Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përgjysmohet numri i të vaksinuarve, në spitale shtrohen 30 pacientë çdo ditë
19 Shtator 2021, 19:02Nga DOSJA
SHQIPËRI– Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.
Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksinuar e nga ana tjetër është rritur numri i qytetarëve të cilët ndikohen nga konspiracionit dhe ditët e fundit kanë nisur protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kjo është reflektuar menjëherë në uljen e numrit të personave që vaksinohen në një ditë.
Nga afro 14 mijë që u regjistruan në ditët e para të shtatorit kjo shifër ka zbritur në 7000 persona të vaksinuar në një ditë. Ndërkohë që në spitalin Covid shtrohen çdo ditë 30 pacientë në gjendje të rënduar.
Por në shifrën zyrtare mesatarisht 5 humbje jete çdo 24 orë ka pasur edhe nga ata të vaksinuar me dy doza. Studime të ndryshme tregojnë se ka persona të cilët nuk krijojnë imunitet me dy doza vaksine apo imuniteti nga vaksina zgjat vetëm 6 muaj ndaj kërkohet dozë e tretë.
Por, OBSH bën thirrje të krijohet mundësia e të vaksinohen sa më shumë qytetarë me dy doza në mënyrë që të mos i jepet hapësirë virusit për të krijuar mutacione të cilat mund të jenë edhe më agresive se Delta./Marrë nga Top Channel.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar aksionin e radhës! Në një komunikim me mediat, AMT ka bërë me dije se nesër në orën 11:00, do të ...
TIRANË– 6 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije kanë ndërruar je...
TIRANË– Policia e Shtetit, në kuadër të parandalimit të aksidenteve, ka prangosur 9 drejtues mjetesh. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë pezull...
TIRANË– Ndahet nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Dashi, i cili prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë me ...
ITALI– Një shqiptar, i dëbuar nga Italia, ka arritur të hyjë sërish në “tokën e ndaluar”, duke përfunduar në prangat e Policisë! Mediat italiane kan...
SHKODËR– 4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi akuzohen se kanë kryer krime mjedisore. Në pranga kanë përfunduar: : Xh. B., 36 v...