LIVE UPDATES
Aktualitet

Infektivi u piketua si karantinë, si nisi përgatitjen Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin, përcaktoi edhe dhomat e

26 Shkurt 2020, 17:05 Nga DOSJA
Infektivi u piketua si karantinë, si nisi përgatitjen Ministria e

TIRANË– Edhe pse zyrtarisht u mbajt i fshehur si informacion, prej fillimit të këtij muaji Ministria e Shëndetësisë jo vetëm piketoi Spitalin Infektiv si vend për referimin e çdo rasti të dyshuar, por edhe nisi me përgatitjen, duke përcaktuar edhe dhomat e izolimit nëse do të ketë të prekur.

INFEKTIVI

Nga ana tjetër, edhe personali mjekësor në këtë pavijon është trajnuar dhe janë siguruar veshjet e nevojshme që garantojnë mbrojtje nga virusi.

Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, nëse do të ketë raste të dyshuara për COVID-19 dhe janë marrë masa të shtuara mbi zvogëlimin e hyrje-daljeve në Shërbimet Infektive dhe Urgjencën Polivalente (QSUT). Gjithashtu, janë vendosur/afishuar në mënyrë skematike procedurat e veshjes dhe zhveshjes së MMP-së në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive – QSUT (moshë pediatrike dhe të rritur) dhe në të gjitha hallkat e tjera të menaxhimit të rastit për parandalimin e kontrollit të infeksionit spitalor. Është pajisur Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT) me të gjitha mjetet e mbrojtjes personale”, është bërë me dije më herët edhe nga Instituti i Shëndetit Publik. Këto ambiente do të shërbejnë edhe si karantinë në momentin që do të ketë të dyshuar potencialë, që vijnë nga zonat e rrezikut.

Është përcaktuar ambienti karantinë për ta përdorur atëherë kur do të jetë e nevojshme, si p.sh.: për kontaktet e shëndosha në fazën kur në vend do të konfirmohet rasti i parë me COVID19, si dhe është kryer trajnimi paraprak i personelit shëndetësor që do të jetë pjesë e shërbimit në karantinë”. Personat, për të cilët ka dyshime se janë mbartës, do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, që është edhe periudha e inkubacionit të virusit. Në Spitalin Infektiv janë vetëm 140 shtretër dhe më pak se 15 mjekë, të cilët do të kenë rol kyç dhe peshën më të madhe, duke qenë në vijën e parë të frontit.

FONDI

Nisur nga situata e krijuar nëpër farmaci, ku qytetarët kanë nxituar të blejnë maska dhe dezinfektues për pastrimin e duarve, Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar dje akordimin e një fondi shtesë për sigurimin e këtyre pajisjeve.

“Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarësh buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale. Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore. Ministria e Shëndetësisë siguron personelin shëndetësor dhe qytetarët se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore kanë në dispozicion sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale për të përballuar situatën. Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë”.

Dyshimet për Koronavirusin, Brataj: Janë skeduar 35 raste, 1600 thirrje në numrin e Urgjencës

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndryshe nga çfarë është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, tha se këto ditë ka pasur rreth 35 raste të dyshuara, të cilëve iu është bërë analiza e Koronavirusit dhe që fatmirësisht kanë rezultuar negativë. I ftuar në rubrikën “Opinion”, “në News24”, se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, ndërkohë që vetëm përgjatë ditës së hënë janë regjistruar 1600 thirrje në numrin e urgjencës. “Nuk ka në Shqipëri raste. Nëse do të ketë, do rritet niveli i masave për t’iu përballur gjendjes. Dje kishim mbi 1600 thirrje nga qytetarët, ka rritje të panikut. Ka një grup mjekësh që përgjigjen në numrin 127, që këshillojnë për Koronavirusin dhe çdo shqetësim tjetër. Sa u përket rasteve, kemi pasur rreth 35, që i kemi skeduar këto ditë. Ne e bëjmë në Shqipëri analizën e Koronavirusit, tek ISHP-ja, dhe brenda ditës del përgjigjja, brenda 8 orësh”, tha Brataj. Më tej, ai dha disa këshilla edhe për prindërit, të cilët shqetësohen për temperaturën te fëmijët e tyre, duke iu thënë që të mos i drejtohen spitalit nëse të vegjlit e tyre nuk e kalojnë temperaturën 38 gradë e gjysmë.

“Për fëmijët nuk duhet të shqetësoheni kur ka temperaturë, por kur nuk ka. Po nuk e kaloi 38 e gjysmë nuk është e nevojshme, do të zhvillohet fëmija. Kjo dyndje drejt QSUT, e di kur duhet të shkosh në spital, vetëm nëse ka simptoma dytësore. Temperatura nuk është dytësore, rrufa jo. Është vështirësia në frymëmarrje, në këtë moment duhet ta shohë patjetër specialisti. Në rastet e tjera, e viziton mjeku ose pediatri. Nuk duhen marrë antibiotikë që në moshë të vogël. Është standard ndërkombëtar i pediatrisë temperatura 38 e gjysmë. Kur fëmija ka ethe, dridhet, mos e mbulo, zhvishe. Ka nevojë për disa kompresa me ujë të vakët, nëse arrin në 39 e gjysmë 40 gradë mund t’i vihen dhe akuj”. Lidhur me përdorimin e maskave, drejtori i Urgjencave vuri në dukje që një person që nuk është i prekur, nuk ka nevojë të përdorë maska.

“Nëse shkojmë te një rast i dyshuar, sigurisht që do t’i japim maskën, që të mos na infektojë edhe ne. Për çdo sëmundje infektive, jo vetëm për Koronavirusin, personeli duhet të jetë detyrimisht i mbrojtur”.

Marrë nga Panorama.com.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperi spitali i infektivit si karantine koronavirusi ne shqiperi shqiperi spitali i infektivit si karantine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet