LIVE UPDATES
Editorial

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

24 Qershor 2019, 14:16 Nga DOSJA
Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se

Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota.

Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm.

Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty. Pasi Ilir Meta plasi bombën e anullimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç’rregjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i’a hodhi poshtë.

Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që ti jepte mundësi Edi Ramës për t’u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve. Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor.

Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria. Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç’rregjistrimin e “Unitetit…” nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjshmëri Edi Ramës.

Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar.

Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç’pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja.

Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita?

Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej, jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative…

Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore? Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç’do autokraci nuk ka vend për surpriza.

Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin. Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke.

Marrë nga Lapsi.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bushati kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes andi bushati kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes

Sondazh

Poll
Editorial 20 Qershor 2019, 11:42

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet