Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Pandora Papers’/SPAK nis hetimet i përfshirë një biznesmen e një politikan shqiptar
5 Janar 2022, 13:00Nga DOSJA
TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”.
“Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” -tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta.
Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.
Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.
Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet.
TIRANË– Një incident ka ndodhur pas deklaratës së sekretarit të Partisë Demokratike Gazment Bardhit. Një qytetar ka shpërthyer në britma duke thënë s...
FIER – Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Drizë Myrteza. Mësohet se viktima quhet Fiqiri Muhameti 57 vjeç, ndërsa zjarrfikëset dhe ambulan...
TIRANË– Grupi i deputetëve nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë njoftuar se mesditën e sotme do të shkojnë në selinë...
TIRANË – Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ka reaguar zyrtarisht pak më parë në lidhje me akuzat e dy portaleve se ambulanca u vonua 30 minuta ...
TIRANË– Disa deputetë të grupit të rithemelimit të Partisë Demokratike shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Dera kryesore e selisë blu ishte e mby...
MURIQAN – Në pikën kufitare të Muriqanit, situata me udhëtarët paraqitet e qetë. Të paktë janë personat që kanë hyrë në territorin e vendit, të cilët bëjn...
KAKAVIJË – Në pikën kufitare të Kakavijës është shtuar fluksi i emigrantëve që lënë Shqipërinë për t’iu drejtuar Greqisë, pas festave të fundvitit. P...