Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Perëndimi i angazhuar, maratonë takimesh për të zgjidhur konfliktin Rusi-Ukrainë
9 Shkurt 2022, 13:57Nga DOSJA
UKRAINË – Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se rruga më e mirë për zgjidhjen e krizës mes Rusisë dhe Ukrainës është ajo diplomatike dhe se ai do të vazhdojë konsultimet me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania në ditët në vazhdim.
“Ne po ndjekim një strategji të dyfishtë, nga njëra anë, që është edhe rruga më e preferuar dhe më e përgjegjshme: diplomacia; por nga ana tjetër, po punojmë për të frenuar Rusinë, që të mos ndërmarrë ndonjë agresion”, tha Sekretari Blinken në Australi, ku ndodhet në kuadër të një takimi rajonal të Katërshes, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, Australisë, Japonisë dhe Indisë.
Maratona diplomatike vazhdon sot me vizitën në Moskë të Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss, e cila do të takohet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Rusia duhet të vendosë çfarë rruge do të ndjekë, ne i bëjmë thirrje të ndjekë atë të bisedimeve, uljes së tensioneve dhe diplomacisë”, tha zonja Truss.
Nesër, kryeministri britanik Boris Johnson shkon në Poloni për t’u takuar me trupat britanike në këtë vend dhe pastaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Aleanca e NATO-s i ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë që t’i japë fund zgjerimit në Evropën Lindore dhe të mos e pranojë Ukrainën si vend anëtar.
Perëndimi thotë se është i gatshëm të bisedojë lidhur me dislokimin e raketave në Evropën Lindore dhe manovrat ushtarake të NATO-s në këtë rajon.
QIPRO – Është ekzekutuar me atentat mafiozi biznesmeni Halil Faliali mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në distriktin Girne të Qipros Veriore. A...
PODGORICË – Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, thotë Dritan Abazoviq në intervistë ekskluzive për DW. Ndër to janë vazhdim...
BERLIN – Jahti luksoz i presidentit rus Vladimri Putin është larguar nga porti i Hamburgut mëngjesin e së hënës. Lajmi raportohet nga media gjermane ̶...
RUSI– Jetesa në Rusi, vështirësitë e të qënit një gazetar/reportere janë treguar më së miri nga Gazetarja Elena KostyuchenkoGazetarja Elena Kostyuchenko k...
DUBAI– Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin. Shpërthimet janë dëgjuar në qytetin e mbushur me njerëz, e njësi të shumta të policisë dhe ekip...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se edhe 16 miliardë dollarë duhen për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë ...
Liderët evropianë janë zotuar se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për ulje të tensioneve pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër Ukrain...