LIVE UPDATES
Politike

Basha pret zv.kryeministrin maqedonas, thirrje emigrantëve nga Maqedonia e Veriut: Ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni

22 Mars 2021, 17:28 Nga DOSJA
Basha pret zv.kryeministrin maqedonas, thirrje emigrantëve nga Maqedonia e

TIRANËKryetari i Partiëse Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Pas mbarimit të takimit mes dy zyrtarëve në selinë e PD-së, Basha në një deklaratë për shtyp ka zbardhur detaje nga takimi.

Ai është shprehur se me Grubin folën për shumë çështje, ku më kryesorja ishte regjistrimi i popullates ne Maqedonine e Veriut.

”Sonte kam patur kënaqësinë e veçantë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike zëvendës kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut zotin Artan Grubi. Është një kënaqësi e dyfishtë së pari në konstitucionin e qeverisë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbajtja e pozicionit të zëvendës kryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve, i bashkëkombësve tanë i bashkangjitet risive dhe përparimit, avancimit të përfaqësimit të bashkëkombasve tanë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Së dyti pata kënaqësinë të dëgjoj në vetë të parë nga zëvendës kryeministri Grubi disa prej avancimeve kuptimplota në rrafshin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sikundër edhe angazhimin e qeverisë, e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar mes dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejtë tek punësimi dhe tek mirëqënia e qytetarëve tanë. Ku përfshihen projekte që i kam patur përzemër dhe që kanë avancuar deri diku siç është “Korridori 8”. Kanë mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendës kryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhjen me territorin e Maqedonisë së Veriut ndërkohë që u gëzova kur mësova se po kështu po ndërmerren hapa për të plotësuar segmentet që mungojnë në Korridonin Shkup-Qafthanë. Folëm edhe për bashkëpunimin në fusha të tjera në veçanti në fushën e integrimit europian të dy vendeve tona ne njehtësimin e praktikave të ndryshme nga diplomat tek të tjera lehtësira të burokracive të panevojshme të dy vendeve tona në nevojën për të nisur pas 25 prillit bashkëpunim domethënës i cili përtej protokollit dhe popozitetit të prodhojë lehtësi për qytetarët e dy vendeve tona. Këto janë sfida por n ë të njëjtën kohë janë oportunitete të jashtëzakonshme. Megjithatë tema që unë e konsideroj kryesore, qëndrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi. Proces i cili ndryshe nga censusi në Shqipëri apo diku tjetër lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e shqiptarëv në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë që një regjistrim i saktë në veçanti i qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në emigracion, të mërgatës është jashzakonisht i rëndësishëm për të reflektuar pastaj të gjitha detyrimet që burojnë pastaj nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, nga marrëveshja e Ohrit. Pra për të reflektuar ato që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e bashkëkombasve tanë. Investimet kapitale që bëhen në zonat e banuara nga shqiptarët, mbështetjen për studentët, kuotat në administratën publike, gjithçka që ka të bëjë me të drejtat e bashkëombasve tanë, e vëllezërve dhe motrave tona, qytetare dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ka të bëjë drejtpërdrejtë me regjistrimin e mëtgatës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në procesin e censusut i cili përfundon më 21 prill. Pra, jami në kohë dhe janë në kohë për t’u drejtuar një thirrje personalisht por dhe në emër të Parisë Demokratike dhe të gjithë koalicionit tonë dhe jam i bindur në emër të çdo shqiptari dhe shqiptare, çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, këtë thirrje ja drejtoj emigrantëve të diasporës, të mërguarve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndani 10 apo 15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin tuaj online siç është mundësiar fal insistimit të forcave politike shqiptare, sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejtë familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni drejtpërdrejtë fuqizimin dhe garantimin e të drejtave në Maqedoninë e Veriut. Ju vetë jeni dëshmitarët dhe mbështetës të betejave të jashtëzakonshme që keni përjetuar në shekullin e kaluar për ekzistencë gjatë luftërave Ballkanike, spastrimeve. Më pas diskriminimit gjatë kohës së Federatës Jugosllave si dhe betejës së vazhdueshme që kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të sakrificave të jashtëzakonshme që janë bërë. Pra, për përfaqësimin dhe tani që Maqedonia e Veriut po kthehet në një partnere të devotshme por emancipohet dhe po ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e përfaqësimit proporcional të dy komuniteteve shtetëformuese tani nuk është më në dorën e askujt por përveçse në dorën tuaj vëllezër dhe motra, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që jetoni në emigracion. Tani është vetëm në dorën tuaj dhe nuk ka më nevojë për donacione, nuk ka nevojë më as t’ju bashkoheni radhëve të çlirimtarëve siç bëtë në 2001, ka nevojë vetëm të ndani 10-15 minuta dhe të regjistroheni për të bërë të mundur që ky census i cili po mbahet pas 20 vjetësh faktikisht për shkak të dështimit të censusit të vitit 2011 të reflektoj me të vërtet përmasat e një prej dy kombeve shtetëformuese të Maqedonisë së Veriut, të reflektoj përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me impaktë të drejt për drejt në përfitimet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në çdo nivel politik, social dhe ekonomik. Ndaj ju lus edhe njëherë e do vazhdoj t’ju lus në forma dhe mënyra të ndryshme dhe ti kërkoj çdo përfaqësuesi politik apo jo politik, çdo zëri me influencë në botën shqiptare të mos e nënvlersoni nënvlerësoni këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm por të bëni detyrën tuaj si shqiptarë, si patriotë para bashkombësave tanë dhe para kombit duke u regjistruar, duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit i cili përmbyllet me 21 prill..”- tha Basha. 

