6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, George Frendo ka dhënë një mesazh të fortë sot për shqiptarët në vigjilje të Pashkëve katolike.
Në mesazhin e tij dëguar të gjithë besimtarëve katolikë, Imzon Frendo shkruan se ngjallja e Kishtit është një fitore e dashurisë mbi urrejtjen. Ai thekson se jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.
Ai ka prekur edhe largimin e të rinjvë nga Shqipëria, ku shprehet se ai që vendos të qëndrojë duke ëndërruar një Shqipëri më të mirë është një hero.
Mesazhi i plotë nga Imzon Frendo:
Të gjithë ata që e takuan Jezu Krishtin e ngjallur morën një urdhër: “Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi”. Prandaj le të dëshmojmë mesazhin e Pashkës. T’ia dëshmojmë asaj vajze që e shet trupin e vet në mes të natës, e t’i themi: “Jezusi ka flijuar trupin e vet për të t’i dhënë një trup që nxit respekt”. T’ia dëshmojmë atij burri që e shfren dëshpërimin e tij në pornografi ose alkool apo drogë, e t’i themi: “Jezusi të ka treguar rrugën e asaj të vërtete që të bën të lirë, mos cakto rrugën që të bën skllav të pornografisë, të alkoolit apo të drogës”. T’ia dëshmojmë atij të riu që e humbi besimin e tij sepse mendon se besimi në Zotin është besëtytni, e t’i themi: “Vetëm në besimin në Zotin jeta jonë mund të gjejë domethënien e vet, ndryshe është absurditet”.
T’ia dëshmojmë atyre që planifikojnë të vetëvriten, sepse nuk shohin asnjë të ardhme, asnjë shpresë, e t’u themi: “Besimi lind në ju atë shpresë që ju jep kurajë për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira”.
T’ia dëshmojmë edhe atyre që po vuajnë për shkak të përhapjes së koronavirusit, që ka krijuar shumë probleme për shumë familje. Por le të jetë kjo situatë si një shkollë për ne, që ishim bërë tepër viktimë materializmi dhe konsumizmi. Mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë.
Jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit. Dhe t’ia dëshmojmë të rinjve që kultivojnë një ëndërr, që një ditë të largohen nga Shqipëria drejt një vendi më të pasur. Kush kultivon këtë ëndërr mendon se është guximtar. Por ai që vendos të qëndrojë në Shqipëri duke ëndërruar një Shqipëri më të mirë është hero. Ndoshta shumë të rinj kënaqen të jenë guximtar. Por le të kërkojnë më shumë të jenë heronj. Shqipëria ka nevojë për ju, të dashur të rinj: jeni e ardhmja e Shqipërisë.
Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e dashurisë mbi urrejtjen, fitoren e shpresës mbi dëshpërimin. Ngjallja e Krishtit le t’ju dhurojë vendosmëri që Shqipëria jonë, vend i stolisur me shumë bukuri, të bëhet, përmes jush, një vend edhe më i bukur. Ëndrra e vetme e Jezusit ishte që me shembullin e jetës së tij të na mësojë dhe të na tregojë rrugën e dashurisë ngadhënjyese. Le të jetë kjo edhe ëndrra juaj.
Ata që kishin vendosur shpresën e tyre në Jezusin e Nazaretit, kur e panë Jezusin e arrestuar, frushkulluar dhe kryqëzuar menduan se të gjitha shpresat dhe vetë jeta e tyre u shkatërruan. Por doli dielli i Pashkëve, janë takuar me Jezusin i cili i përshëndeti me fjalë: “Paqja me ju” dhe i ngarkoi me misionin: “Shkoni te vëllezërit e mi e thuajuni se unë jam i gjallë, dhe do të jem gjithmonë me ju”.
Pranoni edhe ju, të dashur vëllezër e motra, këtë mision. Shpallni lajmin e Krishtit: Zoti është me ju! Aleluia, aleluia!
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN- Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.Sipas Faxweb, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i l...
TIRANË – Ka ndryshuar sërish mënyra e qarkullimit të mjeteve në sheshin “Shqiponja” për hyrjet dhe daljet nga Tirana.ARRSH bën me dije se hyrja në Tiranë p...
TIRANË– Meterologia Adiola Bani ka parashikuar si do të jetë moti në dy javët e para të muajit prill. Në një lidhje skype me ‘Fax Neës’, Bani se dita e nes...
TIRANË – Ditën e sotme është bërë testimi i procesit të votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, në praninë të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjev...
TIRANE- Numri një i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi e ka shfrytëzuar procesin e nisjes së vaksinimit për t’ju bërë thirrje partive që të respektojnë masat e v...
TIRANË– Protesta me moton “STOP RRËMBIMIT DHE VRASJES SË QENVE” ka vazhduar sërish sot në orën 11:00, kësaj here përballë Bashkisë së Tiranës. Z...
FIER– Kryeministri Edi Rama thotë se spitali i ri i Fierit do të hapet për pak ditë.Në një postim në “Facebook”, kryeministri ka nxjerrë disa shifra se de...
TIRANË– Një vajzë 24-vjeçare është arrestuar dhe bashkë me të edhe 2 djem të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi mashtronin përmes kompjuterit duke ...
SKRAPAR- Një 45-vjeçar ka humbur jetën dje në Skrapar gjatë punës, pasi u zu nga një masiv gurësh teksa nxirte mermer nga shkëmbi.Policia bën me dije se...
VLORË – Dy persona janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.Policia njofton s...