LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria kërkon që Navalny të burgoset për shumë vite

2 Shkurt 2021, 07:25 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon që Navalny të burgoset për shumë vite

Sipas avokatit të tij, kritikun rus të Kremlinit, Aleksej Navalny e kërcënojnë dy vjet e gjysmë burg. Këtë të martë, do të merret një vendim nga autoritetet penale (FSIN) për ta kthyer dënimin aktual me kusht në dënim me burg. Arsyeja e dhënë ishte se Navalny kishte shkelur kushtet e një vendimi të vitit 2014. Në atë kohë ai u dënua me tre vjet e gjysmë me kusht për akuzën e përvetësimit.

Tani dënimi me kusht do të tërhiqet. Meqenëse Navalny tashmë ka vuajtur një pjesë të dënimit nën arrest shtëpiak, kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë, tha avokati i tij. Menjëherë para seancës gjyqësore, prokurori deklaroi se kërkesa ishte “ligjore dhe e justifikuar”.

44-vjeçari e arrestua menjëherë pas kthimit të tij nga Gjermania në mes të janarit. Ai më parë po shërohej në Republikën Federale nga pasojat e një helmimi në Siberi, për të cilën ai fajëson Presidentin rus Vladimir Putin. Autoritetet e akuzojnë atë se nuk është paraqitur në polici dy herë në muaj gjatë kësaj kohe.

Navalny e dënuan fillimisht me 30 ditë burg me procedurë të përshpejtuar. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë kundër arrestimit të tij gjatë fundjavëve të kaluara në të gjithë Rusinë. Policia ndërhyri me shumë ashpërsi dhe mori vetëm të dielën në paraburgim më shumë se 5100 pjesëmarrës të manifestimit, siç informoi portali i të drejtave të njeriut OWD-Info.

“As fasada nuk respektohet”

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht i kritikoi ashpër veprimet e forcave të sigurisë. Arrestimet dhe dhuna e policisë kundër demonstruesve paqësorë janë një “shpërfillje e qartë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës Ruse”, tha politikania e SPD. Udhëheqja shtetërore “nuk ruan më as pamjen e shtetit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe demokracisë”. Në vend që të ndjekin më tej Navalnyn dhe mbështetësit e tij, “duhet të nisin më në fund hetime penale për të zbardhur helmimin e tij”, kërkoi ministrja.

Zëdhënësi i politikës së jashtme për grupin parlamentar CDU/CSU, Jürgen Hardt, i tha Deutsche Welle-s se, në sfondin e imazheve nga qytetet kryesore ruse, është e vështirë të përfytyrohet që zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në vjeshtë të jenë të lira dhe demokratike. Me sa duket, opozita “nuk ka se si të shprehet”.

Rusia shkel “të gjitha rregullat e Këshillit të Evropës”, anëtare e të cilit është vetë. Bashkimi Evropian tani duhet të veprojë i bashkuar, tha Hardt. Sidoqoftë, duhet të mbahet parasysh: “Ne nuk duam ta godasim popullin rus, për shembull me sanksione, ne duam që Putini dhe ekipi i tij drejtues në Kremlin të ndryshojnë sjelljen e tyre”.

Megjithë arrestimet masive, i ngarkuari me Politikën e Jashtme të BE, Josep Borrell i përmbahet një vizite të planifikuar në Rusi. Në takimet e tij në Moskë në gjysmën e dytë të javës, Borrell gjithashtu donte të fliste për Navalnyn, tha një zëdhënës. Përveç kësaj, BE po përpiqet të takojë personalisht kritikun e ndaluar të Kremlinit. Borrell kishte dënuar më parë në Twitter “përdorimin joproporcional të forcës” kundër demonstruesve dhe gazetarëve.

Presidenti i Rusisë vazhdon të jetë i palëkundur dhe hedh poshtë çdo dialog me mbështetësit e Navalnyt. “Nuk mund të ketë bisedë me huliganë dhe provokatorë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov. Përkundrazi, duhet reaguar me “ashpërsinë e plotë të ligjit”.

Që nga e hëna, rrjetet sociale në Rusi kanë detyrimit të kërkojnë dhe bllokojnë informacione në lidhje me demonstrata të paautorizuara. Përmbajtjet në lidhje me sekretet shtetërore dhe terrorizmin gjithashtu nuk duhet të jenë të klikueshme, siç nuk duhet të jenë udhëzimet për prodhimin e drogave, materiali pornografik i fëmijëve, thirrjet për vetëvrasje dhe deklaratat që nuk respektojnë kushtetutën ruse.

MARRE NGA DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny rusi aleksei navalny rusi

Sondazh

Poll
Bota 2 Shkurt 2021, 07:24

Obama: Rëndësia e Trumpit është mbivlerësuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama nuk ka ndonjë konsideratë për trashëgiminë politike të Donald Trumpit. Rëndësia e pasardhësit të tij është mbivlerësuar, ...

Bota 2 Shkurt 2021, 07:21

Gjermani: Më shumë doza vaksine nga prilli?

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjerm...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron