“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Përplasja me armë në Vlorë, u qëllua nga dy palët, shkak, e dashura e djalit të kryeplakut
30 Prill 2022, 07:41Nga DOSJA
VLORË– Sherri që përfundoi në përplasje me armë zjarri një natë më parë në Vlorë mes efektivit Lisjan Myrtaj e Juxhin Aliajt (Todi) ka nisur pikërisht për të dashurën e këtij të fundit. Dy të rinjtë debatonin vazhdimisht me njëri-tetrin për të nëjjtën arsye, pasi jetonin edhe në të njëjtën lagje ’10 korriku’ e konfliktet ishin të pashmangshme. Por, një natë më parë, gjithçka kapi kulmin.
“Çfarë ke që shikon”, kanë qenë fjalët që kanë nisur konfliktin verbal e fizik mes dy djemve dhe në prani të të dashurës së Aliajt, nxorrën armët e qëlluan drejt njëri-tjetrit. Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes kanë bërë që grupi hetimor të dalë në përfundimin e është qëlluar nga të dy palët.
Dy gëzhoja plumbash janë gjetur në tokë, një në murin e një banese dhe një në automjetin e llojit ‘Mercedes Benz’, tip ‘ML’ me targat AA 858 FY. Automjeti ishte në pronësi të babait të Juxhin Aliajt, kryeplakut të Kaninës Astrit Aliaj në dokumente, por përdorej nga i biri. Si Juxhin Aliaj dhe e dashura e tij pas plumbave kanë tentuar të hipin në automjet për tu larguar por Lisjan Myrtaj i ka ndjekur duke i qëlluar në xhamin e parmë të makinës. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Juxhin Aliaj është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa Lisjan Myrtaj është dorëzuar në polici. Në polici është shoqëruar edhe e dashura e Aliajt, e cila pas marrjes në pyetje është shoqëruar deri në shtëpi nga efektivët dhe është lënë e lirë. Ajo ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe është shprehur se dinamika që u zhvillua një natë më parë, nuk e la të kuptonte shumë detaje. Në dëshminë e tij në policinë e Vlorës Myrtaj është shprehur se përplasja nisi kur Juxhini kishte dalë nga pallati me të dashurën. Ai tregon se Aliaj e ka fyer gjë që është bërë shkak dhe për nxjerrjen e armëve. Policia është ende në kërkim të Aliajt.
VLORË– Efektivi i Policisë, Lisjan Myrtaj, qëlloi ditën e djeshme me armë zjarri djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë për shkak të një vajze. Mëso...
TIRANË– Autobusi i linjës urbane ‘Green Line’ ndodhet ende në Lanë, një ditë pasi u aksidentua bashkë me një tjetër makinë dhe të dy mjetet përfundua...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe kryesore mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Top Channel raporton mbi ...
LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Në Hotolisht, në Rrethin e Librazhdit, një furgon i bardhë është përmbysur në mes të rrugës...
Intervistë me Peter Zingraf, Ambasador i Gjermanisë në ShqipëriËshtë e vërtetë që COVID-19 ndryshoi planet e biznesit të zgjerimit për shumë investitorë, p...
TIRANË– Ditën e sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të...
TIRANË– Tragjedia është shmangur në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:20, një autobus i Unazës është përplasur me një makinë duke përfunduar në...
TIRANË– Një nga autobusët e linjës “Green Line” ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e së premtes në Tiranë, pasi është përplasur me një makin...