kuvendit nga opozita e ka bërë të pamundur debatimin e kësaj teme me rëndësi kombëtare, ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht të theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje, duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore. Bashkëpunimi i opozitës së re në Kuvend do të nevojitet edhe për kalimin e ndryshimeve në vetëqeverisjen vendore, një ligj që kërkon 3/5 për të bërë realitet krijimin e një zyre speciale, të dedikuar për diasporën në çdo njësi administrative.

Një tjetër hap i rëndësishëm është hedhur në drejtim të modelit të ri ekonomik, i cili parasheh për diasporën një rol të ri shumë më aktiv, duke zëvendësuar modelin e remitancave që financojnë në masë të madhe konsumin e familjeve të mbetura pas, e shumë pak më shumë të tjera për investime të qenësishme dhe të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Janë pothuajse 30 miliardë dollarë remitanca që Shqipëria ka përfituar në këto tre dekada, shumë më tepër se investimet e huaja gjatë kësaj kohe e nëse do të kishim pasur qysh herët një vizion për kanalizimin e kësaj shume në ekonomi, sot do të ishim në një situatë krejt tjetër, sa i përket mirëqenies dhe punësimit në vend.

Nën modelin tonë të ri ekonomik, të mbështetur tek prodhimi, turizmi dhe eksporti, diaspora do të ketë një rol kyç si një investitor i mirëfilltë që rikthehet në Shqipëri, jo vetëm prej të afërmve, por mbi të gjitha për shkak të mundësive reale për t’u begatuar dhe për të krijuar vende pune.

Me përfaqësues të biznesit shqiptar në Gjermani, u diskutua për nismën e fundit që biznesi shqiptar në rajon dhe qeveritë e Kosovës e Shqipërisë po ndërmarrin, atë të krijimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës. Ky është një model i provuar më parë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera kudo ku është aplikuar. Dhoma e Biznesit të Diasporës në Tiranë do të përfaqësojë të gjitha bizneset e diasporës shqiptare, kosovare e maqedonase kudo të ndodhen.

Një tjetër projekt madhor që është në rrugën e realizimit është themelimi i Bankës së Diasporës, që do të jetë një kanal i drejtpërdrejtë i thithjes dhe injektimit në ekonomi të kapitalit të diasporës. Në këtë kuadër, u dakordësuam gjithashtu dhe për mënyrat konkrete të kanalizimit të investimeve të diasporës në fushën e turizmit dhe atë të agroturizmit, një sektor ky i subvencionuar direkt nga shteti e me një potencial të jashtëzakonshëm pasurimi dhe zhvillimi.

Për herë të parë, kemi emëruar një Koordinator Shtetëror për Negocimin e Marrëveshjes së Pensioneve. Ky koordinator do të ketë obligimin e përditshëm për të shtyrë përpara bisedimet e nisura me të gjitha vendet, që nuk kanë nënshkruar ende me Shqipërinë marrëveshjen për njohjen e pensioneve.

Për herë të parë, kemi një Koordinator Shtetëror për kalendarin e përbashkët të aktiviteteve që promovojnë imazhin, bukuritë natyrore, vlerat historike, kulturën, gjuhën, apo traditat tona nëpër botë. Programi i aktiviteteve për këtë vit ka nisur në fillim të shkurtit në Milano, në një panair mbi kulinarinë dhe artizanatin, e do të vazhdojë përgjatë të gjithë vitit nga qendrat e rëndësishme europiane, deri në destinacione si Tel Avivi, Dubai, apo Tokio.

Një risi, po ashtu krijimi i rrjeteve të profesionistëve që kontribuojnë dhe funksionojnë në mënyrë konkrete, si rrjeti i avokatëve në Itali, nga i cili 15 avokatë erdhën në Samitin e II-të, rrjeti i mjekëve në Gjermani, i mësuesve të shqipes në Greqi, Itali, Zvicër, Angli, etj. Këto janë rrjete që funksionojnë plotësisht përgjatë të gjithë vitit.

Në mbrëmjen gala u lançua dhe projekti i ri prestigjioz i Muzeut të Diasporës. Në pritje të konkretizimit të këtij Muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës. Nën moton “shkruaj dhe ti emrin tënd” është krijuar një platformë konkrete, që do të nxisë filantropinë dhe donacionet.

Në fushën e arsimit dhe të kulturës, falë edhe erës së re të bashkëpunimit që kanë krijuar mbledhjet e përvitshme të qeverisë sonë me qeverinë e Kosovës, janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara, si kurrikulat e përbashkëta, krijimi i një database të përbashkët për mësuesit dhe nxënësit e shqipes në botë, apo zhvillimi i seminarit të përbashkët të mësuesve të diasporës. Pjesë e angazhimit tonë për të rritur vit pas viti buxhetin për arsimin është dhe rritja e buxhetit për të financuar pajisjen me libra dhe bazë materiale, si dhe rritjen e financimit për shkollat, apo qendrat kulturore shqiptare nëpër botë, në mënyrë që fëmijët shqiptarë të mos humbin kontaktin me gjuhën që është aq e rëndësishme për të ruajtur deri në fund identitetin.

Për herë të parë, nën drejtimin e kësaj qeverie, Shqipëria ka një Strategji Kombëtare për Diasporën, një strategji e bashkërenduar edhe me Kosovën që është pjesë e vizionit tonë për afrimin dhe bashkimin e shqiptarëve, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin kulturor, arsimor, politik e më gjerë. Megjithatë, në Samit u dakordësuam që deri në muajin korrik të sjellim përditësime të reja, për ta bërë këtë strategji sa më efikase dhe gjithëpërfshirëse, duke mbajtur parasysh edhe rekomandimet aq të vyera të diasporës sonë.

Në Shqipëri, përditë flasim për integrimin e vendit, por harrojmë që gati gjysma e bashkatdhetarëve tanë janë tanimë të integruar në vendet e Bashkimit Europian, apo vendet më të zhvilluara të botës, duke dëshmuar historitë e tyre të jashtëzakonshme të suksesit.

Qëllimi i këtij Samiti, si dhe të gjithë politikave tona disavjeçare për diasporën janë që gjithë këto energji të bëhen bashkë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ecë sa më shpejt dhe më i sigurt në rrugën e tij të zhvillimit, të integrimit dhe të emancipimit.

Në seancën që do të zhvillohet nesër në orën 10:00, pritet që 4 deputetët e rinj të opozitës të betohen në Kuvend. Po gjatë ditës së nerëme Partia Demokratike dhe opzita e bashkuar kanë lajmëruar se  do të zhvillojnë një protestë përpara Kuvendit.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites elisa spiropali ftese per bashkepunim ligjet me 3/5 tat qeveria shtrin doren opzites djegia e mandateve te opozites elisa spiropali ftese per bashkepunim ligjet me 3/5 tat qeveria shtrin doren opzites

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion