LIVE UPDATES
Politike

29 Gusht 2019, 07:34 Nga DOSJA

Shqipëri– Një ditë më parë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati doli kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimet e drejtorëve në Shkodër. Pakënaqësinë me Kryeministrin, për menaxhimin dhe reagimin pas rastit “Pjetri”, Bushati e tregoi  dje, ku deklaroi se të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi për vendosjen e Valdrinit si kandidat në Shkodrën.

Për këtë përplasje me Ramës dhe Bushatit ka reaguar me anë të një shkrimi edhe Mero Baze. Në shkrim gazetari tregon se Ditmir Bushati nuk besonte se do të bëheshin zgjedhje më 30 qershor dhe se kishte dalë kundër zgjedhjeve. Baze ka treguar bisedën me Bushatin para 30 qershorit,  ku sipas tij ky i fundit i ka thënë se kishte drojën se mijëra demokratë do vërshonin në qendra votimi dhe do t’i bllokonin, dhe se qeveria nuk mund të fuste popullin në burg.

“Luan Harusha ishte pesimist se socialistët në Shkodër, ishin braktisur nga PS dhe nuk ishin të motivuar për të mbështetur kandidatin e tyre, pasi sipas Luanit, ishte i mbështetur në distancë nga njerëz të Doshit. Ishte fjala për Valdrinin. Ditmir Bushati përpiqej t’ia hidhte poshtë rezervat ndaj kandidatit dhe e konsideronte të duhurin për PS, por fokusohej tek nevoja që PS duhet të bënte marrëveshje me PD para zgjedhjeve, ndryshe nuk kishte zgjedhje. Madje, për këtë s’më la gjë pa thënë dhe mua, që isha partizan i shkuarjes në zgjedhje me çdo çmim, duke më kujtuar që kisha marrë më qafë dhe Berishën me qëndrime të tilla dikur.”, shkruan Baze.

Gazetari thekson më tej se: “Në fakt, po e rikujtoj këtë debat pasi dëgjova Ditmir Bushatin sot, që me shumë të drejtë thotë se rasti i Valdrinit derdhi pikën e fundit të ujit. Tani nëse do gjykoja si Bushati, sot duhet të thosha që kam dëgjuar Bushatin ta mbrojë Valdrinin dhe në debat jo publik, dhe duhet të mbajë përgjegjësi, ashtu siç duhet të them që Luani ka arsye të jetë dhe më i mërzitur se Ditmiri, pasi edhe ata socialistë që kishte në punë, ja hoqi sot Edi Rama. Por është e padrejtë të them që Ditmiri mbronte një të inkriminuar, pasi as ai, as Luani, nuk e mbronin dhe kundërshtonin Valdrinin për atë që u bëri gjëmën, por për arsye të tjera.”

Shkrimi i plotë:

Para fushatës elektorale në Shkodër, kam pasur një bisedë të vështirë me dy deputetë socialistë të Shkodrës, të cilët nuk besonin se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor. Ishin Ditmir Bushati dhe Luan Harusha.

Ditmir Bushati nuk besonte se do të bëheshin zgjedhje, pasi kishte drojën se mijëra demokratë do vërshonin në qendra votimi dhe do t’i bllokonin, dhe se qeveria nuk mund të fuste popullin në burg. Ishte ajo çfarë në fakt thoshte opozita.

Luan Harusha ishte pesimist se socialistët në Shkodër, ishin braktisur nga PS dhe nuk ishin të motivuar për të mbështetur kandidatin e tyre, pasi sipas Luanit, ishte i mbështetur në distancë nga njerëz të Doshit. Ishte fjala për Valdrinin.

Ditmir Bushati përpiqej t’ia hidhte poshtë rezervat ndaj kandidatit dhe e konsideronte të duhurin për PS, por fokusohej tek nevoja që PS duhet të bënte marrëveshje me PD para zgjedhjeve, ndryshe nuk kishte zgjedhje. Madje, për këtë s’më la gjë pa thënë dhe mua, që isha partizan i shkuarjes në zgjedhje me çdo çmim, duke më kujtuar që kisha marrë më qafë dhe Berishën me qëndrime të tilla dikur.

Luani ishte pesimist për 30 qershorin nga fakti që socialistët e Shkodrës ishin lënë rrugëve dhe si pyeste askush.

Ishte në fakt i pari debat që kam dëgjuar mes dy socialistëve shkodranë, që kishin arsye të ndryshme dhe përfundim të njëjtë pesimist për 30 qershorin në Shkodër.

Ishte aq pesimist debati mes tyre, sa mu krijua ideja se më shumë donin t’i mbushnin mendjen vetes, se mua, që nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Në fund u thashë, “merreni qetë. Dhe nëse nuk ka zgjedhje më 30 qershor në Shkodër, meqë jeni kaq të frikësuar, bëhen pas dy javësh”.

Në fakt, zgjedhjet u bënë dhe nuk dështuan as për arsyet që kishte Ditmiri, “frikën” nga revolucioni i Lulit, dhe as për arsyet që kishte frikë Luani, mërzitjen e socialistëve nga braktisja e PS në qendër.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër u futën në krizë pas 30 qershorit, kur kandidatin që mbronte Ditmiri, dhe kundërshtonte Luani, për arsye të tjera, kishte një arsye më të fortë për ta hedhur në erë procesin, se ato që mendonin ata.

Në fakt, po e rikujtoj këtë debat pasi dëgjova Ditmir Bushatin sot, që me shumë të drejtë thotë se rasti i Valdrinit derdhi pikën e fundit të ujit. Tani nëse do gjykoja si Bushati, sot duhet të thosha që kam dëgjuar Bushatin ta mbrojë Valdrinin dhe në debat jo publik, dhe duhet të mbajë përgjegjësi, ashtu siç duhet të them që Luani ka arsye të jetë dhe më i mërzitur se Ditmiri, pasi edhe ata socialistë që kishte në punë, ja hoqi sot Edi Rama.

Por është e padrejtë të them që Ditmiri mbronte një të inkriminuar, pasi as ai, as Luani, nuk e mbronin dhe kundërshtonin Valdrinin për atë që u bëri gjëmën, por për arsye të tjera.

30 qershorin nuk e hodhën në erë paranojat e tyre, por ajo që ata nuk dinin për Valdrinin, si shumë të tjerë. Dhe ajo që ata nuk dinin ishte e shkuara e Valdrinit.

Tani do të isha kurioz t’i takoja të dy përsëri dhe të më shpjegonin si dështuan në parashikimet për 30 qershorin, dhe akoma më shumë, si nuk patën fuqi të parashikonin atë që do t’u bënte Valdrini pas 30 qershorit.

Në fakt për këtë të dytën nuk kanë pikë faji, por kur dëgjoj Ditmirin që thotë dikush ka faj  për të, më shkon mendja ta bëj dhe këtë pyetje.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 mero baze perplasje ne kryesi valdrin pjetri ditmir bushati mbledhja e kryesise se ps 28 gusht 2019 mero baze perplasje ne kryesi valdrin pjetri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet