LIVE UPDATES
Politike

Përse nuk i shkoi Besa Shahini mandatit deri në fund? Nikolla: Vjen nga një mentalitet tjetër, bëri më të mirë, konsulto

15 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA
Përse nuk i shkoi Besa Shahini mandatit deri në fund? Nikolla: Vjen

TIRANË- Drejtuesja e politike e qarkut Lezhë dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në studion e “ABC News” foli për situatën e arsimin dhe ndryshimet që janë bërë se fundmi.

Gjatë intervistës me gazetarin Endi Xhafo, komentoi edhe lëvizjet që u ndërmorën në Ministrinë e Arsimit. Largimin nga posti të ish-ministres Besa Shahini, nuk e sheh shqetësues, por thekson se Shahini arriti me shumë përgjegjësi të përfaqësonte Ministrinë e Arsimit.

Gjithashtu Nikolla shton se largimi i Shahinit nuk duhet të sjellë kritika, pasi qeverisja është një program dhe jo një fushë-betejë. Sakaq e pyetur nga gazetari Endri Xhafo për mënyrën se si u largua nga posti, Nikolla tha se ndoshta ishte koha për një energji të re.

“Arsyet ishin sheshit, kujtojmë që ishte një protestë studentore, që adresoi disa problematika”, shprehet ajo.

Pasi kujtojmë që u zhvilluan protesta nga studentët, siç edhe shtoi vetë Nikolla, që në atë kohë u përball me shumë problematika.

Pjesa nga intervista:

Do të kishit dashur të ishit ministre?

Nikolla: Nuk di të them a do të kisha dashur të isha, por edhe mund të kisha dashur. Vështirësitë janë të shumta. Ajo që është më rëndësi është se unë ndihem shumë pranë. Për 5 vite pata nderin të administroja. Nuk jam shkëputur, për të dhënë mendim dhe këshilla.

Gjatë kësaj kohë ju kanë kërkuar këshilla, kush? Besa vetë ju ka kërkuar këshilla?

Nikolla: Kemi komunikuar, në momente të caktuara ajo ka telefonuar.

Si i keni pasur marrëdhëniet kur ishte zv. ministrja juaj?

Nikolla: Ka shumë aludime, por bashkëpunimi me Besën ka qenë shumë i mirë. Kam qenë me fat që edhe një përfaqësuese nga Kosova me projekte të caktuara ka qenë një zë i cili është dëgjuar.

Ja u komunikoi kryeministri arsyen e largimit?

Nikolla: Arsyet ishin sheshit, kujtojmë që ishte një protestë studentore që adresoi disa problematika.

Domethënë,- ju ishit koke turku?!

Nikolla: Jo… nuk e thashë këtë.

Ishin disa situata problematika dhe ai institucion kërkonte energji të re. Ndoshta kishte ardhur momenti për një energji të re.

Më duhet të them që Besës, iu desh jo vetëm të përshtatej me një mentalitet tjetër, por ana tjetër, drejtoi sektorin e arsimit në momentet të vështira, në situatën e tërmetit, që kërkonte një përgjegjësi ndryshe. Unë besoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri dhe ka bërë më të mirën.

Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit?

Nikolla: Besoj që këto pyetje duhet t’ja bëni Besës.

Jam e prirur të besoj atë që Besa bëri publike. Edhe në komunikimin që kam pasur me Besën, të njëjtën përgjigje kam marrë.

A është një dështim, kur ti i thua që unë nuk do të marr pjesë në betejën e 25 prillit?

Nikolla: Personi në fjalë e pa të arsyeshme që nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme. Ka problematika që lidhen me familjen… Unë them që ky nuk është moment për tu kritikuar.

Më çfarë karte qeverisëse do të shkoni përpara elektoratit?

Nikolla: Nuk është një betejë që ka marrë pushkën, qeverisja është një program. Unë nuk Besoj që Besa dhe përfaqësues të tjerë që u bënë pjesë e qeverisë nuk kanë çuar përpara programin.

Edhe unë edhe Ditmiri jemi anëtarë të PS. Nuk ka ikje dhe rikthime, ne kemi qenë aty. Unë u largova nga qarku Lezhë për të marrë një detyrë si sekretare e burimeve njerëzorë. Nuk ka asnjë gjë të keqe kur një skuadër riformaton energjitë.

Ju nuk e dinit më parë?

Nikolla: Jo nuk e dija, por kjo nuk ka rëndësi.

Marrë nga AbcNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini lindita nikolla ministria e arsimit besa shahini lindita nikolla ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet