All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

1 grua në muaj! Statistikat e frikshme të krimit në familje në Shqipëri, pesë nga burrat vrasës s’pranuan as ndëshkimi

19 Shtator 2021, 14:15 Nga DOSJA
1 grua në muaj! Statistikat e frikshme të krimit në familje
All - Paragraf - 1

SHQIPËRI– Tetë gra në tetë muaj u vranë në mënyrë makabre nga burrat e tyre, duke bërë një bilanc: një grua për çdo muaj! Ky është bilanci tragjik i krimit në familje në Shqipëri që nuk njeh më ndasi klasash, godet të pasur e të varfër dhe nën preteksin e xhelozisë burrat preferojnë tu marrin jetën grave të tyre, sesa tu japin divorcin. Madje ata nuk pranojnë as dorëzimin në Polici për të vuajtur dënimin për jetën e marrë, por vetëflijohen. Konkretisht pesë nga tetë burrat që kanë masakruar gratë e tyre vetëm këtë vit, kanë vrarë edhe veten më pas.

Rasti më i fundit ndodhi mbrëmë, krimi i dyfishtë tronditi Divjakën

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, pas një sherri të çastit vrau me çifte bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rasa, 45 vjeçe dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Krimi i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në fshatin Babunjë të Divjakës, në shtëpinë ku jetonte çifti bashkë me djalin e tyre, Leonardi, të cilin e lanë pas të vetëm. 58-vjeçari punonte në Bashkinë e Divjakës dhe ishte e vetmja e ardhur për familjen, kurse Fëllënxë Rrasa merrej me shtëpinë dhe me blegtori. Familjarët treguan se çifti kishin probleme ekonomike dhe vetëm vrfëria mund të ishte bërë shkak për këtë krim, por të vërtetën çifti e mori me vete.

Dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. Ky i fundit kishte dhe dy djem nga martesa e parë.

Sabrina Bengaj, 23-vjeçarja që ngriti vendin në protesta, s’i shpëtoi dot bashkëshortit dhunues

Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e 10 shtatorit nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, teksa konsumonte darkën në shtëpinën e saj në Peshtan të Fierit. Ajo la pas një vajzë të vogël, vetëm 3 vjeçe, e cila aktualisht nuk ka ende një kujdestar ligjor, por mendohet se do të rritet nga duart e nënës së Bengajt. Rasti i Elton Metajt, i cili u arrestua vetëm tre orë pas krimit të kryer, nxorri në pah dhe një skandal në drejtësi. Elton Metaj kishte terrorizuar për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, por drejtësia u tregua shumë zemërgjerë me të, duke e shtruar në spitalin e burgut të Zaharisë.

Pak muaj me vonë, Elton Metaj u lirua me argumentin se do të vijonte kurën në shtëpi, por në fakt 31-vjeçari nuk kishte asnjë mjekim për të marrë. Dy javë para se të dilte nga qelia, ai e telefonoi Bengajn dhe e kërcënoi me vrasje, plan që dhe e bëri realitet, i pacënuar nga asnjë organ i shtetit. Familja e 23-vjeçares drejton gishtin nga gjykatësit dhe prokurorët dhe fajëson ata për vdekjen e vajzës së tyre, e cila ishte martuar që 14 vjeçe me Metajn dhe duronte dhunë e kërcënime. Sikur të mos mjaftonte kjo, nga qelia, Elton Metaj u përpoq ‘t’i përdhoste’ emrin Bengajt dhe e akuzoi se e kishte tradhëtuar pasi ishin ribashkuar pas lirimit të tij nga burgu.  

Sanije Bandulla, tjetër krim i paralajmëruar, 83-vjeçarja kishte përfunduar disa herë e gjakosur në spital nga dhuna e të shoqit

Fadil Bandulla 79 vjeç ekzekutoi me automatik gruan e tij, pesë vite më të madhe se ai në moshë, Sanije Bandulla dhe më pas vrau edhe veten. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër, më 15 gusht, por u zbulua vetëm tre ditë më vonë, pasi trupat e çiftit kishin nisur të kundërmonin. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani, por motivet e krimit i dinë vetëm ata të dy që tani nuk flasin dot më.

E moshuara është gjithashtu një numër më tepër në listën e vrasjeje të paralajmëruara. Ajo kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit dhe hera e fundit kishte qenë vetëm një javë para se ta vriste i shoqi.  Aty Sanije Bandulla rrëfeu edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e konsideruan të arsyeshme të ndalonin dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.

5 korriku, Artan Ismalaja dërgon të shoqen në Bubq dhe e masakron me thikë, dyshonte se e tradhëtonte

Artan Ismalaja, 51 vjeç, masakroi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, duke e lënë të vdekur brenda makinës ku ndodheshin të dy. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, rreth orës 10:45 të paradites së 5 korrikut. Artan dhe Klarita Ismalaja, banues në Tiranë dhe një çift sipas të afërmve nuk kishin as probleme ishin nisur drejt Krujës për të parë një shtëpi që 45-vjeçarja kishte planifikuar të merrte për familjen e saj, por planet e të shoqit ishin totalisht të tjera.

