LIVE UPDATES
Aktualitet

Përkeqësohet situata me Covid 19/ VOA: Ditët e para të gushtit në Shqipëri, më shumë raste se në korrik e qershor bashk

9 Gusht 2021, 18:13 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata me Covid 19/ VOA: Ditët e para të

Muaji gusht ka shënuar një rrije të ndjeshme të rasteve të reja me Covid 19 duke thelluar tendencën e vënë re në pjesën e dytë të muajit të kaluar. Numri i të infektuarve deri të hënën, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, ka shkuar në afër 900, më i lartë se totali i të prekurve përgjatë qershorit dhe korrikut (respektivisht 186 dhe 598 raste) të marrë së bashku.

Vetëm gjatë javës së fundit (3-9 Gusht) u regjistruan 835 të prekur rishtazi, mesatarisht 119 raste ne ditë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 20-26 prillit të shkuar. Ndërsa krahasuar me javën pararendëse (255 të infektuar), është më shumë se trefishi.

Nëse në fund të korrikut kishte 425 raste aktive, të dhënat e ditës së hënë tregojnë se ato kanë shkuar në 1082 të tilla në të gjithë vendin, ku gati 35 përqind janë vetëm në Tiranë (382), ndërsa 35 përqind të tjera në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.

Java e fundit, shfaqi dhe një tjetër të dhënë shqetësuese sa i përket viktimave, me 3 persona që humbën jetën, nga të cilët një 73 vjeçar nga Tirana, në 24 orët e fundit. Gjatë gjithë korrikut pati vetëm një humbje jete dhe në qershor 5 vdekje.

Shtrimet në spitale gjithashtu njohën një rritje progresive. Nga 20 pacientë që ndodheshin të hënën e shkuar në spitalin Infektiv në Tiranë, këtë të hënë u njoftua për 30 të shtruar.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u trefishua javën e fundit duke u ngjitur ne 3.1 përqind. Kjo shifër me gjasë është realisht më e lartë, duke qenë se në totalin e testimeve përfshihen dhe një numër i konsiderueshëm që realizohet nga qytetarët për arsye udhëtimi jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Ndonëse shifrat nuk janë ende në nivele shumë të larta, ritmi i rritjes së rasteve shfaqet problematik, aq më tepër kur sezoni turistik është në kulmin e tij dhe masat e distancimit fizik e social apo mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura, haptazi nuk respektohen. Po ashtu autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal se mund të ndërhyjnë së shpejti për të rritur kufizimet. Në kufijtë e vendit, gjithkush mund të hyjë pa ju nënshtruar asnjë kontrolli, ndryshe nga shumë vende që kanë dhe një mbulesë më të lartë vaksinale, të cilat kërkojnë ose certifikatën e vaksinës, ose teste të dy tre ditëve të fundit.

Autoritetet po përsërisin thirrjet për vaksinim masive, dhe gushti është shpallur muaji i hapur për të gjitha grupmoshta+18 vjeç. Që nga fillimi i muajit deri sot janë kryer 61 mijë vaksina. Në total janë kryer afro 1milion e 600 mijë doza. Janë 553.482 qytetarë që kanë marrë të dyja dozat, ose 19.7 përqind e popullatës rezidente. Ndërkohë që gati 153 mijë të tjerë, kanë marrë vetëm një dozë.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit