LIVE UPDATES
Politike

Pandemia e koronavirusit, ish-ministri Bushati: Qeveria ka reaguar mirë, por nuk duhen masa represive kundër qytetarëve

13 Prill 2020, 13:40 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit, ish-ministri Bushati: Qeveria ka reaguar mirë,

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli në Dita Jonë për Bashkimin Evropian dhe vështirësitë që ai po has nga pandemia e koronavirusit dhe si po e përballon atë. Po ashtu, ai foli edhe për situatën në Shqipëri. Bushati u shpreh se Shqipëria ka përballuar shumë misrë situatën e COVID-19, duke reaguar në kohë e duke marrë masa për parandalimin e një tragjedie të madhe.

Por shtoi se do preferonë që të qeveria të kishte një qasje edhe në lidhje me liritë e qytetarëve, pasi sipas tij jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. “Unë do të kisha preferuar që ne të kishim një qasje për sa i përket konceptit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, sepse jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. Njerëzit, mendoj që në Shqipëri, sidomos në zonën urbane demonstruan një vetëdijësim të vlerësueshëm”, shtoi ai.

INTERVISTA E PLOTË

Zoti Bushati, ka shumë për të folur sepse po e shikojmë që Bashkimi Evropian dhe jo vetëm Bashkimi Evropian po përballet natyrisht, pork a shumë sfida të mëdha përpara, qoftë shëndetësore, ekonomike, por edhe politike, duke pasur parasysh edhe Papa Françeskun, po citojmë atë që tha dje: Bashkimi Europian e gjen veten para një sfide epokale nga e cila varet jo vetëm e ardhmja e saj, por e gjithë botës. Për çfarë sfidash mendoni se flet Papa Françesku?

Në fakt ne kemi një ambient të ri politik dhe për pasojë vëmendja më e madhe e opinionit publik është e përqendruar tek Bashkimi Europian. Nga ana tjetër Bashkimi Europian nuk duhet stigmatizuar, ai duhet ç`mitizuar, sidomos kur e shohim me vështrim nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Në rast se i referohemi fakteve do kuptojmë që politikat e shëndetit dhe politikat përgjithësisht për shëndetësinë nuk janë kompetenca të Bashkimit Europian, janë kompetenca ekskluzive të vendeve anëtare. Pra gjithë procesi që kemi vënë re deri tani me hospitalizimin, me parandalimin, apo me frenimin e pandemisë është një proces i cili varet kryekëput nga vendet anëtare.

Nga ana tjetër, procesi që ka lidhje me tregtimin e pajisjeve mjekësore apo ato mosmarrëveshje që u vunë re fillimisht brenda vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por jo vetëm, është një process i cili është më tepër në fushën e veprimit të vendeve anëtare dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian vendosi ta normojë sa më shpejt atë duke i dhënë përparësi së pari vetes. Pra secili shtet për veten e tij, vendet anëtare me njëra-tjetrën dhe më pas vendet fqinje, ku përfshihen edhe vendet që kanë një perspektivë anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Papa Françesku natyrisht ka bërë një apel të ndjerë edhe për vetë pritshmëritë që ka për Bashkimin Europian për sa kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Trump, që në fillim të mandatit të tij ka folur qartë për konceptin disi ndryshe në raport me administratat e tjera amerikane, pra Amerika e para, disi kundërshtues ndaj multiliteralizmit apo ndaj konceptit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kjo është arsyeja që ka një vëmendje më të ripërtërirë më të shtuar drejt BE-së për të mos u ballafaquar me situatën e 2008-ës, ku siç dihet BE-ja tregoi një lloj ngathtësie. Nga ana tjetër, kjo krizë që po përjetojmë, jemi vetëm në fillimet e saj dhe ende nuk ka një diagnozë të kompletuar për sa i përket kësaj situate.

Shumë njerëz janë duke ngritur pikëpytje, Papa kërkon solidaritet nga BE, po ka nga ata që kanë ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e BE-së si e till në të ardhmen nëse nuk shmang lartësinë që kërkon ky moment. Ndërkohë kryeministri Conte e ka përmendur këtë për BBC, ka kërkuar solidaritet. E dimë që është një çështje ekonomike, Italia kërkon që kjo barrë të ndahet midis anëtarëve të Bashkimit Europian. Holanda, vende të tjera nuk duan që kjo të jetë ekzaktësisht kështu, si ia bën, çfarë mekanizmi gjen Evropa e Bashkuar, për ta ruajtur këtë unitet, pot hemi edhe ekonomikisht. Që të mos bjerë gjithë barra tek Spanja dhe Italia, por të shpërndahet në mënyrë më solidare midis Evropës?

Ka një aspekt pozitiv në raport me 2008-ën edhe për shkak të faktit që kjo është një krizë më dimensionale se ajo e 2008-ës. Kriza e 2008-ës ishte me karakter financiar dhe u shoqërua me mungesë likuiditeti, ndërsa kriza që ne po përjetojmë duket që është një krizë më e gjerë që ka thyer parimet kryesore të tregut, të gjitha teoritë të cilat janë aplikuar deri në këto momente. Më lejoni të sjell këtu me ju një fakt shumë interesant, ish-kryeministri i Italisë, një nga mendjet e ndritura të Europës Romano Prodi, teksa kritikonte me lezet hollandezët tha: Ku do t`i shesin tulipanët e tyre në këtë lloj situate? Pra nuk është thjesht një krizë likuiditeti. Janë kthyer të gjithë elementët që kanë lidhje me kërkesën dhe me ofertën në treg. Kjo është arsyeja përse kësaj radhe nuk u deshën 40 mbledhje nga ministrat e eurozonës, si në rastin e Greqisë në 2008-ën për të marrë një vendim paraprak.  Pra, u vendos një fond të dispozicion të krizës, u pezullua shengeni edhe për vetë vendet anëtare të zonës së Shengenit ku lëvizjet janë të kufizuara, u përcaktuan disa rregulla në nivel europian përsa i përket tregtimit të pajisjeve mjekësore. Qeveria gjermane shkoi një hap më tej duke stimuluar biznesin vendas për prodhimin e këtyre pajisjeve mjekësore, për të mos u varur nga aktorë të tretë siç është rasti i Kinës, të cilën e kemi parë shumë aktive në propagandë apo promovimin e donacioneve apo mundësive ekonomike që mund të ofrojë për vendet europiane, por jo vetëm, në këtë situatë dhe nga ana tjetër thirrjet qoftë të kryeministrit Italian, por edhe të personaliteteve të tjerë të europës për të mos krijuar një dramë si ajo e 2008-ës janë të drejta. Më kujtohet këtu edhe deklarimi i para dyditshëm i presidentit gjerman Steinmeier i cili tha që nuk mund të ketë një Europë pa elementin e soliaritetit, pavarësisht se solidariteti duket një ide e mjegullt në këto ditë të vështira që jetojmë.

Duke nisur pikërisht nga ky arsyetim që ju bëni Zoti Bushati, atëherë në në ardhmen si e parashikoni Bashkimin Europian duke pasur parasysh kërcënimet në njëfarë mënyrë të justifikuara të kryeministrit Italian që nëse Italia bie do marrë edhe të tjerë me vete, sipas efektit domino, si e shikoni Bashkimin Europian mbas gjithë kësaj pandemie?

Bashkimi Europian ka reaguar më shpejt se situata në 2008-ën. E thashë edhe njëherë që nuk mund të pretendojmë mrekullira nga Bashkimi Europian, sepse në fund të ditës nuk është një strukturë unitare siç mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina apo vende të veçanta brenda BE, pavarësisht se janë më të vogla se sa Kina apo SHBA. Vetë Jean Monnet, një prej themeluesve, kokave, etërve, themeluesve të Bashkimit Evropian thoshte që BE do rritet nga kriza në krizë, pra nxjerr mësime dhe bën hapa milimetrikë. Nuk duhet të presim mrekulli në këtë drejtim. Mendoj që brenda mundësive që ka duke ruajtur interesin e vendeve edhe në këtë situatë, BE nuk ka reaguar ndoshta me shpejtësinë që ne do të donimk, por në raport me 2008-ën ka bërë disa hapa përpara. Edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, me marrëveshjet që firmosi brenda katër javëve, brenda situatës së një krize të madhe që përjetoi kontinenti në një kuptim më të gjerë, besoj se në raport me 2008-ën jemi në një hap përpara. Riktheksoj, vëmendja ndaj BE-së është shtuar edhe për shkak të qëndrimit të administratës së Presidentit Trump, por edhe për mosmarrëveshjet që u vunë re qoftë në suazin e OBSH apo edhe në raport me Kinën e cila është një aktore e rëndësishme në skakierën ndërkombëtare. Kam frikë gjithsesi që pas kësaj krize hendeqet brenda BE do të vijojnë të jetë aty, hendeqet në kuptimin ekonomik dhe financiar mes Veriut të Europës dhe Jugut të Europës. Pavarësisht se kur flasim për Italinë duhet të kujtojmë që është goditur zemra e industrisë, jo thjesht italiane, por edhe evropiane siç është Lombardia dhe Veneto dhe ndoshta mund të kemi dallime më të thelluara mes lindjes dhe perëndimit, brenda BE-së nga mënyra se si po admistrohet kjo situatë. Kujtojmë këtu masat ekstreme të marrë nga Hungaria apo nga ndonjë vend tjetër i Bashkimit Europian në Lindje ku mund të vijojnë të përvijojnë linja të ndryshme për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe kësaj i frikësohem edhe në raport me procesin e anëtarësimit apo me metodologjinë  e procesit të zgjerimit që do përdoret ndaj vendeve tona. E rëndësishme është përsa i përket Italisë si një nga vendet kryesore të Bashkimit Europian, përveç se anëtar i G-7-ës, është vena ku qarkullon gjaku i BE-së, e rëndësishme është që elementi euroskeptik apo antieuropian të mos rritet sepse siç kemi vënë re, dhe në të gjithë ndjekim mediat italiane, ka pasur kritika të drejta, por shpesh edhe propagandë anti-BE, duke stimuluar edhe mbështetjen që mund të vinte nga aktorë të tjerë në shproporcion në raport me ato që erdhi nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Le të flasim pak për situatën brenda vendit tonë dhe mënyrës sesi Shqipëria e ka menaxhuar këtë krizë. Ju e përmendët pak më parë fjalimin e Presidentit gjerman Steinmeier edhe unë doja të citoja një fragment të vogël nëse më lejon: Gjëja e madhe që kemi arritur këto ditë është jo për shkak se na ka detyruar një dorë e fortë, por për shkak se ne kemi një demokraci të fortë, me qytetarë të përgjegjshëm, një demokraci ku e besojmë njëri-tjetrin, i besojmë faktet dhe argumentat dhe kur jemi të mençur për të bërë gjënë e duhur, një demokraci ku çdo jetë ka rëndësi e ku gjithkush bën një ndryshim: qoftë një infermiere, qoftë kancelarja, qoftë një komitet shkencor, qoftë njëri nga shtyllat e padukshme të shoqërisë që punon në supermarket, apo që qëndron pas timonit të një autobusi apo kamioni, që punon në një furrë buke apo që mbledh plehrat, këtë e bëjmë të gjithë bashkë, thotë presidenti gjerman. Ndërkohë në Shqipëri flitet shumë për një luftë, doja që të bënim një krahasim, si e shikon ti situatën në Shqipëri?

