Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Pasnesër në Shqipëri, zyrtarja e lartë e DASH takon Ramën e Alibeajn (Axhenda)
26 Prill 2022, 12:24Nga DOSJA
TIRANË– Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Karen Donfried, ndihmës Sekretare për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e takimeve që pritet të zhvillojë zyrtarja Donfried në vendin tonë në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.
Donfried mësohet se do të takojë Enkelejd Alibeajn, si dhe deputetë pranë tij si Jorida Tabaku e Gazment Bardhi. Takimi mes tyre pritet të zhvillohet në orën 10:45 në kryesinë e Kuvendit. Më pas, zyrtarja pritet të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 -vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.
Sot ajo ndodhet në Serbi ku pritet të nxisë lidershipin vendas të avancojë me reformat për integrimin e tij europian, të ndikojë për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal si dhe do të diskutojë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë dhe ato ekonomike.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Në një deklaratë p...
BULQIZË– Tensione në Bulqizë. Anëtarët e PD kanë shkulur një derë të kinemasë që është kthyer në Qendër Votimi, teksa ka pasur debate verbale. Sherri...
TIRANË– Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë masive për 1 Majin. Nën moton “1 Maji na bashkon”, qytetarët shprehen se në këtë datë do t...
ITALI- Ai donte të hakmerrej ndaj një grupi shqiptarësh pasi ishte viktimë e një sulmi dhe shkoi në kërkim të atyre që e kishin bërë për spital duke u endur rru...
TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi ditën e sotme se vendi ynë ka bërë progres drejt anëtarësimit. Gjatë a...