LIVE UPDATES
Aktualitet

Pengesa për azilkërkuesit: Industria gjermane kritikon zyrat e të huajve

16 Nëntor 2019, 17:34 Nga DOSJA
Pengesa për azilkërkuesit: Industria gjermane kritikon zyrat e të

TIRANË– Refugjatëve duhet t’u lehtësohet futja në tregun gjerman të punës, kërkon Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) në një pozicionim të saj të fundit. DIHK pret më shumë zemërgjerësi nga zyrat e të huajve, veçanërisht për rastet e kalimit nga kurset për mësimin e zanatit në tregun e punës, raporton gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. “Kush i mëson zanatin një refugjati, si rregull do ta marrë atë më pas edhe në punë”, është shprehur zëvendëskryetari i DIHK, Achim Dercks për gazetën gjermane.

Parimisht është e mundur në Gjermani që me rregulloren 3+2, të hapet më shpejt rruga e integrimit. Refugjatët, që janë vetëm me “duldung” (leje qëndrimi e toleruar për shkaqe të caktuara) kanë më shumë siguri, që të përmbyllin shkollimin 3 vjeçar dual profesional pa u dëbuar nga Gjermania. Përveç kësaj, ligjvënësit gjermane kanë mundësuar edhe qëndrimin për shkaqe punësimi edhe për dy vjet në sipërmarrje.

Janë dëbuar personat e gabuar

Por në praktikë ligjet interpretohen në mënyra të ndryshme nga zyrat e të huajve, kritikon DIHK. “Kjo bën që sipërmarrjet gjermane të mos kenë siguri në planifikim, për shkak se autoritetet e të huajve praktikojnë kritere të ndryshme dhe bëjnë interpretime pjesërisht të ashpra”, vëren Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Konkretisht fjala është për ato zyra të të huajve, që kërkojnë certifikata të veçanta të gjuhës gjermane edhe për ata refugjatë, të cilët e kanë përmbyllur me sukses shkollimin profesional.

Kritika ka në këtë drejtim edhe Presidenti i Shoqatës Qendrore Gjermane të Zanateve, Hans Peter Wollseifer. “Për fat të keq ka pasur në të shkuarën, të rinj që janë dëbuar drejt e nga shkollimi profesional. Me këmbënguljen tonë u fut rregullorja 3+2 në ligjin e integrimit, sipas së cilës, refugjatët me duldung mundet që pas përfundimit të shkollës profesionale të punojnë dy vjet në firmë. Por rregullorja interpretohet ndryshe në të gjithë Gjermaninë. Pra në këtë rast janë dëbuar të gabuarit, pra ata që integrohen dhe duan të bëjnë diçka me jetën e tyre”, thotë Wollseifer për gazetën gjermane, Express. Megjithatë ai vëren, se ndërkohë ka përmirësime dhe se po aplikohen standartet njësoj në zyrat e të huajve. Ai e shikon mësimin e zanatit si vendimtar për integrimin e të huajve. “Zanati mundet dhe është integrim” thotë Wollseifer.

Gjuha gjermane – pika e dobët e refugjatëve që mësojnë zanatin

Një nga pikat e dobta të integrimit të refugjatëve në jetën e punës mbetet gjuha, faktor vendimtar edhe mësimin e zanatit. Shumë refugjatë që janë në shkollim e sipër të zanatit kanë vështirësi të ndjekin pjesën teorike të mësimit të zanatit në shkollë. Rast i njohur u bënë në mediat gjermane, shkollat profesionale të Shtutgartit, të cilat zbuluan, se 72% e të rinjve refugjatë në shkollim në rajon nuk e ndiqnin dot shkollimin për shkak të mangësvie gjuhësore, pavarësisht motivimit për punën që kishin në firmë. (Sistemi dual arsimor gjerman parashikon krahas mësimit të zanatit në sipërmarrje edhe pjesën teorike në shkolla, shën.red.).

Shkollat profesionale reaguan duke testuar fillimisht njohuritë e gjuhës e duke ofruar mësim shtesë për nxënësit me probleme, shkruan gazeta gjermane Sttugarter Zeitung. Tani edhe Dhoma e Zanateve në Gjermani u rekomandon sipërmarrjeve, që të tregojnë më shumë kujdes për të verifikuar kompetencën gjuhësore të kandidatëve që presin të fillojnë shkollën duale profesionale. Kurse sipërmarrjet gjermane kërkojnë më shumë kurse gjuhe të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës për punonjësit e tyre, sipas DIHK.

Vendet bosh për shumë zanate në Gjermani

Sipas të dhënave të DIHK, në Gjermani mungojnë aktualisht 1,6 milionë forca të kualifikuara punëtore. Në vitin 2019 gati në çdo të tretën sipërmarrje kanë mbetur bosh vendet e shkollimit profesional. Aktualisht ekonomia gjermane llogarit me 45.000 refugjatë që ndjekin shkollimin profesional në Gjermani, 25.000 prej tyre në zanate që përfaqësohen nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.

Jo vetëm Gjermania, mungesën e forcave të kualifikuara e ndjen edhe Franca. Me një paketë masash qeveria e kryeministrit francez, Edouard Philippe kërkon të përmirësojë gjendjen në degët e ndërtimtarisë dhe prodhimit të automjeteve, ku vihet re më shumë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas Philippe, parlamenti duhet çdo vit të miratojë me propozimin e qeverisë, kuota vjetore për profesionet me mungesë të fuqisë punëtore. Me rregulloren e re, sipas Ministrisë së Punës në Paris, do të duhej të tërhiqeshin në vend rreth 33.000 forca punëtore. Kjo rregullore do të veprojë nga viti i ardhshëm.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani refugjatet ne gjermani gjermani refugjatet ne gjermani

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët