LIVE UPDATES
Bota

Përse njerëzit përqafojnë teoritë e konspiracionit?

21 Shkurt 2021, 06:24 Nga DOSJA
Përse njerëzit përqafojnë teoritë e konspiracionit?

SHBA– Autoritetet janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e atyre që sulmuan Kapitolin më 6 janar, shumë prej të cilëve me sa duket ishin të motivuar nga teoritë e rreme të konspiracionit se ish Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2020 por se iu mohua fitorja për shkak të manipulimeve të gjera në zgjedhje.

Teoritë e konspiracionit shpesh mbështeten në analizimin e prerë të gjërave në të drejta dhe të gabuara, dhe kjo mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë veprime që mund të mos i kishin menduar kurrë më parë, thotë Peter Ditto, një profesor i shkencave psikologjike në Universitetin Irvine të Kalifornisë.

“Moralizimi i çështjeve i mobilizon njerëzit të veprojnë”, thotë ai. “Nëse do të besoja se zgjedhjet amerikane ishin vjedhur nga fituesi legjitim, me siguri që do të sulmoja edhe Kapitolin. Është një veprim i llogjikshëm nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet. Problemi është, se nuk ndodhi”.

Sipas një studimi të Universitetit Emory botuar në revistën Journal of Personality, njerëzit që kanë më shumë gjasa të përqafojnë teoritë e konspiracionit janë më pak kërkues dhe shpesh shfaqin prirje narcisiste, të tilla si një ndjenjë e tepruar e vetë-rëndësisë, nevoja për vëmendje dhe admirim, marrëdhënie problematike, mungesë ndjeshmërie për të tjerët dhe që kanë një vetëvlerësim të brishtë.

Nika Kabiri, eksperte në procesin e vendimmarrjes njerëzore pranë Universitetit të Uashingtonit në Siatëll, thotë se të gjithë tërhiqen potencialisht nga teoritë e komplotit, edhe pse disa shumë më tepër se të tjerët.

“Ne të gjithëve na tërheqin potencialisht ato teori sepse të gjithë e urrejmë pasigurinë. Të gjithëve nuk na pëlqen ideja për të mos ditur pse ndodhin gjërat. Na bën të ndihemi sikur nuk kemi kontroll në botë. Ne duam shpjegim”, thotë ajo. “Është një tendencë e natyrshme që truri i njeriut të kërkojë shpjegime”.

Një teori konspirative është të fajësosh ose të shpjegosh një ngjarje të rëndësishme ose një grup rrethanash si një komplot sekret që zakonisht mendon se është organizuar nga njerëz të fuqishëm. Të menduarit në mënyrë konspirative gjithashtu mund të përqafojë idenë se nga publiku po mbahet një sekret i madh.

Kur një personalitet i shquar, qoftë një regjisor filmi apo një president, përhap një teori konspirative, thotë ekspertja Kabiri, teoria e konspiracionit merr më shumë vëmendje.

“Njerëzit i përkrahin këto besime sepse ata janë tashmë të pakënaqur“, thotë ajo. “Ka diçka që duan, ndoshta, të shpjegojnë diçka që nuk u mbush mendjen dhe teoria u jep atyre një përgjigje për atë që e kanë parë si diçka të pabesueshme”.

Kohët e pasigurive, si pandemia, mund të ndihmojnë në nxitjen e përhapjes së teorive të konspiracionit.

“Në veçanti njerëzit janë më të prirur ndaj mendimit konspirativ, janë të ndjeshëm ndaj këtyre teorive kur ndihen të kërcënuar dhe të shqetësuar, siç janë shumë njerëz tani,” thotë zoti Ditto. “Kur bota duket konfuze dhe e pakuptueshme, si tani. Kur njerëzit janë të vetmuar dhe kërkojnë lidhje me të tjerët”.

Sipas ekspertit Ditto njerëzit shpesh përqafojnë teori konsiprative sepse nuk mund të pranojnë shpjegime të thjeshta për ngjarje tronditëse që u ndryshojnë jetën.

Një teori konspirative në lidhje me sulmet terroriste e 11 shtatorit thotë se kullat binjake në Nju Jork ranë nga një shembje e kontrolluar dhe jo se avionët u përplasën në to.

Spekulimet e pavërtetuara në lidhje me pandeminë COVID-19 thonë se virusi doli nga një laborator kinez dhe ishte ndoshta një armë e sajuar biologjike.

Shumë amerikanë e kanë të vështirë të besojnë se Presidenti John F. Kennedy, një figurë e rëndësishme politike, u vra nga një njeri i vetëm i armatosur, një djalë i thjeshtë, prandaj përqafojnë idenë e paprovuar se duhet të ketë pasur një komplot më të madh për të vrarë presidentin.

Studiuesit e universitetit Emory zbuluan se njerëzit që kanë më shumë të ngjarë të përqafojnë teoritë konspirative janë shpesh më pak të pëlqyeshëm dhe më pak të ndërgjegjshëm, ndërsa shoqërohen nga ndjenja e së drejtës së patjetërsueshme, madhështia, depresioni dhe ankthi.

“Nëse jeni në një komunitet të ngushtë, qoftë në mediat sociale ose në jetën reale, me njerëz që i përmbahen të njëjtit besim, ekziston një përkushtim ndaj këtij besimi që është edhe më intensiv sesa nëse e ke menduar vetëm”, thotë Kabiri.

Ditto thotë se një milion vjet evolucion i shtyn njerëzit të futen në grupe me njerëz që ndajnë të njëjtin mendim.

“Ne jemi shumë fisnorë. Ne jemi vërtet të lidhur me njerëzit që janë si ne. Është shumë e pazakontë të kesh një vend ku supozohet të miqësohesh, të lidhesh dhe të bashkëpunosh me njerëz që nuk duken si ty dhe nuk kanë të njëjtat vlera”, thotë Ditto. “Eksperimenti Amerikan, në thelb, është një përpjekje për të punuar kundër të gjitha forcave të evolucionit dhe për t’i shtyrë njerëzit në këtë rrugë pozitive ku ata të bashkëpunojnë. Është shumë më e lehtë t’i ndash njerëzit”

Marrë nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll
Bota 20 Shkurt 2021, 20:39

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka nxjerrë në ankand dy makinat shtetërore ‘Mercedes Maybach’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri malazez, Zdravko Kri...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet