LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja e babait të Arba Kokalarit me Kadarenë, shkrimtari: Ambasadori më dogji NOBEL-in

28 Maj 2019, 07:28 Nga DOSJA
Përplasja e babait të Arba Kokalarit me Kadarenë, shkrimtari:

TIRANË- Arba Kokalari, mbesa e Mysyne Kokalarit, e përndjekur nga regjimi komunist, arriti që të marrë zemrat e popullit suedez e kësisoj të zgjidhet si eurodeputetja e parë shqiptare.

Arba Kokalari, është e bija e Bardhyl Kokalarit, ambasadorit të parë shqiptarë në Suedi, por që akuzohet nga shkrimtari Ismail Kadare, si personi që kishte punuar kundër marrjes së çmimit “NOBEL” nga ai. Kadare do të akuzonte Kokalarin si personi që kishte ndikuar tek juria suedeze për të mos i dhënë çmimin “NOBEL”.

“Një ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi, ka kundërshtuar nominimin tim me këtë çmim. Ky ishte një veprim skandaloz, saqë edhe vetë shtypi u mor gjatë me këtë çështje. E ç’është më e keqja, ai ambasador ishte nga Gjirokastra”, tha ai.

Por ndonëse Kadare nuk zbuloi emër, sipas “Gazeta Shqiptare”, e 17 nëntorit të vitit 2008, në sallën ku u organizua takimi mbi emrin e ambasadorit që guxoi kontestimin e dhënies së çmimit Nobel, u “zbulua” nga vetë miqtë që shoqëronin shkrimtarin e madh. Kjo gazetë asokohe shkruante se “Bëhet fjalë për Bardhyl Kokalarin nga Gjirokastra, i cili ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1992-1995”.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, me kërkesë të Kadaresë, shkarkoi Bardhyl Kokalarin, nga posti i ambasadorit. 

Por vetë diplomati Kokalari ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa në një intervistë do të shprehej se ishte hera e parë që e dëgjonte këtë. Bardhyl Kokalari sfidoi më tej asokohe mediet por edhe vetë Kadaren, duke thënë se nëse ai kishte shkruar letër ndaj Jurisë së Akademisë së Shkencave, do të ishte lehtësisht e aksesueshme për publikun.

Pjesë nga intervista e Bardhyl Kokalarit

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u shpreh gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, se ju keni kundërshtuar nominimin e tij për çmimin Nobel në vitin 1994 ndërkohë që ishit ambasadori i Shqipërisë në Suedi?

Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Mua as më ka shkuar ndër mend një gjë e tillë e jo më t’i shkruaj letër Akademisë për të kundërshtuar nominimin Kadaresë, për çmimin Nobel. E mbi të gjitha në atë kohë unë kam qenë Ambasador i Shqipërisë në Suedi, çka do të thotë kam qenë në funksion e në mbrojtje të shqiptarëve e jo kundra tyre, e mbi të gjitha kundra një shkrimtari si Kadareja.

E keni lexuar intervistën e Kadaresë nga Gjirokastra?

Tani nga ju po e mësoj sepse nuk e kam lexuar.

Pra ju e mohoni kategorikisht këtë fakt, ndërkohë si ka mundësi që përflitet emri juaj?

Është vërtetë absurde, por po ju sugjeroj diçka. Suedia është një ndër vendet më të lira në botë, ku çdo kush ka mundësi të hapë dokumente, e nëse unë paskam bërë një letër kundra tij, pranë Akademisë së Letërsisë, sigurisht që do jetë e arkivuar dhe gjendet lehtësisht. Akuza mund të hedhë kush të dojë, por në fakt shkrimtari Ismail Kadare a jua tregoi dokumentin që vërteton këtë akuzë gazetarëve? Me sa di unë jo, sepse një gjë e tillë nuk ekziston.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kokalari çmimi nobel ismail kadare kadare akuza kokalarit të pathënat bardhyl kokalari çmimi nobel ismail kadare kadare akuza kokalarit të pathënat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet