Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Paditë e reja për incineratorët/ Informacione për hetimet, Tabaku dërgon letër në SPAK
28 Mars 2022, 07:53Nga DOSJA
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dërguar letër në SPAK për informacione në lidhje me hetimet për inceneratorët. Tabaku kërkon informacion për 7 paditë ndaj Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashit. Sipas saj, kërkesa që i është dërguar SPAK është sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere.
POSTIMI I PD:
Pas një beteje mbi 3 muaj në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për të zbardhur të vërtetën e aferës korruptive 430 mln euro nga një grup i strukturuar kriminal kemi dërguar në SPAK 7 padi ndaj: Erion Veliaj, Emiriana Sako, Alqi Bllako, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Armando Subashi. Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq nuk u votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshihehin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve. Kërkesa që i kemi dërguar SPAK është as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i zotimit për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Do të vazhdojmë të këmbëngulim deri në daljen përpara drejtësisë për Aferën e Shekullit. Edhe në këtë kohë krize dhe inflacioni të lartë taksat e shqiptarëve paguajnë edhe më shtrenjtë inceneratorin e Tiranës.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI– Arsyeja e sherrit mes shqiptarit Ilir Leba dhe biznesmenit Tommaso Dini që përfundoi me vrasjen e këtij të fundit dyshohet se ka nisur për shitjen ...
FIER- Prej dy ditësh një 42-vjeçar rezulton i zhdukur në qytetin e Fierit. Ka qënë bashkëshortja e personit me inicialet J.P e cila ka denoncuar në polic...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Shqiptarja.com, syri.net dhe panorama kanë në faqe të parë zhvillimet nga l...
TIRANË– Java nis me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellime...
TIRANË– Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 646...
Nga Pëllumb SuloTIRANË– Janë javët e para të pranverës dhe fermerët janë në kulmin e punëve të tyre në bujqësi. Por, rritja me shpejtësi dhe e papara...