Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Në Shqipëri një “Platformë parimesh për bashimin e demokratëve” e prezantuar të shtunën nga kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka nxjerrë në pah ndarjen e thellë që ekziston brenda grupit parlamentar të PD. Të paktën 32 deputetë, që përbëjnë shumicën e grupit, e kanë firmosur dokumentin, duke dëshmuar se ndonëse ka marrë kontrollin e selisë së partisë, ish kryeministri Sali Berisha, nuk ka mundur të ketë mbështetjen e gjerë të deputetëve, edhe pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha.
Demokratët numërojnë 59 mandate, nga të cilat 6 i përkasin aleatëve të saj, të cilët kanë qëndruar larg përlasjeve të forta në PD. Zoti Berisha duket se ka mbështetjen e të paktën 15 deputetëve, ndërsa një grup i vogël qëndron ende i parreshtuar haptazi.
Platforma kërkon qartazi ndërprerjen e procesve të nisura nga zoti Berisha e mbështetësit e tij, duke nisur që nga zgjedhjet e drejtuesve lokalë që po mbahen në degët e partisë. Nga ana tjetër propozohet ngritja e një grupi pune të përbashkët me deputetë “për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e proceseve të zgjedhjeve dhe organizimit të partisë”.
“Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra e mijëra demokratë, nuk i shërbejnë PD, e për rrjedhojë as interesit të demokratëve”, deklaroi zoti Alibeaj.
Por reagimi ndaj propozimit të Platformës ishte kategorikisht refuzues. Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, deklaroi se “jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar konform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse. Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë”.
Një ditë më parë dhe ish kryeministri Sali Berisha i kishte paraprirë këtij qëndrimi. “Ka një parim themelor, grupi parlamentar është grupi i PD dhe jo PD, e grupit parlamentar. Janë gjera këto të cilat ndahen në themel. Deputetët e PD-së janë, ose do të jenë sipas statutit të ri, anëtarë të Këshillit Kombëtar si dhe anëtarë të kryesive të degëve në zonat ku ata janë deputetë. Por strukturat e partisë siç do të zgjedhin deputetët në primare, zgjedhin organet e tyre drejtuese. Kështu që, nuk ka asnjë komision që mund t’u diktojë atyre degëve që të zhbëjnë zgjedhjet që kanë bërë”.
Për më tepër, ankimimi në Apel, i vendimit që mori Gjykata e Tiranës, duke njohur aktet e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, e kanë kthyer zotin Alibeaj në një tabelë qitjeje nga ish kryeministri, duke e akuzuar atë se po punon për interesat e Bashës, por dhe të kryeministrit Rama. Zoti Alibeaj, ka qenë haptazi në përballje me zotin Berisha, ndërsa është shprehur publikisht se PD-ja nuk mund të udhëhiqet nga një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.
Zoti Alibeaj reagoi ndaj qëndrimit të Komisionit të Rithemelimit. Përmes një statusi në Facebook, ai u shpreh se “refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve. 32 deputetë të grupit parlamentar të PD janë jo vetëm vota por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përçarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë”, u shpreh zoti Alibeaj.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KAVAJË– Ish-kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Vaid Shaba i kanë humbur rreth 13 milionë lekë të vjetra. AbcNews ka publikuar foton e denon...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu propozon një tjetër pltformë për bashkimin e Partisë Demokratike, krahas asaj që është publikuar ...
SKRAPAR– Hajredin Bakiasi është shpallur fituesi i zgjedhjeve të zhvilluara sot në Skrapar nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Mësohet s...
KUÇOVË– Janë mbyllur zgjedhjet edhe në Kuçovë. Përmes një njoftimi, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se kryetar i kësaj dege të Par...
TIRANË– Greta Bardeli, deputetja e PD në qarkun e Shkodrës kërkon diskutimin dhe më pas votimin, mundësisht me votë të fshehtë në grupin parlamentar,...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se kanë përfunduar votimet në dy degë të Partisë Demokratike si dhe në atë të Paskuqanit. Në degën 16 në...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar sërish emrat që kanë mbështetur platformën e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alib...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se deputeti Agron Gjekmarkaj do të niset drejt Shteteve të Bashk...
TIRANË– Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit që mbajti Komisioni i Rithemelimit për platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. Përmes n...
TIRANË– Deputeti Flamur Noka iu përgjigj ditën e sotme deklaratave të Enkelejd Alibeajt, i cili prezantoi pikat e Platformës. Noka deklaron se askush...