Po ashtu, për mediat ka folur dhe Grubi, i cili tha se  regjistrimi i popullsisë ishte në folus të takimit me kreun e opozitës, sakaq shtoi se censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion jo vetëm statistikor, por edhe politik.

“Faleminderit shumë i dashur kryetar i Partisë Demokratike zoti Basha, ndaj këtij apeli unë nuk di se çfarë të them përvec se të shpreh një mirënjohje të jashtëzakonshme dhe ti falënderohem për pranimin në këtë kohë kaq shumë të angazhuar të fushatës zgjedhore këtu në dhe e di që zoti Basha i zënë me takime me qytetarët, në prezantimin e platformës të tij para qytetarëve në vigjilje të zgjedhjeve të fund prillit këtu në Shqipëri dhe prandaj unë dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut jemi shumë mirënjohës për kohën e ndarë dhe në veçanti për këto fjalë të thëna para mediave publikisht duke apeluar deri tek mërgata jonë që të regjistrohet në procesin e regjistrimit të këtij viti. Ndryshe nga regjistrimet në vendet e tjera, procesi i çensusit në Maqedoni të Veriut është një operacion jo vetëm statistikor por edhe politik për arsye se të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera varen nga përqindja me të cilën janë të përfaqësuar ata në numrin total të popullatës. Andaj dhe është i një rëndësie të jashtëzakontë dhe prandaj vizitova Kosovën, sot jamë këtu me liderët e Shqipërisë që bashkarisht të bëjmë apel drejtuar mërgatës sonë që të rregjistrohet. Zotit Basha gjithashtu i urova edhe për librin e tij të botuar sot, duke i uruar shumë suksese, shumë shëndet, një fushatë të mbarë për gjithë Shqipërinë dhe uroj që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që në mënyrë të lirë, të drejtë demokratike, të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhje shembullore dhe bashkërisht Shqipëria me Maqedoninë e Veriut të hapin dyert për integrim në Bashkimin Europian që në Këshillin e Bashkimit Europian në muajin qershor. Faleminderit!”– tha ai.

Pak më parë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte. Sipas njoftimit të bërë nga vetë Presidenca, Kreu i Shtetit u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

(A.k;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet