LIVE UPDATES
Bota

Donte të mblidhte para për bamirësi, pa asnjë lekë në xhep niset për të përshkruar bregdetin e Britanisë, historia e t

21 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA

BRITANI– Çfarë ndodh kur ke gati tre vite që ke udhëtuar 8.700 milje, ke hequr dorë nga shtëpia dhe nuk ke para, dhe pastaj koronavirusi ndalon botën? Kjo është dilema me të cilën përballet Christian Lewis, kur përpjekja e tij për të ecur në gjithë vijën bregdetare të Britanisë për të mbledhur para për bamirësi u ndal nga përhapja e pandemisë.

Lewis, nga Swansea në Uellsin e Jugut, u nis në verën e vitit 2017 me vetëm 12 dollarë në xhep, duke zgjedhur si shoqëruesin e tij të vetëm, qenin  e tij. Ai ishte nisur me shpresën se do jetonte në një tendë pasi nuk kishte një shtëpi, por fatmirësisht falë mirësisë së të huajve e gjeti veten në një vilë në një ishull të vogël.

“Thjesht është super. Unë nuk mund të isha në një vend më të mirë për t’u karantinuar. Nuk ka asgjë përveç disa dele dhe një grup zogjsh.”-  ka thënë ai për mediat e huaja.

Ai është i izoluar në ishullin Hildasay, me sipërfaqe më pak se gjysmë milje metër katror që ka qenë i pabanuar që nga fundi i shekullit të 19-të. Lewis furnizohet me ujë nga një peshkatar, ndërsa ndonjëherë udhëton me varkë deri në Shetland për të marrë ushqime të tjera, të cilat ia falin, pasi nuk ka para për të paguar.

“Për t’u rikthyer në ishull duhen rreth gjysmë ore rrugë me varkë të vogël, por duhet ta zgjedh mirë ditën, pasi deti nuk është gjithmonë i qetë.”-  thotë ai.

Lewis u nis në udhëtimin e tij në 1 gusht të 2017 nga Llangennith Beach në Swansea, para se të shkonte drejt bregut perëndimor të Skocisë. Më pas ai u fut në një rrugë të shkurtër në Northern Island, pasi gjeti një mesazh në një shishe të hedhur në Detin Irlandez më shumë se 20 vite më parë. Më pas ai vendosi të shëtisë bregdetin e Irlandës Veriore, para se të kthehej në Skoci. Ndërkohë që ishte në Ishujt Shetland, ai mësoi se nuk mund të udhëtonte më shumë për shkak të pandemisë së Covid-19.

“E dija se bllokimi po vinte. Unë mora një vendim, pasi nuk mund të shkoja në shtëpi sepse nuk kam. Kështu që me ndihmën e disa njerëzve që më huazuan një varkë, unë erdha në ishull dhe fillova të jetoj larg njerëzve të tjerë. Jam rehat tani, mund të bëj çfarë të dua.”-  thotë ai.

Në fillim ai qëndroi në tendë, por më vonë një çift që kishin një vilë aty i dhanë çelësat kur mësuan se ai ishte i izoluar dhe nuk mund të lëvizte askund. “Nuk ka energji elektrike ose gaz, gjerat janë shumë primitive, por ndihem mjaft mirë këtu.”- thotë ai.


Shtëpia ku po qëndron Lewis

Por si e mori Lewis vendimin për të lënë gjithçka pas dhe për t’u nisur në një udhëtim të gjatë dhe të paparashikueshëm?

Lewis e mori këtë vendim pas viteve të vështira pasi u kthye nga Regjioni i Parashutistëve të Britanisë. Kur ngeli i pastrehë, ai mori ndihmë nga shoqata e bamirësisë e forcave të armatosura, por vendosi që do të mos kërkonte ndihmë, por t’ia dilte vetë.

“Kam vuajtur shumë nga depresioni dhe ankthi në të kaluarën. E dija se duhet të ndryshoja diçka, kështu që vërtetë ishte një vendim i mirë.”-  thotë ai.

Ai nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për bamirësi para se të nisej.  Ai e filloi udhëtimin e tij vetëm, por rrugës adoptoi një qen dhe e quajti Jet, për të cilin shprehet se është qeni më i mirë që do të kishte ëndërruar.

“Sa më shumë që vazhdoja udhëtimin, aq më shumë më njihnin njerëzit. Ata më japin ushqime falas për mua dhe Jet-in. Është vërtetë bukur të shohësh mirësinë që po tregojnë banorët.”-  thotë Lewis.

Lewis ha shumë perime, butakë ose gaforre që mund të gjejë. Çanta e tij e shpinës është e rëndë, pasi i mban të gjitha sendet me vete. Edhe pse mendonte se ky udhëtim do të zgjaste për rreth 2 vite, udhëtimi ka qenë një proces më i gjatë sesa e kishte menduar. Qenin e ka gjithmonë me vete, edhe gjumin e bën në çantën e tij të shpinës.

Por a do ta vazhdojë Lewis udhëtimin e tij kur të mbarojë izolimi?

“Sigurisht që do ta vazhdoj. Do të rifilloj nga aty ku kam ngelur. Tani që jam i izoluar po shëtis rreth ishullit.”- thotë ai.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian lewis koronavirusi ne bote christian lewis koronavirusi ne bote


Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2020, 14:02

AUSTRI – Mediat e huaja kanë raportuar se autoritetet austriake kanë konfirmuar lehtësimin e masave dhe rihapjen e vendit më parë se çdo vend tjetër i Ev...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet