E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË – Deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi sot se PD është kundër shtyrjes se ligjit për investimet strategjike.
Në një postim në Facebook, Tabaku shprehet se në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend.
Sipas Tabakut, të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e Kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e Hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë.
Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:
Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë. Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës. Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit.
Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e rezorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë.
Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend; vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve. Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike.
Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik aty ku nuk respektohet prona edhe e drejta e pronës, kjo është ABC-ja e kapitalizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Nuk mund të ketë një ekonomi në shërbim të qytetarëve kur oligarkia gllabëron tokat e shqiptarëve, tokat e pronarëve privatë dhe tokat e shtetit në kurriz të shumicës. Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim.
E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike. Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e orgnanizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Përfaqësues të lartë shtetërorë e qeveritarë të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë në Tiranë Takimin e radhës së Nis...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca dëgjimore me disa prej kandidatëve të vetofruar për dy vakancat e shpallura, në Këshillin Mbikëqyrës të ...
TIRANË– Një moment ka shpëtuar nga mbledhja e deputetëve në Kuvend, dje herën e fundit për këtë vit. Siç duket edhe nga fotoja e kapur nga fot...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e Procesit të Berlinit të vijnë me vrap drejt tryezës ...
TIRANË – Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi duke folur në një lidhje Skype për Samitin e ‘Ballkanit të Hapur’ dha një mesazh për procesin e int...
TIRANË – Komisioneri Oliver Varhelyi mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e saj.Nga ...
TIRANË – Në fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur që po zhvillon punimet në Tiranë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic u shpreh se kjo ësht...
TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u shpreh gjatë samitit të ‘Open Balkan’ në Tiranë, se kjo e sotmja mund të ishte...
TIRANË– I pranishëm online në samitin e Balkanit të Hapur ishte edhe komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Kryeministri Edi Rama i kërkoi ...
TIRANË – Kreu i PD-së Lulzim Basha shprehet se politika i ka bërë shumë dëm vendin. Ai ka shpërndarë një video-mesazh të shkëputur nga një intervistë...