LIVE UPDATES
Politike

‘Peshq të mëdhenj’ në rrjetë këtë vit? Ambasadorja Kim: Nuk bëj marifete, i drejtë padurimi i shqiptarëve. Kam një

28 Janar 2021, 21:25 Nga DOSJA
‘Peshq të mëdhenj’ në rrjetë këtë vit?

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se Shqipëria po fillon të shohë rezultate në fushën e drejtësisë, edhe pse nuk bën ‘marifete’ për të premtuar kapje të ‘peshqve të mëdhenj’. Sipas saj përparim është bërë në këtë drejtim, por shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar.

Znj.Kim ka një lajm për të gjithë, duke thënë se ajo beson tek Shqipëria ashtu si SHBA-ja. Ambasadorja ka shigjetuar ‘disa’ persona sipas së cilës duan që në Shqipëri të krijohet përshtypja se ky vend ka qenë gjithmonë i korruptuar sepse ashtu i intereson atyre, por znj.Kim i është rikthyer historisë duke i kërkuar shqiptarëve mos e humbasin shpresën.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sokol Balla: Zonja ambasadore, të ndalemi pak te reforma në drejtësi. Këtu mendoj se mund të flisni shumë më hapur sepse mendoj është investimi më i madh që ka bërë SHBA në Shqipëri nga viti 1991, besoj, kur ndihmuat rivendosjen e demokracisë në vend. Si po shkon procesi sepse ka shumë njerëz që ankohen, e dini, se po shkon ngadalë, institucionet nuk janë ngritur, rezultatet s’kanë ardhur ende, pra, na jepni disa mesazhe më shpresëplota

Ambasadorja Kim: Dakord, siç thamë në fillim të intervistës, vura në dukje gjërat që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, kur e filluam vitin pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Tani Shqipëria ka një gjykatë që funksionon. Duhen edhe nja dy gjyqtarë për të pasur anëtarësinë e plotë me nëntë dhe mendoj se palët do të punojnë për këtë, institucionet përgjegjëse. SPAK nuk kishte filluar të funksiononte, tani funksionon. Ka disa çështje që po shqyrton. Nuk e di cilat janë, e vendosin ata. Dhe tani sigurisht kemi BKH që funksionon me hetuesit e saj. Pra, ka lëvizje. Mendoj që shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar. Kanë qenë pa drejtësi të vërtetë për tepër kohë dhe kanë të drejtë të kenë padurim, kanë të drejtë të kërkojnë veprim më të shpejtë, dhe mendoj se do të shohim ca nga kjo gjatë 2021.

Sokol Balla: Pra po thoni se do të shohim disa peshq të mëdhenj në rrjetë këtë vit?

Ambasadorja Kim: Unë nuk bëj ato marifete marrëdhëniesh me publikun. Unë jam e interesuar në rezultate. Prandaj, ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cilan është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes. Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte.

Sokol Balla: Mirë atëherë, bazuar në fakte, mund të them se edhe ambasadori i kaluar ishte shumë entuziast për të njëjtën çështje. Kjo daton prej viteve 2017 dhe 2018, dhe jemi në vitin 2021. Dhe unë pajtohem me ju, se gjërat tani me reformën në drejtësi duhet të bëhen ashtu si duhet dhe, natyrisht, kjo kërkon kohë. Dhe sigurisht, tre vjet, pesë vjet, në kuadrin historik janë vetëm një sekondë. Por, në jetën e një njeriu, pesë vjet apo dhjetë vjet janë shumë të rëndësishëm. Në pesë vjet, ne shohim fëmijët tanë të rriten dhe shohim veten duke u plakur. Dhe pastaj, vjen një pikë dhe thua, ok, cili është koncepti i kohës kur bëhet fjalë për këto gjëra, pra kur? Çfarë është vonë dhe çfarë është herët dhe kur është koha e duhur? Prandaj ne kemi dyshime. Unë jam një nga ata njerëz që ende mbështes fuqimisht reformën në drejtësi. Ajo ka mbërritur në momentin kur, në fakt, duhet të shohim rezultate, prandaj dhe po këmbëngul tek ju me këtë pyetje.

Ambasadorja Kim: Po, mendoj se po filloni të shihni rezultate. Keni parë disa çështje të mëdha të nisin duke filluar nga vera e kaluar, dhe ajo që ndodh në fund është bërja e dallimit midis propagandës dhe faktit. Ka disa të cilët duan që ju të besoni se Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar dhe se do të jetë gjithmonë e korruptuar dhe se nëse nuk jeni dakord, ju jeni naiv. Epo, kam një lajm për ju, kjo nuk është normale dhe kjo nuk është mënyra se si ka qenë gjithmonë Shqipëria. Unë besoj tek Shtetet e Bashkuara dhe arsyeja përse besoj në Shtetet e Bashkuara nuk është sepse ne jemi perfekt, por sepse përpiqemi të përmirësohemi. Unë besoj tek Shqipëria për të njëjtën arsye. Ky nuk është vend i përkryer. As Shtetet e Bashkuara nuk janë, por unë mendoj se populli shqiptar ka mjaftueshëm pasion dhe përkushtim për të sjellë ndryshim. Unë shoh historinë tuaj. Shqipëria është toka e Skënderbeut. Ju i bëtë ballë Perandorisë Osmane kur askush tjetër nuk e bëri. Shqipëria është toka e besës dhe sot ndodh të jetë Dita e Përkujtimit të Holokaustit, por ju jeni i vetmi vend në Europë i cili në fund pati më shumë hebrenj se sa në fillim, dhjetra herë më shumë. Askush tjetër nuk e bëri këtë. Ju jeni vendi që refuzuat Enver Hoxhën dhe e zhdukët atë. Mendoj se këto janë me të vërtetë elemente të admirueshme të karakterit shqiptar. Prandaj unë besoj tek Shqipëria, besoj tek populli shqiptar dhe mendoj se ju kurrë nuk duhet të ndalni së shpresuari. Këta njerëz, të cilët ju thonë se nuk po ndodh asgjë dhe se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, nuk janë njerëz të cilët ju tregojnë të vërtetën. Ata po ju thonë një gënjeshtër, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë. Mos e humbni shpresën. Shpresa është armë.

Sokol Balla: Është e vërtetë.

Marrë nga Balkanweb

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet