6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
AUSTRALI– Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më parë para konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Melburn të Australisë. Qeveria ka dënuar incidentin, ndërkohë mungojnë reagimet e institucioneve të tjera. Thirrjeve tona telefonike nuk iu përgjigjën nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminime, ndërkohë që as nga Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Reagime gjithsesi erdhën nga partitë politike shqiptare të cilat e dënojnë rëndë përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar, duke kërkuar që personat që e kryen këtë vepër të mbartin përgjegjësi.
Bashkimi Demokratik për Integrim
“Është vepër e ulët, e pa civilizuar dhe barbare që meriton çdo dënim institucional dhe shoqëror. Sjellje e tillë e paedukatë ksenofobike është e papranueshme dhe vjen si rezultat i pasigurisë dhe drojës identitare të autorëve të kësaj vepre të çoroditur”.
Aleanca për Shqiptarët
“Nuk është hera e parë që grupe të caktuara maqedonase, gëzimin apo hidhërimin me vetveten e shprehim duke djegur apo shkarravitur Flamurin kombëtar shqiptar. Ky gjest tregon nivel të ulët të një mentaliteti primitiv të një grupi të vogël që edhe pse jetojnë në Australi, në një vend me demokraci liberale, ata kanë ngelur shumë prapa botës dhe nuk kanë vërë asnjë evoluim edukativ. Shprehim keqardhje për këtë gjest dhe e dënojmë fuqishëm”.
Lëvizja Besa
“Frustrimi i njerëzve që për gjithçka që i ndodh në raportet e veta si komb, ata mundohen të fajësojnë shqiptarët, dëshmon për nivelin e civilizimit që ata kanë. Pasi që edhe mentaliteti demokratik i një shteti si Australia nuk ka arritur të emancipojë maqedonasit që jetojnë atje, atëherë nuk ja vlen që t’i jepet rëndësi akteve vandale që kryhen nga njerëzit me tipare mesjetare”.
Përveç përdhosjes së flamurit shqiptar, një ditë më parë u dogjën edhe flamuri bullgar dhe ai grek. Reagime zyrtare të Qeverive nuk ka pasur, edhe pse aktet janë dënuar fuqishëm nga rrjetet sociale si në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari e Greqi. Grupi i diasporës dogji edhe fotografi të kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministres Radmilla Sheqerinska. Shumica e personave që protestonin ishin me maska. Ngjarja ndodhi me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Turma udhëheqjen me pankartat dhe thirrjet “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut” duke protestuar ndryshimin e emrit të shtetit dhe Marrëveshjen e Prespës.
Marrë nga Alsat
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KANADA- Prej disa ditësh uragani i fuqishëm ‘Dorian” ka goditur Amerikën duke shkaktuar panik tek qytetarët.Pasojat e uraganit ishin të rënda, pasi u shkatërrua...
NIGERI- Nigeria ka deklaruar se do të kthejë në atdhe rreth 600 qytetarë nga Afrika e Jugut pas një vale dhune barbare e cila çoi në tensione midis dy ve...
UASHINGTON- Zoti Mnuchin i bëri komentet për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë kur u pyet nëse Departamenti i tij po shqyrton sanksione të tilla.Ankaraja dhe ...
BRITANI E MADHE- Kreyetari i Parlamentit britanik John Bercow përmes një deklarate ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen, dhe treguar se nuk do të jetë pjesë e zgje...
ITALI- Giuseppe Conte, kreu i qeverisë italiane gjatë një fjalimi para deputetëve ka dejklaruar Italia e ka të nevojshme përmirësimin e paktit të stabilitetit m...
SERBI- Dy vende me marrdhënie të krisura si, Kosova dhe Serbia mund të bashkëjetojnë por edhe ta njohin shtetësinë e njëra-tjetrës njësoj si vepruan dy Gjermani...
KOSOVË- Ariu sërish ka qenë në aksion. Para 5 netësh në zonën e njohur me emrin “Bair” në lagjen “Kurilla” ka mbytur 14 krerë dhi të fermerit, Shkëlzen Kra...
RUSI- Partia në pushtet e Rusisë së Bashkuar, ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet e së dielës në parlamentin e Moskës, shkruajnë mediat e huaja.Partia humbi ...
JAPONI- Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë Tokion, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 30 njerëz dhe një i vdekur.Kryeqyteti japonez është përballur me erër...
BRITANI E MADHE- Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim në 15 tetor, teksa këmbëngulin se ligji që bllokon Brexit-i...