LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet killeri gjermano-grek që ekzekutoi ish-efektivin Fadil Mema në Itali, Artan Hoxha: Atentatin e organizoi Anastas Çol

5 Shkurt 2021, 19:33 Nga DOSJA
Zbulohet killeri gjermano-grek që ekzekutoi ish-efektivin Fadil Mema

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka siguruar dosjen hetimor të vrasjes së ish-efektivit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur më 14 Mars të vitit 2015 në Torino të Italisë. I ftuar në studion e ‘Abcnews’, Hoxha tha se organizatori i vrasjes së Fadil Memës në Itali ishte Anastas Çollaku.

Në vitin 2015 ishte hera e parë që Çollaku tentoi kundër Memës duke e arritur qëllimin e tij për t’i marrë jetën, pasi herën e parë, në vitin 2009 e la vetëm të plagosur. Por, Çollaku nuk veproi vetëm. Sipas Hoxhës, ai e organizoi vrasjen së bashku me një gjermano-grek, Dimitri Pavlidis, i cili ka patur edhe rolin e ekzekutorit dhe la të vdekur Memën. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër, Sajmir Serjani dogji makinën. Pas vrasjes Collaku dhe gjermano-greku, Dimitri Pavlidis u zhdukën në Gjermani.

Anastas Collaku ka qenë gjithmonë ndërmjetës i grupit kriminal, pra familjes në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre. Anastas Collaku ka organizuar dhe ka marrë pjesë në vitin 2009 në Torino në atentatin ku mbeti i plagosur ish-efektivi i policisë Fadil Mema.

Në këtë rast Anastasi atentator mori kushëririn e tij Xhonin. Në 2015 Collaku organizon vrasjen e Fadil Memës në Torino, ku mori pjesë si atentator një gjermano-grek, Dimitri Pavlidis me bashkëpunëtor Anastas Collaku dhe Sajmir Serjanin, i cili ka ndihmuar në informacione dhe ka djegur makinën e përdorur në vrasje në zonën e Astit në Itali.

Më pas Dimitris Pavlidis dhe Anastas Collaku ikën në Gjermani,”– thuhet në dosjen hetimore të publikuar nga Artan Hoxha. Por, ende nuk dihet urdhëruesi dhe prokuroria vijon hetimet për të zbuluar se për llogari të kujt e ekzekutoi Collaku, ish-efektivin e policisë në Elbasan, Fadil Mema.

Fadil Mema 54 vjeç, u vra me gjashtë plumba më 14 Mars të vitit 2015 në Torino. Viktima kishte shërbyer për shumë vite si oficer policie në Elbasan dhe prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash në Itali.

Etja për të eliminuar fizikisht Fadil Memën, ka ardhur pasi në Elbasan është vrarë Sokol Çapja në dhjetor të 2005.  Ky nisi edhe saga e vrasjeve të njëpasnjëshme.

Sokoli dhe Dritan Sheme, një killer me pagesë dhe mik nga ana e gruas me Fadilin, urdhërohet nga Çapja të vrasi Rezart Çelën në Elbasan. Kontrata e vdekjes ishte dakordësuar mes Shemes dhe Sokol Çapjas për 30 mijë euro. Plani u krye,  Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro.  Këtu pati një përplasje. Mes killerit me pagesë Sheme dhe Sokol Çapja, hapet një konflikt i ri, ku pati disa tentative vrasje nga të dyja palët pas sherrit për lekët.

Në këtë konflikt hyri spontanisht Fadil Mema, ish-efektiv i policisë rrugore Elbasan, i cili pasi ditë kishte shkuar tek lokali i Çapjave “Univers”, për të festuar 50-vjetorin e ditëlindjes. Këtu Mema u përplas me Çapajn, pasi ky i fundit i kërkoi që Dritan Sheme që ishte përfshirë në listën e të ftuarve të tij , nuk duhet të ishte në atë lokal. Pas kësaj ngjarje tre persona vranë Sokol Çepjan më 2005 në një lokal të qytetit. Fisi Çapja u acarrua shumë dhe kërkonin hakmarrje. Në atë periudhë policia shpalli në kërkim Dritan Shemen, ndërkohë arrestoi dy bashkëpuntorët e tij Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin.

Ndërkohë mllefi i fisit Çapja ishte shtuar dhe kërkonin shpagim tek Fadil Mema, njeriut të cilit më vonë pas goditjes me 11 plumba i kanë kërkuar falje.  Por edhe pse u largua nga Shqipëria për në Itali, Fadil Mema nuk mundi të shëtonte, ai u ekzekutua. Për këtë vrasje qëndroi pas hekurave Florenc Çapja dhe vetëm në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata pushoi akuzat ndaj tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fadil mema artan hoxha fadil mema

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit