Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Pas vetos bullgare, tjetër goditje për Maqedoninë: Greqia ngrin marrëveshjen e Prespës
23 Qershor 2021, 11:45Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ATHINË– Një tjetër goditje e fortë vjen për Maqedoninë e Veriut pas shtyrjes së vendimit për cceljen e negociatave. E përditshmja greke “Ekathimerini” shkruan se Greqia ka ngrirë sot marrëveshjen e Prespës. Dje, Greqia i ka kërkuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës duke përfshsirë edhe ngjarjet sportive ndërkombëtare. Media greke shkruan se Athina po shtyn ratifikimin e planifikuar parlamentar në korrik të tre memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara midis dy vendeve deri në shtator dhe mbase më vonë.
Si u ngjallën tensionet?
Athina i është përgjigjur ashpër një shkrimi të Zoran Zaev, i cili i referohej ekipit kombëtar të vendit të tij të futbollit, i cili po merr pjesë në Kampionatin Evropian 2020, si “maqedonas”.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës dhe frymën e saj dhe ne i bëjmë thirrje Z. Zaev të përmbahet nga retorika përçarëse, veçanërisht në një çështje kaq të ndjeshme siç është futbolli,” tha zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni.
“Në çdo rast, zbatimi me mirëbesim i marrëveshjes është një nga kriteret për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian,” vuri në dukje ajo.
Pse do të ngrijë marrëveshja e Prespës?
Gazeta shkruan se “Prespa” do të ngrijë që Zaev të kuptojë se ka disa detyrime që s’mund ti injorojë. “Memorandumi i bashkëpunimit është shtyrë në mënyrë që Zaev të kuptojë se ai ka disa detyrime të cilat nuk mund t’i injorojë”, shkruan gazeta.
Ky vendim vjen disa orë pasi Bullgaria vuri veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve historike, duke bllokuar automatikisht edhe negociatat me Shqipërinë.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama u shpreh në Forumin Ekonomi, se në lidhje me kufirin me Greqinë, çështja do të zgjidhet nga Gjykata ndërkombëta...
SHKUP– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren greke teksa ndodhej në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut. I pyetur për marrëdhënien me T...
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama e ka konideruar si një dështim të Bashkimit Europian, mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare me ...
TIRANË– Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka certifikuar sot zgjedhjet e 25 prillit. Në një seancë publike që nisi në orën 12:00 Ilirjan Celibashi certifikoi...
TIRANË – Kryeministri Rama ka zhvilluar sot takimin e tij të radhës me të rinjtë, të cilët jetojnë, studiojnë apo punonjë jashtë vendit dhe që duan të rikt...
TIRANË- Pas 11 orësh seancë maratonë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shtyjë marrjen e vendimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Togat e ze...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të marrë 50 milionë euro kredi nga KFW-ja gjermane, që parashikohet të shpenzohen për projektin “Transport i Qëndru...
TIRANË – Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbledhja e fundit e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u morën edhe disa vendime të rëndësishme për të ardhmen...