“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
“Pep apo Mou? Mou fitoi Champions me Porton, Pep nuk e bëri me Bayern”
22 Dhjetor 2020, 15:08Nga DOSJA
SPANJE – Në një intervistë për spanjollen “Marca”, ish-sulmesi i njohur kameruas Samuel Eto’o, është vënë mjaft në vështirësi të bëjë dallimet, midis trajnerëve Pep Guardiola dhe Hoze Murinjo, me të cilët ai ka punuar te Barça dhe te Interi. Por me gjithë gjuhën diplomatike të përdorur, kameruanasi ka rrëfyer përshtypjet e tij, pa arritur të fshehë simpatinë për Murinjon, për të cilin shprehet se e ka mik.
“Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si asnjë trajner tjetër. Mënyra si na stërviti ai, në vitin 2009 ishte e pabesueshme. Mënyra e tij e të bërit futboll sulmues, të pasurit kontrollin e topit, Pep ishte më i miri për këtë.
Hoze, së pari është një mik. Ai është person, që nëse nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Ne të dy kemi temperament të njëjtë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam pasur të bëj në futboll.
Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si polemizues, por është një gënjeshtër. Ai është fitues i lindur, thotë gjithmonë fjalët e duhura. Nëse do të krahasoja Murinjon me Guardiolën? Nuk mund ta bëj. Njëri ka fituar Champions League me Porton, tjetri nuk e ka fituar me Bayern Mynih”,- përfundon ish-sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Lajme të mira vinë nga Ferrara. Mësohet se portieri dhe kapiteni i kuqezinjve tanë, Etrit Berisha, ka fituar betejën me Covid-19 dhe është bashkua...
SPANJE – E shkuara është harruar. Ish-portieri Iker Kasijas, i larguar nga Real Madridi para pesë vitesh pas asaj zënke me Murinjon, është rikthyer në Madrid. “...
ANGLI-Lewis Hamilton, piloti i Mercedes foli nw lidhje me luftwn kundwr COVID-19 dhe humbjen e masws muskulare. Kampioni i botws u shpreh se ndihet ende i dobwt...
TIRANE – Trajneri i bardhebluve Nevil Dede, paraditen e sotme, në konfrencë për shtyp, ka folur për ndeshjen Kukësi-Tirana, që do të luhet të mërkurën, në...
GJERMANI– Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, pasi mposhti në fazën finale dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi....
TIRANË– Ilir Daja, trajneri i Partizanit do të jetë në stol në ndeshjen e mesjavës ndaj Kastriotit. Tekniku i të kuqëve mungoi në takimin ndaj Bylisi...
GJERMANI– Sulmuesi i Borussia Mönchengladbach dhe i Kombëtares franceze, Marcus Thuram do e paguajë shtrenjtë pështymën ndaj kundërshtarit. Sipas pamjeve të pub...
ITALI-Sot, duke filluar në orën 14:30 do të zhvillohet seanca për të diskutuar ankesën e paraqitur nga Napoli kundër FIGC dhe Juventus në lidhje me ndeshjen e m...