LIVE UPDATES
Politike

‘Ortak në kompaninë e sigurimit në aeroport’, reagon avokati i PS-së: Do kërkoj dënimin e shpifësve

11 Prill 2019, 18:29 Nga DOSJA
‘Ortak në kompaninë e sigurimit në aeroport’, reagon

TIRANË- Avokati i Partisë Socialiste Eno Bushi, ka reaguar pas akuzave se ai ishte ortak në kompaninë e sigurimit në aeroportin “Nënë Tereza”. (Lexo këtu)

Pas deklaratave të Bashës, Bushi ka sqaruar se nuk ka qënë kurrë aksionet në kompaninë ICTS por ka qënë ortak në një kompani me emër tregtar të ngjashëm.

“Së pari, shoqëria që kryen shërbimin e sigurisë së brendshme në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, për llogari të koncesionarit “TIA” sh.p.k., është shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k., regjistruar si shoqëri tregtare në datën 31/03/2005 me NIPT K51613031O. Së dyti, në datën 13/03/2009 është regjistruar shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q. Në këtë shoqëri kam hyrë si ortak në vitin shkurt të vitit 2013 duke zotëruar 25% kuotave e duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie nga data 11/03/2013. Në dhjetor të vitit 2016 jam larguar nga pjesëmarrja si ortak në këtë shoqëri duke transferuar kuotat e zotëruara tek ortaku tjetër i kësaj shoqërie dhe njëkohësisht duke u larguar edhe nga pozicioni i administratorit të saj,”-shkruan avokati.

Më tej, Bushi paralajmëron edhe padi në Gjykatë lidhur me akuzat e ngritua ndaj tij. 

“Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje.”

REAGIMI I PLOTË: 

Duke konstatuar zhurmën mediatike të ndezur nga mbrëmja e datës 10 prill e përgjatë gjithë ditës së sotme, me shkrime e deklarata për shtyp ku paraqiten lidhje imagjinare mbi shoqërinë përgjegjëse për shërbimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për persona të lidhur me qeverinë e gjithfarë fantazish të tjera, vetëm e vetëm për të përdorur politikisht apo mediatikisht një ngjarje kriminale e për përfitime të qarta kredoje politike, dua të sqaroj me fakte e prova se e gjithë kjo zhurmë e përdorim të emrave e personave që kanë jetën e tyre private e punojnë ndershmërisht, bëhet vetëm për të krijuar idenë e rreme e për të ndikuar opinionin publik me synimin e qartë për të përfituar kredo politike.

Së pari, shoqëria që kryen shërbimin e sigurisë së brendshme në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, për llogari të koncesionarit “TIA” sh.p.k., është shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k., regjistruar si shoqëri tregtare në datën 31/03/2005 me NIPT K51613031O. Sic pasqyrohet qartë në të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për këtë shoqëri, objekti i veprimtarisë së saj është pikërisht kryerja e këtij shërbimi dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka qenë dhe është vetëm shoqëria e huaj e emërtuar “ICTS Europe”.

Në këtë shoqëri as kam qenë ndonjëherë ortak e as administrator i saj.

Së dyti, në datën 13/03/2009 është regjistruar shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q. Objekti dhe veprimtaria e kësaj shoqërie është ajo në fushën e shoqërive private të ruajtjes e sigurisë fizike duke qenë e licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas ligjit nr. 8770, datë 19.4.2001, “Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”, tashmë rregulluar nga Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Në këtë shoqëri kam hyrë si ortak në vitin shkurt të vitit 2013 duke zotëruar 25% kuotave e duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie nga data 11/03/2013.

Në dhjetor të vitit 2016 jam larguar nga pjesëmarrja si ortak në këtë shoqëri duke transferuar kuotat e zotëruara tek ortaku tjetër i kësaj shoqërie dhe njëkohësisht duke u larguar edhe nga pozicioni i administratorit të saj.

Theksoj se shoqëria “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q, jo vetëm që është një person juridik i ndryshëm tërësisht nga shoqëria “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive. Kjo për faktin se në bazë të ligjit për dhënien në koncesion të aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, si dhe kuadrit rregullator e normativ në fuqi për sigurinë aeroportuale, shërbimi i sigurisë së brendshme në këtë aeroport mund të kryhet vetëm nga një shoqëri e cila ka eksperiencë në këtë fushë dhe nuk mund të jetë shoqëri që kryen veprimtarinë sipas ligjit “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Nga ana tjetër, Ligji 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike” përcakton shprehimisht se shoqëritë e organizuara e që ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas këtij ligji nuk mund të kryejnë aktivitetin e shërbimit të sigurisë së brendshme në aeroporte.

Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike. Ky qëllim i qartë për të krijuar situata e marrëdhënie të paqena, mund të konstatohet qartë nga fakti se edhe pse në media shfaqin të dhënat nga QKB, këto të dhëna i shfaqin jo të plota por të shkëputuara dhe pa treguar ndryshimin dhe faktin se janë dy shoqëri të ndryshme. Akoma më shumë duke mos treguar se Eno Bushi nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Pra, edhe pse i dinë e i kanë këto fakte, i shtrembërojnë e i shfaqin qëllimisht të ndryshme. Për më tepër e njëjta situatë e përhapje e këtyre lajmeve të rreme ka ndodhur edhe në vitin 2016, por edhe pse u sqaruan në atë kohë faktet e sipërcituara dhe dihen nga media, si dhe nga po këta që sot shpifin, përsëri vijojnë të shpifin në mënyrë të qëllimshme.

Gjithashtu, spekullimi që bëhet në këtë kontekst me ushtrimin e profesionit të avokatit prej meje nga viti 2001 e në vijim, për faktin e pjesëmarrjes time si avokat në periudhat e zgjedhjeve të mëparshme në KQZ e në Kolegj Zgjedhor në krah të Partisë Socialiste, përdoret qëllimisht për të krijuar idenë e rreme të përfshirjes së politikës në situata e marrëdhënie të paqena, por që inskenohen në mënyrë të paturp.

Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje.

Avokati Bushi u akuzua nga ish-Kreu i i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi dhe nga kryedemokrati Lulzim Basha  se ai fshihet pas  kompanisë së sigurimit të aeroportit “Nënë Tereza” ku edhe ndodhi grabitja e 10 milion eurove dy ditë më parë. Sipas Prençit, aksioner i ICTS-së është një shqiptar dhe ka shoqëruar Giorgio Riformaton, pilotin italian që u arrestua në Maj të vitit 2014 kur u rrëzua avioni me drogë në Divjakë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eno bushi grabitja ne rinas icts icts albania lulzim basha shemsi premci eno bushi grabitja ne rinas icts icts albania lulzim basha shemsi premci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet