Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
DEBATE&PËRPLASJE! Mbledhja e Kryesisë së PD-së vë drejtuesit politikë kundër Gazment Bardhit: Analiza e zgjedhjeve n
15 Korrik 2021, 09:18Nga DOSJA
TIRANË– Debate në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike! Për rreth 2 orë e gjysmë, deputetë dhe drejtues politikë të qarqeve janë mbledhur për të diskutuar lidhur me gjetjet e analizës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në analizën e bërë, u vlerësua se 4 qarqe nuk e kishin përmbushur objektivin, duke renditur: Tiranën, Durrësin; Gjirokastrën dhe Shkodrën.
Analiza e PD-së për rezultatin në 12 qarqet e vendit
•Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës.
•Kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.
•Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.
Pikërisht këto përfundime nuk janë marrë mirë nga drejtuesit e qarqeve, më konkretisht Edi Paloka (Durrës), i cili u shpreh se analiza ishte hartuar në mënyrë që të nxirrtë disa mirë, e të tjerë keq. Në debat është përfshirë edhe nënkryetari tjetër i PD-së, Edmond Spaho, i cili shtoi se Korça kishte arritur objektivat, por sërish në analizë shënohej se mund të bëhej edhe më shumë. Për t’u mbrojtur nga kritikat, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shtoi se nuk ishte ai që e kishte përcaktuar metodologjinë.
Përveç analizës së zgjedhjeve, e cila u miratua pavarëisht debatave, Kryesia dha “ok” edhe për ndryshimet në statutin e PD-së. Propozimet e Bashës për zgjerimin e Kryesisë, shtimin e sekretariateve dhe kalimin e kompetencës së vendosjes për marrëveshjet politike te Këshilli Kombëtar, e deri mos-prekja e mandatit të kryetarit të Partisë, u panë nga 9 anëtarët e Komisionit Statutor si të duhurat për demokratizimin e mëtejshëm të PD. Të shtunën këto propozime do të duhet të marrin edhe dritën jeshile të Kuvendit Kombëtar.
(k.m.kle.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË -Ish-zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur në GJKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) . E veshur me të z...
TIRANË- Dhjetra turq që banojnë në Shqipëri dhe përfaqësuesë të komunititetit dhe delegacioni në vendin tonë kanë përkujtuar sot 5-vjetorin e tentativës pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kthyer brenda pak orësh në Shqipëri. Jo më larg se në orën 16:00 të pasdites, ai ishte live në rrjetin e tij social në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministr...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të gjithë institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojn...
TIRANË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka reaguar ashpër për vendimin e Komisionit të Përhershëm Statutor që vendosi të rrëzo...
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet tek Pallati i Kongreseve. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10:30 të mëngjesit,...
Pritej të ndodhte një gjyq popullor, i ngjashëm me ata që mbaheshin gjatë regjimit komunist, por me 30 qershor, dera e teatrit “Petro Marko” në Vlorë ishte e mb...