E para, shock-u fillestar në Shqipëri mendoj se u menaxhua shpejt dhe mirë, sepse jemi një shoqëri me institucione mjaft të brishta. Mendoj që kjo situatë do ketë dy kompontetë, shock-u fillestar dhe raporti ndërmjet jetës, shëndetit publik dhe ekonomisë dhe së dyti perspektiva që do krijohet dhe impakti që do të ketë kjo krizë, kjo pandemi jo thjesht në kuptimin ekonomik dhe social, psikologjik po e po, por raportin e ri që do krijohet të vetë qenies njerëzore me jetën, por edhe për demokracinë në përgjithësi. Unë do të kisha preferuar që ne të kishim një qasje për sa i përket konceptit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, sepse jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. Njerëzit, mendoj që në Shqipëri, sidomos në zonën urbane demonstruan një vetëdijësim të vlerësueshëm. Nuk kemi parë deri tani në Shqipëri asnjë rast të ekzagjeruar të njerëzve duke u zënë në supermarkete apo duke u zënë për letra higjienike, siç e pamë në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Dhe siç u kujtuam për Luljeta Bozon apo inxhinierë të nderuar pasi tërmeti na goditi, mendoj që ne duhet të nxjerrim mësime edhe për sa i përket asaj çka do të ndodhë me Shqipërinë pas 6 muajve, 6 vjetësh e kështu me radhë. Pra, në radhë të parë duhet të investojmë për mendimin kritik, duhet t`i lëmë ekspertët të flasin më shumë se në politikanët, duhet të kishim dhe duhet të kemi një qasje bipartizane, sepse ju iu referuat presidentit gjerman, por më lejoni t`ju them që presidenti gjerman vetëm një herë në vit bën një shfaqje televizive, pra vetëm natën e Krishtlindjeve, ndërkohë që për shkak të situatës së krijuar është detyruar t`i shmanget këtij rregulli. Kemi nevojë për më shumë kërkues. Ju vetë Blendi keni bërë një shënim në facebook që që mua më ka pëlqyer shumë përsa i përket rrjetit të shqiptarëve në diasporë. Media ka zbuluar gjithë këtë periudhë një aset të paçmueshëm, të paeskploruar të shqiptarëve nëpër botë, të cilët janë integruar në institucione shkencore dhe që kanë të bëjnë me shëndetin publik dhe politikat shëndetësore. Nuk ka qeveri dhe parti politike, nuk ka institucion që mund të bëjë punën e medias në këtë drejtim, por është e rëndësishme që ata të mos harrohen, që ne të krijojmë mekanizmat si politikë që mendimi i tyre i kualifikuar të influencojë zhvillimet e pritshme në Shqipëri. Duhet të investojmë shumë përsa i përket mendimit shkencor, shifrat e Shqipërisë janë dramatikisht më të ulëta edhe se vendet e tjera të rajonit, u përballëm me këtë situatë për të kuptuar që kemi numrin më të vogël të mjekëve për popullsi në rajon dhe kemi një hemoragji që të gjithë e kemi konstatuar por kemi dështuar të gjithë se bashku për të paraqitur alternative afatmesme dhe afatgjata se si mund të frenohet kjo hemoragji përsa i përket stafit shëndetësor.

Po kështu në kuptimin ekonomik dhe social të fjalës, besoj se duhet të kemi një qasje tjetër, sepse kuptuam që modeli neoliberal për vende me ekonomi tregu të konsoliduar nuk është një recetë që të shpie gjithnjë përpara. Në fillim të viteve ’90 thoshim “ne qeverisim, bota na ndihmon”, folëm për çekun e bardhë, për terapinë shock, por sot po kuptojmë që as ajo lloj mënyre nuk prodhoi rezultatet që ne do të dëshironim dhe sot po kuptojmë që kemi nevojë për rolin e shtetit, kemi nevojë për një respekt më të madh për investimin e përbashkët, kemi nevojë për publiken, edhe kemi nevojë për rregullimin e publikes edhe në ekonomi.

Për ta përmbyllur të gjithë këtë, si mendoni se e ka menaxhuar qeveria shqiptare gjithë këtë situatë?

Besoj se faza e parë e kësaj situate, nuk jam ekspert, por si qytetar dhe politikan mund të them që është menaxhuar mirë, sepse kemi evituar katastrofa apo situata që edhe sistemi shëndetësor në vende të zhvilluara siç është veriu i Italisë të paktën, u pa që kërkojnë sforco të mëdha. Mendoj që sfida para nesh është ende aty dhe shoqëritë maten jo vetëm me mënyrën se si u përgjigjen krizave, por edhe me reflektimin dhe korrektimin e politikave. Bie fjala, me situatën e tërmetit ne patëm një reagim të shpejtë ndaj situatës emergjente me të cilën u përballëm, por ne nuk kemi sot një koncept të ri përsa i përket administrimit të territorit, përsa i përket mënyrës si ndërtohet në territor, mënyrën si shfrytëzohet territori. Nuk kemi një kod jo thjesht të shkruar, por një kod që nuk mund të thyhet për shkak të rotacioneve në pushtetin qëndror dhe vendor. Shpresoj shumë dhe do dëshiroja shumë që meqënëse nuk gjejmë gjuhën e përbashkët për Europën, meqënëse nuk gjejmë gjuhën e përbashkët për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet bazike të shtetit, të paktën kur vjen puna tek shëndeti dhe tek siguria e shëndetit, ne si politikanë dhe politika shqiptare të vendoset përballë presionit të qytetarëve. Shpresoj shumë edhe të diasporës që shumë gjëra të fillojnë të shihen me një sy tjetër për atdheun tonë të përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ditmir bushati koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje