Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
PD kërkon verifikim për Elton Bano: Kandidati i Berishës në Lushnjë fshehu dënimin në Angli
22 Shkurt 2022, 09:32Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e kandidatit për kryebashkiak në Lushnje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. Me anë të një shkrese zyrtare, selia blu, me firmën e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit Banos. Kjo pasi kanë marrë të dhënat se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. Në dokumentin e Partisë Demokratike shkruhet se ngjarja ka ndodhur në periudhën 1998-2000, por është “fshirë” nga e shkuara e tij.
“Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta,”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.
Elton Bano është kandidati i Berishës për Lushnjen, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SARANDË – Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pa...
MAMURRAS– Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras mes dy grupeve ka lënë pa energji elektrike qytetin. Banorët e zonës u tmerruan nga të shtënat me armë, të ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dëshmisë së kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt, në Komisionin ...
Adoleshenti Florian Përvathi, i cili ekzekutoi për gjakmarrje fqinjin e tij Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës, e kishte siguruar armën e krimit në Shkodër. Gati...
TIRANË– Moti do të vijojë të përkeqësohet në orët në vijim. Reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje dëbore në zonat malore dhe rrufe, këto janë ...
TIRANË– Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi një takim pune mbi hapat e implementimit të Direktivës AVMS dhe lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz...