LIVE UPDATES
Politike

Opozita skeptike ndaj propozimit të Manjës për shtesë mandati të vetingut

17 Shtator 2021, 05:26 Nga DOSJA
Opozita skeptike ndaj propozimit të Manjës për shtesë

Në fjalën e mbajtur në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku po prezantohet programi i qeverisë së tretë me kryeministër Edi Rama, ministri i propozuar i drejtësisë Ulsi Manja tha se do të kërkojë votat e opozitës për të shtyrë mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.

“Ky është mandat kushtetues dhe kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Ne nuk i kemi votat e nevojshme për ta zgjatur mandatin e KPK dhe KP, por do të kërkojmë mirëkuptimin dhe konsensusin e opozitës”, tha Manja në përgjigje të një pyetje nga deputetët në sallë.

Por Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ishte skeptik për propozimin. Kaso tha se PD do mbante një qëndrim publik shpejt për çështjen, por shtoi se kërkonte më shumë informacion nga shumica mbi “domosdoshmërinë e shtyrjes së mandatit të KPK”, ndërsa shtoi se situata ishte e rregulluar në Kushtetutë dhe nuk kishte “asnjë ngërç”.

Mandati i 12 anëtarëve të KPK dhe dy Komisionerëve Publikë mbaron në qershor të vitit që vjen, ndërsa janë vetuar diçka më shumë se gjysma e magjistratëve që ishin në plan. Anëtarët e KPK e filluan punën e tyre në qershor 2017, por vendimi i parë u dha në mars 2018.

Trupat, si të Komisionit ashtu edhe ajo e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili ka një mandat më të gjatë, janë kritikuar në vijimësi nga monitoruesit e procesit për ngadalësinë e tij edhe pse në një pjesë të mirë të çështjeve hetimi administrativ është fokusuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Manja tha se vetingun kishte përfunduar për 431 subjekte, ndërsa 370 të tjerë ende prisnin radhën. Kushtetuta parashikon që me përfundimin e mandatit të KPK-së procesi i vetingut për pjesën e mbetur të magjistratëve merret në dorë nga organet e reja të krijuara po prej reformës. Këshilli i Lartë Gjyqësorë do të kryej sipas parashikimit vetingun për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët.

Por Maja pretendoi se shtesa e mandatit do të mundësonte përfundimin e procesit për të gjithë magjistratët me një standard.

“Për të garantuar vijueshmërinë e procesit dhe për të ruajtur standardet e arritura, Kushtetuese dhe ligjore tashmë të certifikuara edhe me vendimet e gjykatës së Strasburgut, ne jemi në komunikim edhe me bashkëautorët e reformës, SHBA dhe BE që ky proces të përfundohet nga organet e vetingut”, tha Manja.

Por Kaso nuk u duk i bindur me argumentet e dhëna nga ministri i propozuar i Drejtësisë. Kaso tha se parashikimet ligjore nuk lejonin që të krijohej ndonjë ngërç apo problem dhe se shumica duhej të shpjegonte më qartë domosdoshmërinë e shtyrjes së mandatit.

“Shumica duhet të shpjegojë domosdoshmërinë e shtyrjes së mandatit dhe pse nuk meritojnë besim organet e reja të drejtësisë KLGJ dhe KLP, të krijuara nga reforma. Këtë duhet ta sqarojë mazhoranca si suportere e madhe e reformës në drejtësi, të paktën me fjalë”, ironizoi Kaso, i cili po ashtu tha se PD do kishte shpejt një qëndrim zyrtarë mbi propozimin./BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion