Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE– Ka përfunduar mbrëmë afati i aplikimeve për fermerët në Skemën Kombëtare të Mbështetjes. Janë plot 8386 fermerë që kanë aplikuar për subvencione përmes e-Albania, një shifër shumë më e lartë kjo, krahasuar me shifrat e viteve të kaluara kur aplikimi bëhej nëpër agropika dhe jo online.
Për këtë ka shkruar edhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ‘truri’ i e-Albanias, e cila me entuziazëm thotë se këto shifra janë dëshmi e faktit që platforma përdoret nga kushdo, në çdo cep të Shqipërisë.
“Kemi digjitalizuar shumë shërbime por, ky shërbim që u erdhi në ndihmë fermerëve nga çdo cep i vendit, ishte një sfidë më vete. Tani që procesi mbaroi me sukses, nuk mund ta fsheh entuziazmin e shifrave të aplikimeve në Skemën Kombëtare të Mbështetjes. Së pari sepse më tregojnë sa kohë, lodhje, ecejake, stres e letra poshtë e përpjetë u kemi kursyer njerëzve punëtorë të këtij vendi, dhe së dyti, sepse këto shifra janë dëshmi e pastër e faktit qe e-Albania aksesohet nga kushdo me lehtësinë më të madhe. Shikoni pak këtë grafik! Në vitin 2018 dhe në vitin 2019, kur aplikimet kryheshin nëpër Agropika, kemi patur më pak aplikime sesa me platformën e-Albania që vendosi shifrën rekord me 8,386 aplikime”, shkruan Karçanaj .
“Kjo platformë është tashmë e të gjithëve dhe ne nuk do lodhemi asnjë sekondë për t’ua bërë jetën më të lehtë përmes teknologjisë. Radhët dhe letrat nëpër duar kanë marrë fund! Të gjitha i bën platforma e-Albania, pa radhë, pa kosto”, përfundon drejtoresha.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Asnjëherë më parë, bankat qendrore nuk kanë krijuar kaq shumë para në kaq pak kohë. Në tre muajt e fundit, baza monetare e Amerikës është rritur me 1.7 trilionë...
TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka bërë publik shkeljet e një tenderi të dhënë nga Bashkia e Bulqizës për riparimin dhe mirëmbarjen e kanalev...
E gjithë bota u përball me një të panjohur të madhe në fillimin e 2020-s. Virusi me emrin COVID-19, u përhap me shpejtësi nga Wuhan, qyteti kinez ku shpërtheu n...
Qarkullimi i parasë “cash” në ekonomi ka njohur rritjen më të fortë të viteve të fundit në Prill të këtij viti, pikërisht gjatë kulmit të periudhës së pandemisë...
Shqipëri– Rruga Kardhiq -Delvinë, Bypass i Fierit, ai Tepelenës, bashkë me koncesionet e rrugës së Arbrit dhe rrugës së Kombit ishin projektet më të financuara ...
Nëna e dy fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan konfliktin e vazhdueshëm me familjen e bashkëshortit të ndjerë.Elsa Tasha për 14...
TIRANË– Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konver...
TIRANË- Sot maturantët do të ulen për herë të fundit në bankat e shkollës dhe do të zhvillojnë provimin e fundit. Më shumë se 32 mijë maturantë do të zhvil...
Kjo nismë synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, me pronësi të panjohur, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta vitet e ...
Të eksportosh domate dhe luleshtrydhe me avion drejt Dubait për shkak të cilësisë.Kjo është kontrata që një fermer nga Berati ka bërë së fundmi me sheikun, duke...