Kur kanë mbërritur në Bubq, 51-vjeçari ka futur makinën e tij në oborrin e një stalle lopësh, duke ndjekur pas një kamion që kishte ushqime për kafshët. Aty Ismalaja ka nisur të kërkojnë llogari për një tradhëti të supozuar dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë thikën që kishte marrë me vete dhe ka masakruar të shoqen. Më pas, ai nisi të qëllonte dhe veten, por u shpëtua në kohë dhe u dërgua në spitalin e Traumës. Sot, Artan Ismalaja ndodhet pas hekurave dhe familja e Klaritës ka paralajmëruar vetë gjyqësi, nëse ‘gongu’ i drejtësisë nuk do të funksionojë.

Menderie Bici, sa herë që pinte i shoqi, e kërcënonte se do ta vriste

Qemal Bici, 56 vjeç dhe një person i varur nga alkooli mbërriti në banesë në gjendje të dehur mbrëmjen e 7 qershorit dhe masakroi me sëpatë të shoqen, Menderie Bici. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, Pasi ka vrarë bashkëshorten, 56-vjeçari ka vendosur që të vrasë edhe veten, duke u varur në një pemë pranë banesës së tyre. Krimi u zbulua nga djali i mitur i familjes, i cili pati fati dyfish fatin e keq, që përveçse të humbiste prindërit në të njëjtën ditë, të gjente të pajetë trupat e tyre. Arsyeja e krimit është sërish xhelozia dhe dyshimet për tradhëti….

Qemal Bici pas sherreve me gruan kishte arritur që të përzinte edhe drejtorin e shkollës nga fshati Dragostunjë dhe ta dërgonte në një tjetër fshat, pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me të. Familja Bici ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Vetë 58-vjeçari vetëm pak muaj para krimit të rëndë, tregonte para mediave se nuk kishte para për të paguar dritat e as ushqimin.

Luljeta Buzo, gruaja që u ekzekutua pa mëshirë pasi mori guximin të denonconte bashkëshortin dhunues

Dyert e Gjykatës së Elbasanit ku dyshja sapo kishin mbyllur seancën e radhës së procesit të divorcit u shkundën nga 11 plumba që Koço Buzo “derdhi” mbi trupin e Luljeta Buzos, gruas që e kishte bërë baba të tre fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi në dy të njërit prej djemve, i cili pa mundur ta ndalonte pa me sytë e tij se si i ati i mori jetën gruas që e kishte sjellë në jetë.

Plumbat kapën edhe një kalimtar, Adriatik Kola dhe avokatin e Luljeta Buos, Gëzim Toçila, të cilët sot ndodhen shëndoshë e mirë. Luljeta Buzo dhe Koço Buzo ishin të martuar për mbi 26 vite me njëri-tjetrin përpara se raporti mes tyre të përfundonte në një tragjedi. Raporti mes tyre ishte krisur disa vite më parë, kur të dy kishin përfunduar në gjykatë dhe Liljana, 54 vjeçe kishte kërkuar të ndahej nga ish-polici 58-vjeçar për shkak të dhunës së vazhdueshme. Konflikti nuk u shua, përkundrazi. Nga frika e mos e gjente bashkëshorti me të cilin kishte nisur procedurat e divorcit, Buzo u kishte kërkuar njerëzve që e njihnin që mos ta thërrisnin asnjëherë në emër. Ajo madje kishte ardhur të fshihej në Tiranë, por plumbat e të shoqit e gjetën në dyert e gjykatës.

Horrori në Kavajë, Bilbil Shirja djeg të gjallë gruan e tij Fëllënxa, më pas vetëvaret në pemë

Bilbil Shirja, 48-vjeç i cili ishte në proces divorci me Fëllënxa Shirjen mori gruan e tij nga banesa e prindërve dhe e futi në makinë për ta djegur të gjallë vetëm pak metra larg shtëpisë së saj të vajzërisë. Më pas, shumë pranë mjetit, Bilbil Shirja u vetëvar duke mbyllur kështu dy kapituj jetësorë.

Familja Shirja nuk kishte probleme financiare dhe jetonin në kushte shumë të mira ekonomike, për shkak për vrasjen ishte bërë xhelozia. Bilbil dhe Fëllënza Shirja ishin në proces divorci prej 2 muajsh, gjë që nuk pranohej nga 48-vjeçari që preferoi t’i merrte jetën. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila është e martuar dhe e një djali 17-vjeçar.

Irvana Hyka, 28-vjeçarja që u masakrua për vdekje nga Demokrat Medinaj, ishte shtatzënë në javën e gjashtë

Irvana Hyka, 28 vjeçe ishte shtatzënë në javën e 6-të me Demokrat Medinajn (nipi i Ben Qimes, Arben Isufaj, një person me precedentë penalë) në momentin që ky i fundit e masakroi me thikë për vdekje në sy të dy fëmijëve të tjerë të mitur, 4 dhe 6 vjeç. Krimi monstruoz ndodhi në banesën e çiftit në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit, pasditen e 10 majit. Pas krimit, Medinaj është larguar dhe në vend që të dorëzohej në polici vrau veten. Trupi i tij u gjet i pajetë në fushën e plehrave pak metra pas shtëpisë së vet, duke lënë të pazbuluara edhe motivet e krimit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burrat vrasin grate burrat vrasin grate


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd