LIVE UPDATES
Aktualitet

Përçarja në PD, shumica e deputetëve në krah të Alibeajt

17 Prill 2022, 09:37 Nga DOSJA
Përçarja në PD, shumica e deputetëve në krah të

Në Shqipëri një “Platformë parimesh për bashkimin e demokratëve” e prezantuar të shtunën nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka nxjerrë në pah ndarjen e thellë, që ekziston brenda grupit parlamentar të PD. Të paktën 32 deputetë, që përbëjnë shumicën e grupit, e kanë firmosur dokumentin, duke dëshmuar që, ndonëse ka marrë kontrollin e selisë së partisë, ish kryeministri Sali Berisha, nuk ka mundur të ketë mbështetjen e gjerë të deputetëve, edhe pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha.

Demokratët numërojnë 59 mandate, nga të cilat 6 i përkasin aleatëve të saj, të cilët kanë qëndruar larg përplasjeve të forta në PD. Zoti Berisha duket se ka mbështetjen e të paktën 15 deputetëve, ndërsa një grup i vogël qëndron ende i parreshtuar haptazi.

Platforma kërkon qartazi ndërprerjen e procesve të nisura nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, duke nisur që nga zgjedhjet e drejtuesve vendorë që po mbahen në degët e partisë. Nga ana tjetër propozohet ngritja e një grupi pune të përbashkët me deputetë “për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e proceseve të zgjedhjeve dhe organizimit të partisë”.

“Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra e mijëra demokratë, nuk i shërbejnë PD, e për rrjedhojë as interesit të demokratëve”, deklaroi zoti Alibeaj.

Por reagimi ndaj propozimit të Platformës ishte kategorikisht refuzues. Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, deklaroi se “jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar konform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse. Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfirmuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë”.

Një ditë më parë dhe ish kryeministri Sali Berisha i kishte paraprirë këtij qëndrimi: “Ka një parim themelor, grupi parlamentar është grupi i PD dhe jo PD, e grupit parlamentar. Janë gjëra këto, të cilat ndahen në themel. Deputetët e PD-së janë, ose do të jenë sipas statutit të ri, anëtarë të Këshillit Kombëtar si dhe anëtarë të kryesive të degëve në zonat ku ata janë deputetë. Por strukturat e partisë siç do të zgjedhin deputetët në primare, zgjedhin organet e tyre drejtuese. Kështu që, nuk ka asnjë komision që mund t’u diktojë atyre degëve që të zhbëjnë zgjedhjet që kanë bërë”.

Për më tepër, ankimimi në Apel i vendimit që mori Gjykata e Tiranës, duke njohur aktet e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, e kanë kthyer zotin Alibeaj në një tabelë qitjeje nga ish kryeministri, duke e akuzuar atë se po punon për interesat e Bashës, por dhe të kryeministrit Rama. Zoti Alibeaj, ka qenë haptazi në përballje me zotin Berisha, ndërsa është shprehur publikisht se PD-ja nuk mund të udhëhiqet nga një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Alibeaj reagoi ndaj qëndrimit të Komisionit të Rithemelimit. Përmes një statusi në Facebook, ai u shpreh se “refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjendën e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupimi i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve. 32 deputetë të grupit parlamentar të PD janë jo vetëm vota por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përçarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë”, u shpreh zoti Alibeaj.

Marrë nga VOA. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri