LIVE UPDATES
Politike

Partia Demokratike: Buxheti i Tiranës kundër interesit të qytetarëve. Beton, trafik, taksa, gjoba, kjo është oferta e Erio

21 Dhjetor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Partia Demokratike: Buxheti i Tiranës kundër interesit të

TIRANË– Partia Demokratike ka kundërshtuar buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2021. Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja Jorida Tabaku shprehet se buxheti i Tiranës është kundër interesit të qytetarëve.

“Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm”, u shpreh Tabaku.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Këto ditë, Bashkia e Tiranës do të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm duke u orientuar tek interesat klienteliste të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe jo tek interesi i qytetarëve.• Qyteti do të vazhdojë të jetë nën pushtetin e betonit.
• Trafiku do të vazhdojë të jetë i rënduar.
• Bizneset do të vazhdojnë të mbyten me taksa të larta.
• Parkimet do të vazhdojnë të zhduken dhe qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten për parkime nga Erion Veliaj.
• Prindërit do të vazhdojnë të shpenzojmë më shumë lekë dhe kohë për të çuar fëmijët nëpër qendra tregtare për të luajtur ose në kampe private, sepse oborret dhe lulishtet janë zhdukur nga betoni.
• Smogu dhe ndotja e ajrit do të vazhdojë të mbizotërojë në kryeqytetin gjithmonë e më pabanueshëm.
• Taksat tona të pastrimit do të vazhdojnë të shkojnë për llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës.
• Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë në çezmat tona.

Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.

Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.

60 biznese mbyllen në ditë. Papunësia është rritur me 100 mijë të papunë, por për të zbutur këtë krizë të thellë Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë në buxhet.

Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën.

Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t’i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.

Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin.

Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet.

Sot, kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.

Kulla të ngjashme do të shkatërrojnë Tiranën dhe këto kulla janë investimi i vetëm i kryebetonierit Veliaj.

Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.

Tirana do të vazhdojë të jetë si në mesjetë, pa ujë të pijshëm 24 orë, megjithëse në këto 5 vjet, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit, duke e bërë atë ndër më të shtrenjtët në vend.

Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal.

Boll më! Qytetarët nuk durojnë dot më propagandën e kreut të qeverisë dhe kopjes së tij në bashki. Është koha për të bërë ndryshimin që presin të gjithë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet