LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasuria e Ilvi Metës dhe një birrë e papaguar (DËSHMI)

6 Maj 2022, 20:57 Nga DOSJA
Pasuria e Ilvi Metës dhe një birrë e papaguar (DËSHMI)

Nga Fatjon Gjinaj

Kur kishte kaluar nga çarçafi te lidhësja e këpucës, pastaj tek një lidhëse në kapuçin e trikos që mbante veshur, e kur një baba i kërrusur nga përdhimbja e mjerimi klithte për drejtësi dhe drejtonte gishtin e akuzës, se si të duken ato dy duar që i bën gropë e në të përmbledh fytyrën e djersitur nga ethet e një ngjarje që do apo nuk do të përfshin, ndërsa atë që nuk e bën dot drejtësia dhe shteti, merr përsipër ta bësh vetë… 

Pranë shtëpisë së Ilvi Metës ndodhet një bar-kafe. Janë momentet e fundit që ai ka parë dritën e diellit mesditën e të Mërkurës së 04 Prillit. U ul si çdo ditë në një karrige mes derës dhe banakut, porositi një birrë. E kishte konsumuar gjysmën dhe për arsye të pashpjegueshme, u largua përkohësisht. Pronari thotë se Ilvi ishte person që të bënte për vete, pavarësisht tymit që hidhte pas ku ai shkilte. 

“Ishte djalë me temperament dhe ta garantoj unë ty, pavarësisht se i vetëdijshëm për veset e tij, kishte moral të lartë. Nuk duronte të fyhej pavarësisht se një djalë me qetësi olimpike. Kjo më bën të dyshoj tek veprimi i tij ekstrem”, më thotë pronari i beznesit të lagjes, teksa ndodhej pas banakut duke larë filxhanët. Katër burra në një tavolinë përballë nesh pinin nga një diçka, dëgjonin dhe herë pas here miratonin fjalët e mesoburrit nga Kavaja.

Vetëm pak minuta më vonë, pasi 31-vjeçari kishte lënë lokalin, shfaqet një makinë. 

“Ishte me targa greke mos gaboj. Dukeshin ata, i njohu një nga këta çunat tanë. “Erdhën këta të operacionales“, – tha. Shikuam që u futën rrugicës për tek shtëpia e Gimit. – “E hëngri dhe njëherë Ilvi xhaxha”, më tha një nga këta djemtë tanë. Pas pak dolën me Ilvin krah tyre. Ishte i qeshur. -“Hë shejtan, po shkon prap te vendi”? Ai qeshi dhe s’më tha asnjë fjalë. Unë këmbëngula “ik, ik” – i thashë, “por mbaje mend, s’më dhe lekët e birrës“. – “Do të t’i sjell pa merak”, mu përgjigj, dhe e rrasën brenda makinës. Ishte një shaka që bëra me të për t’i dhënë kurajo, e dija se do e nxirrnin shpejt. E kanë marrë dhe herë të tjera në pyetje sa herë ka ndodhur ndonjë vjedhje e diçka e tillë dhe e kanë lënë të lirë“. 

Fqinjët, e mësojnë lajmin përmes televizionit. 

“Gimi erdhi në lokal. Ende nuk dinim gjë çfarë kishte ndodhur. Më merr në telefon dikush dhe më pyet për Gimin. “Këtu e kam”. Vinte çdo ditë i shkreti, i pinte nja dy dopio, por kurrë nuk e tepronte dhe kurrë se prishi gojën me njeri ai djalë nëne. – “Çoje si me të mira në shtëpi, lajmet po thonë se i ka vdekur i biri në komisariat”

-“Ç’po thua ore. Ai ishte mirë, e pashë kur e morën”?! 

– “Ore kështu po të them, ka varur veten“. I them Gimit, – “çohu shko në shtëpi, djalin ta kanë shoqëruar në polici e më duket se nuk është mirë”Nuk doja t’ia thoja menjëherë. Ishte e tmerrshme.  -“Ç’sëmurë është ai ore? Aty të rrijë se e ka kërkuar” (thotë babai i të ndjerit me atë krenarinë e fyer nga “bëmat” e të birit). 

– “Pavarësisht se këmbëngula disa herë, nuk më bindej dhe e humba durimin. Kisha një pjatë me peshk në dorë e hodha me tërë nerva në trotuar. U thy dhe peshku u hapërnda. -“Ka vdekur Agiiiiim, tani çohu ikim bashkë në shtëpi”. E humbi fare i gjori. Nuk po i besohej. Djalë të vetëm e kishte“. 

Agimi shkon në Komisariat. Nuk gjen përgjigje. Është e paimagjinueshme t’i komunikosh një prindi aq sa Policia e Tiranës kishte njoftuar mediat, “Ka vdekur për shkak të vetëvarjes”. Nuk e lejojnë as të shoqërojë djalin. Madje, Agimi nuk e di as orën dhe rrethanat si e kanë nisur djalin e tij drejt Durrësit, për ta mbajtur deri në orën 04:00 të të Enjtes për ekspertizë. Familja dyshon në gjithçka, nuk beson asgjë më. Ata janë aq konfuz sa raportimet e mediave i kuptojnë si njoftime policie e njoftimet e policisë si raportime mediash. 

18 herë është shoqëruar dhe ndaluar Ilvi Meta nga blutë e shtetit. Shpesh për t’u marrë në pyetje. Njëra prej këtyre herëve është për ngjarjen e mesit të Shkurtit të këtij viti kur Astrit Pukameka, një i arrestuar që u vetëvar në qeli për vdekje, terrorizoi Kavajën duke kryer disa veprime të pazakonta dhe rrezikuar jetën e disa personave me aventurën e tij që nuk u kuptua kurrë. Ilvi Meta ishte dëshmitar dhe u kërkua në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Blutë e Kavajës jo zyrtarisht dhe të njohur të 31-vjeçarit thonë se Ilvi ka kryer një akt heroik atë ditë, duke i hequr nga duart thikën që po tentonte të bënte kasaphane Pukameka. 

Ilvi Meta në orën 17:00 të datës 5 Maj, ka dalë nga një rrugicë e verbër dhe e shkretë rreth 50 m të gjatë që e lidh banesën e tij të mjeruar me rrugën “Egnatia” në Kavajë për t’u përshëndetur për herë të fundit me banorët e lagjes.

Arkëmorti i tij ka kaluar edhe përpara lokalit ku e la një ditë më parë birrën përgjysëm dhe të papaguar. Jam i bindur se Ilvi i ka folur pronarit të lokalit: “7 mijë lekë të vjetra, një çelës dhe qesen e duhanit më gjetën në xhep pasi vdiqa. Ia kam lënë babait, ia çuan nja dy policë tek shtëpia në mëngjes. Eh i shkreti baba, asnjëherë nuk pa gjë prej meje. Po ja, ka 7 mijë lekë të vjetra tani që nuk i shpenzova këtë herë. Merrja atij atë dreq birre që më përmende”.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi meta vetevaret ilvi meta ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron