LIVE UPDATES
Bota

Përleshje midis policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aksa, 27 të plagosur

22 Prill 2022, 06:28 Nga DOSJA
Përleshje midis policisë izraelite dhe palestinezëve në

Policia izraelite ka ndërhyrë të premten në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pasi të rinj palestinezë kanë hedhur gurë në portën e xhamisë, ku ishin të vendosur policia.

Associated Press raportoi se pas hedhjes së gurëve, policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, duke shtënë plumba gome dhe duke hedhur shok bomba, teksa është raportuar edhe për të lënduar.

Rikthimi i dhunës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami, vizita që nga palestinezët janë parë si provokim.

Gjatë javës së kaluar, palestinezët dhe policia izraelite vazhdimisht janë përleshur në këtë vend, teksa tensionet janë rritur pas një serie sulmesh vdekjeprurëse brenda Izraelit dhe arrestimeve dhe bastisjeve të kryera nga Izraeli në Bregun e okupuar Perëndimor. Tri raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në Izrael.

Rikthimi i dhunës ka rritur frikën se mund të përsëriten ngjarjet e vitit të kaluar, kur protestat dhe dhuna në Jerusalem u përshkallëzuan, duke çuar në një luftë 11-ditore në Gaza dhe në Izrael.

Dhjetëra-mijëra besimtarë myslimanë pritet të vizitojnë xhaminë Al-Aksa për lutjet e së premtes, teksa besimtarët po shënojnë edhe Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Gjysmëhëna palestineze, që është shërbim mjekësor, tha se të pakën 27 palestinezë janë plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërkaq, Izraeli ende nuk ka komentuar për këto ngjarje, pasi në këtë shtet ka pushim për shkak të një feste hebreje.

Xhamia Al-Aksa, që gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, është vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame. Hapësira e madhe mbi të cilën është ndërtuar kjo xhami, është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen me emrin Mali i Tempullit, për shkak të vendndodhjes së dy tempujve hebrenj në antikitet. Ky vend është shndërruar në epiqendrën e konfliktit izraelito-palestinez dhe përleshjet në këtë vend shpesh nxisin dhunë edhe në pjesë të tjera.

Palestinezët dhe Jordania fqinje janë kujdestarë të zonës. Ata akuzojnë Izraelin se po shkel marrëveshjet e arritura më herët, duke lejuar një numër gjithnjë e më të madh të hebrenjve që të vizitojnë këtë vend, nën përcjelljen e policisë.

Një marrëveshje për ndalimin e hebrenjve që të falen në këtë vend është shkelur viteve të fundit, duke rritur frikën te palestinezët se Izraeli planifikon që ta marrë këtë vend ose ta ndajë atë.

Izraeli thotë se është i përkushtuar për status quo-së dhe fajëson grupin militant Hamas për nxitjen e dhunës. Hamasi udhëheq në Gaza.

Vizitat e grupeve të hebrenjve në hapësirën e kësaj xhamie janë ndaluar duke filluar nga 22 prilli dhe kjo ndalesë do të vazhdojë për të paktën dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Këtë vit Ramazani ka përkuar me Pashkët hebreje dhe disa festa të rëndësishme të krishtera, ku dhjetëra-mijëra besimtarë të tri feve kanë vizituar Qytetin e Vjetër.

Qyteti i Vjetër është në lindje të Jerusalemit, që Izraeli ka okupuar së bashku me Bregun Perëndimor dhe Gazan, në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Izraeli ka aneksuar Jerusalemin lindor, një lëvizje që nuk është njohur ndërkombëtarisht. Izraeli e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të tij. Palestinezët po kërkojnë të kenë një shtet të pavarur dhe e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytetin e tyre.

Marrë nga REL. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izraeli sulmon palestinezet palestinezet perleshje policse dhe palestinezeve policia izraelite izraeli sulmon palestinezet palestinezet perleshje policse dhe palestinezeve policia izraelite

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet