LIVE UPDATES
Bota

Plani i demokratëve për të miratuar paketën 1.9 trilion dollarëshe si masë ndaj pandemisë

2 Shkurt 2021, 07:42 Nga DOSJA
Plani i demokratëve për të miratuar paketën 1.9 trilion

SHBA– Udhëheqësit demokratë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve paraqitën të hënën një masë të përbashkët buxhetore prej 1.9 trilion dollarësh kundër koronavirusit, në një hap drejt anashkalimit të republikanëve, para takimit të Presidentit Joe Biden me disa senatorë republikanë.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer tha se plani do të paraqitet si masë buxhetore e vitit fiskal 2021 në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe kjo do t’i jepte mundësi Kongresit që ta përshpejtojë procesin për miratim nga të dy dhomat.

Ndërsa republikanët kanë kundërshtuar propozimin e zotit Biden për paketën 1.9 trilion dollarëshe kundër koronavirusit, masa buxhetore do t’i lejonte demokratët që të anashkalojnë pragun prej 60 votash në Senatin e ndarë ngushtë dhe të miratojnë legjislacionin me një shumicë të thjeshtë, përmes një procedure të quajtur bashkërendim.

Kjo do të shënonte herën e parë që demokratët në Kongres përdorin një manovër për të treguar forcën e tyre legjislative, që kur morën kontrollin e Senatit.

Senati me 100 vende është i ndarë 50-50, ndërsa një votë nga Nënpresidentja Kamala Harris u jep demokratëve shumicën. Senatori Schumer foli para takimit të Presidentit Biden me 10 senatorë republikanë, të cilët kanë propozuar një paketë ndihme prej 618 miliardë dollarësh.

“Demokratët i mirëpresin idetë dhe kontributin e kolegëve republikanë në Senat. E vetma gjë që nuk mund të pranojmë është një paketë që është shumë e vogël ose shumë e paktë për të nxjerrë vendin tonë nga kjo situatë emergjente”,– tha zoti Schumer.

Veprimi i shpejtë nga Kongresi për të trajtur pandeminë është një synim kryesor i zotit Biden. Presidenti ka shprehur interes për të punuar me ligjvënësit republikanë. Por nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar asnjë shenjë të pranimit të propozimit republikan.

“Rreziku nuk është se është shumë i madh, rreziku është se paketa është shumë e vogël. Kjo është pikpamja e presidentit”,- tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki para takimit.

Presidenti Biden dhe ekipi i tij u paraqitën senatorëve republikanë detaje se si paketa e ndihmës do të sjellë përfitime për shtetet e tyre përkatëse, tha një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë.

PIKAT E DOMOSDOSHME

“Zoti President, ne i përshëndesim thirrjet tuaja për unitet dhe duam të punojmë me mirëbesim me administratën tuaj për të përmbushur sfidat shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore të krijuara nga pandemia”,- thanë përmes një deklarate të hënën senatorët republikanë Susan Collins, Lisa Murkowski, Mitt Romney dhe shtatë të tjerë.

Plani republikan nuk ofron asnjë ndihmë për qeveritë lokale dhe shtetërore, një nga pikat që një këshilltar i Presidentit Biden e përshkroi si “të domosdoshme” për demokratët në Kongres.

Sipas detajeve të publikuara nga ligjvënësit, propozimi republikan po ashtu nuk i përmbahet një pike tjetër të domosdoshme, duke ofruar vetëm 1000 dollarë pagesë direkte për amerikanët, krahasuar me 1400 dollarë që ka propozuar Presidenti Biden.

“Nuk kemi parë shumë kundërshtime publike nga demokratët në Kongres. Mendoj se këto vija të kuqe do të shfaqen nëse Shtëpia e Bardhë shqyrton heqjen ose vonesën e pikave të planit”,– tha këshilltari duke folur në kushte anonimiteti.

Miratimi i legjislacionit të ri për lehtësimin e situatës jo vetëm që do të ndikonte tek amerikanët dhe bizneset por do të ofronte një provë të hershme të premtimit të zotit Biden për të punuar për kapërcimin e ndarjeve politike në Uashington.

Dhjetë vota republikane, së bashku me 50 senatorët e tjerë demokratë dhe të pavarur, do mjaftonin për të miratur me shpejtësi legjislacionin në Senat. Gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump ka patur bashkëpunim të pakët mes dy partive në ligje të rëndësishme në Kongres.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll
Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:21

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjerm...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri