LIVE UPDATES
Ekonomi

Përmbysen raportet gjinore në Europë, më shumë gra se burra në shumicën e shteteve, Shqipëria barazim

7 Tetor 2021, 05:18 Nga DOSJA
Përmbysen raportet gjinore në Europë, më shumë gra se

TIRANË– Europa po shkon drejt epokës së matriarkatit, për shkak të përmbysjes së raporteve gjinore në popullsinë e përgjithshme në favor të femrave, teksa po shtohet me shpejtësi përqindja e femrave me diplomë të arsimit të lartë në raport me meshkujt.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2020 në Europë kishte 219 milion burra dhe 229 milion gra në BE. Eurostat numëroi se për çdo 100 burra kishte 104.7 gra, ose 4.7 % më shumë gra sesa burra. Të dhënat përfshijnë edhe Shqipërinë, por raportet gjinore në vendin tonë kanë një diferencë të lehtë në favor të grave, ku për çdo 100 burra ka 100.3 gra.

Eurostat verifikoi se kishte më shumë gra sesa burra në të gjitha shtetet anëtare, përveç Maltës, Luksemburgut, Suedisë dhe Sllovenisë. Normat më të larta u gjetën në Letoni (17 % më shumë gra sesa burra) dhe Lituani (14 % më shumë).

Për krahasim, më 1 janar 2001 kishte 5.5 % më shumë gra sesa burra në BE, me një raport minimal prej 101.1 gra për 100 burra në Irlandë dhe një maksimum prej 117.3 në Letoni. Gjatë periudhës 2001-2020 rritja më e lartë e normës u regjistrua në Portugali (nga 107.2 në 111.9 gra për 100 burra), ndërsa rënia më e lartë ishte në Maltë (nga 102.1 në 93.6 gra për 100 burra).

Shqipëria deri më tani i ka të ekuilibruara raportet gjinore në popullsinë e saj, por emigracioni i lartë e kë dëmtuar këtë barazi në disfavor të burrave. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2021 ishte 2.829.741 persona, duke pësuar një rënie prej 0,6 % gjatë 2020. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri është ulur me një normë prej 0,4 % ndërsa popullsia e burrave ka rënë me 0,7 %. Në vitin 2020, gratë përbënin 50,2 % të popullsisë gjithsej.

Shtesa natyrore, gjatë vitit 2020 është më e ulët për burrat sesa për gratë, përkatësisht -1.018 dhe 1.488. Migracioni neto i grave shënon vlerën -7.069 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2020. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -9.615 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer.

Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se në Shqipëri ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grupmoshën 35-39 vjeç. Mosha mediane për burrat, në fund të vitit 2020 është 36,8 vjeç ndërsa për gratë është 38,6 vjeç. Mosha mediane më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vite për burrat dhe 79,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vite më shumë se burrat.

Të dhënat e Eurostat tregojnë së për vitin 2020 më shumë se 34 % e grave në BE kishin përfunduar arsimin e lartë, krahasuar me 29 për qind të meshkujve. Në Shqipëri gjatë vitit 2020 numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2019-20 ishte afërsisht 33 mijë studentë ndër të cilët vajzat përbënin 65,3 %.

Në dekadat e fundit, përqindja e grave me arsim të lartë është rritur vazhdimisht, duke e përmbysur hendeku historik gjinor në favor të burrave. Në vitin 2019 në vendet e OECD-së, 51% e grave 25-34 vjeç kishin diplomë të arsimit të lartë, krahasuar me 39% të meshkujve.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi burrat ne shqiperi gratë në shqipëri burrat ne shqiperi gratë në shqipëri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet