All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Partia Republikane mbledh Këshillin Politik, Mediu: Të përfshihen të gjitha logot e partive përkatëse, nuk i kemi kërkuar

24 Shkurt 2021, 09:45 Nga DOSJA
Partia Republikane mbledh Këshillin Politik, Mediu: Të përfshihen
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbledhur ditën e sotme këshillin politik. Gjatë takimit ata kanë diskutuar propozimet që do ti dorëzojnë Partisë Demokratike për mënyrën se si do të veprojë koalicioni i përbashkët.

Mediu është shprehur se është e rëndësishme që të përfshihen të gjitha logot e partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet.

Ndër të tjera ai është shprehur se momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral.

DEKLARATA:

Mendoj se: Kualicioni opozitar nuk është thjeshtë një përfshirje e partive politike dhe Partia Demokratike, por është një koalicion, ku qendra e këtij koalicioni është Partia Demokratike por të gjithë elementët e tjerë, partitë politike dhe individët që garojnë apo do të marrin pjesë në fushatë, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, sidomos duke pasur në konsideratë faktin se kemi të bëjmë me një regjim të korruptuar, lidhur me krimin, korrupsionin, me një administratë politikisht tërësisht të kontrolluar dhe një tendëncë të vazhdueshme të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta.

Momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral. Nisur mbi këtë ne kemi bërë propozimet tona pranë Partisë Demokratike.

Dua ta ritheksoj; Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetërs parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane.

Ky koalicion që do të nënshkruhet sot për t`u përcjellë në KQZ për t`i dhënë autoritetin e drejtimit të opozitës partisë kryesore të koalicionit sic e kërkon ligji si element i parë, duhet të përfshijnë elementin e dytë, në mënyrë të plotë, sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor edhe në c`lloj principi ndërtohet ky koalicion.

Principi i parë, kriteri i parë është pesha elektorale e partive politike në nivel kombëtar dhe në qarqe, duke ju referuar zgjedhjeve të cilat padyshim tregojnë peshën dhe relevancën e cdo partie, në mënyrën se si ka kandiduar më vete gjatë gjithë këtyre viteve.

E dyta po ashtu mendoj është që duhet të respektojmë ato marrëveshje që kemi pasur më parë dhe partitë e koalicionit kanë pasur një marrëveshje në momentin që kur kanë dalë nga parlamenti.

E treta që është po ashtu shumë e rëndësishme në gjykimin tonë, është në mënyrë të padiskutueshme, që kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës partie politike i përkasin, sipas marrëveshjes që dorëzohet në KQZ, janë kandidatë të koalicionit. Pra nuk ka kandidatë të njërës parti, kandidatë të një partie tjetër e kështu me radhë, sepse kjo do të krijonte një lloj disintegrimi të fushtës elektorale.

E kam thënë dhe e përsëris që Edi Rama ka deformuar boshtin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe këtë nuk e ka bërë pa qëllim. Qëllimi i vetëm i Edi Ramës është pushteti dhe përdorimi i pushtetit për interesa korruptive dhe kriminale, por duhet të kuptojmë që këto interesa korruptive dhe kriminale janë futur shumë thellë në nivel qëndror dhe lokal, të administratës qëndrore dhe lokale dhe ndeshja me to nuk është e lehtë. Është një ndeshje e vështirë dhe e vetmja mënyrë për t`u ndeshur dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sukses në datën 25 prill, kam bindjen që është organizimi i punës në cdo qendër votimi, me të gjithë përfaqësuesit e partive politike të opozitës, për t`i identifikuar votuesit, për të bërë të mundur që ata të votojnë dhe garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe po ashtu është që kandidatët e opozitës duhet të organizojnë strukturat elektorale jo vetëm me partinë politike që i përkasin, por në një koordinim të të gjitha vlerave njerëzore dhe politike të partive përkatëse të koalicionit”.

Ky takim po zhvillohet në ditën e fundit që është caktuar nga KQZ  nga partitë politike. Partia Socialiste ka dorëzuar listën e saj në KQZ, ndërkohë që nga ana e PD ende nuk është bërë asnjë lëvizje për dorëzimin e listave të koalicioneve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet