LIVE UPDATES
Aktualitet

PAMJE të trishta brenda spitalit “Covid 1″/ Të shtruarit në gjendje të rëndë, mes tyre dhe shumë të rinj, mjekët: S

5 Shkurt 2021, 20:35 Nga DOSJA
PAMJE të trishta brenda spitalit “Covid 1″/ Të shtruarit

TIRANË – Shqipëria ka hyrë në fazën kritike të pandemisë së Covid-19.

Çdo 24 orë raportohen mbi 1000 raste të reja me të infektuar nga coronavirusi. Ndërkohë, është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në shërbimin infektiv ku gazetarja jonë, Alma Demiraj ndodhen, po shkohet drejt kapacitetit të plotë. Aktualisht po trajtohen 100 pacientë me Covid.

Gazetarja: Sa vjeç jeni?

Pacientja 1: 58

Gazetarja : Sa ditë keni që keni ardhur këtu

Pacientja 1: Këtu sot kam ardhur, por simptomat kanë 10 ditë që më kanë filluar. Më filloi temperatura me pak, kujtova se ishte grip. Sot më filluan teshtimat, për tre dita kisha temperaturë 39 e gjysmë, kisha këputje kockash.

Gazetarja: Temperaturë të lartë keni pasur?

Pacienti 2: Vetëm një ditë kisha temperaturë 38, kam 11 ditë që kam bërë kurën në shtëpi.

Në shërbimin infektiv vijnë e shtrohen çdo natë 25 deri në 30 pacientë, por ajo që është karakteristikë ndryshe nga të gjitha muajt e pandemisë që kaluam është se po preken moshat e reja dhe po shfaq klinikë të rëndë tek ata.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju? Sa ditë keni në spital?

Pacienti 3: 45 vjeç dhe vij nga Elbasani dhe këtu në spital po bëj gati një javë. Një javë me temperaturë në shtëpi me shpresë së do kalonte, pastaj shkova me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por ata më rekomanduan sepse nuk mund të më përballonin.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju? Keni qenë rëndë kur keni ardhur ne spital?

Pacienti 4: 36 vjeç dhe vij nga Vlora. Po bëj që nga e hëna. Oksigjenin po bëj 5 ditë që e kam vënë.

Mjekët dhe infermierët që tanimë po bëjnë pothuajse një vit që trajtojnë pacientë me Covid thonë se është një situatë kritike ku po riskojnë shumë përveç atyre që kanë sëmundje të tjera dhe të moshuarve edhe moshat e reja pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë që nuk diskutohet për vende të lira në spital, pasi sikundër ka shtrime të reja mjekët pohojnë se ka edhe pacientë të shëruar që dalin e lirojnë shtretërit. Por, me këtë rritj të frikshme të shifrave, Komiteti i Ekspertëve duket se tanimë është para faktit për të marrë vendime të tjera shtrënguese,për të frenuar disi përhapjen e virusit deri sa të vijnë vaksinat e të mund të ndihet efekti i tyre.

Marre nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavrusi ne shqiperi koronavrusi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet